Shkurt - Prill 2023
Sportet janë në zemër të kulturës dhe traditës së qyteteve shqiptare. Pas periudhës së luftës, shumë qytete të mëdha u pajisën me stadiume futbolli dhe ambiente të reja sportive. Këto godina u bënë vatra dinamike të aktiviteteve sportive, kulturore dhe sociale për qytetarët e tyre, duke promovuar kështu aktivitetet sportive dhe fizike, si dhe duke krijuar një kapital të paçmuar social. Me kalimin e kohës dhe ndërkohë që qytetet vijuan të zhvillohen, këto godina pësuan amortizim dhe nuk përmbushin më kriteret e stadiumeve bashkëkohore të futbollit si dhe nuk bashkëjetojnë me qytetin.
Ky konkurs vjen në një kohë kur si popull dhe si shoqëri ne kemi rivlerësuar rëndësinë e sporteve dhe të suksesit në sporte, duke çuar kështu në një sërë investimesh në sport në të gjithë vendin.
Ekipet e futbollit dhe klubet e tyre në Durrës, Korçë dhe Vlorë do të kenë shansin për të luajtur në fushën e shtëpisë së tyre brenda pak viteve. Pas rindërtimit të “Elbasan Arena”, Stadiumit “Loro Boriçi” në Shkodër, Stadiumit të Kukësit dhe rizhvillimit të Stadiumit “Air Albania” në Tiranë, Qeveria Shqiptare në bashkëpunim me tre bashkitë dhe Federatën Shqiptare të Futbollit, ka nisur një proces për rikonceptualizimin dhe rizhvillimin e komplekseve sportive dhe të stadiumeve të futbollit në qytetet e Durrësit, Korçës dhe Vlorës.
Stadiumet në këto 3 qytete janë unikë për nga vendndodhja e tyre në zemër të qyteteve. Me konceptualizimin e Stadiumit “Air Albania”, Qeveria Shqiptare e shkriu stadiumin e futbollit me teksturën urbane përreth tij, duke krijuar kështu një precedent të suksesshëm në ingranimin e pametë të komplekseve sportive në dinamikat ekzistuese të një qyteti bashkëkohor plot gjallëri. Stadiumet e futbollit në Durrës, Korçë dhe Vlorë bartin të njëjtin potencial. Kësisoj, rizhvillimi i këtyre stadiumeve, duke respektuar kriteret ndërkombëtare, do të shërbejë si katalizator për zhvillimin policentrik dhe krijimin e nyjeve të reja në qytet, ku sportet mund të ekzistojnë së bashku me aktivitetet kulturore, sociale, arsimore dhe tregtare.
Stadiumet kategorizohen si infrastruktura konsiderueshëm masive, të cilat zënë sipërfaqe jashtëzakonisht të mëdha brenda qyteteve. Për ndërtimin, funksionimin dhe mirëmbajtjen e tyre nevojiten burime të konsiderueshme. Dhe në pjesën më të madhe të kohës dritat e tyre janë të fikura deri në ndeshjen e radhës.
Vizioni i Qeverisë Shqiptare dhe i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit është që t’i kthejnë stadiumet në qendra të reja të qytetit ku jeta zhvillohet 24 orë në 7 ditë të javës dhe përgjatë të gjithë vitit.
Qëllimi i këtij konkursi është që të gjenerojë ide dhe propozime të reja për rizhvillimin dhe rijetësimin e komplekseve të stadiumeve të futbollit në Durrës, Korçë dhe Vlorë, duke krijuar objekte me përdorim të shumëfishtë dhe bashkëkohore të cilat akomodojnë si aktivitetet sportive dhe një sërë ambientesh dhe shërbimesh tregtare dhe biznesi. Aktivitetet kulturore dhe arsimore duhet të jenë gjithashtu pjesë e programit të komplekseve të stadiumeve të reja të futbollit.
Jemi në kërkim të propozimeve të reja që do të shërbejnë si katalizatorë urbanë, për të përmirësuar konektivitetin e secilës zonë me jetën përreth qytetit, si dhe për të mundësuar shkëmbime, dinamika dhe aktivitete të reja. Këto ndërhyrje duhet të jenë unike në identitetin e tyre të projektimit, qëndrueshmërinë urbane dhe integrimin që ato i bëjnë sinergjive sportive, tregtare, kulturore, arsimore dhe njerëzore, duke i shndërruar përfundimisht këto komplekse të stadiumeve të futbollit dhe zonat përreth tyre në nyje të reja të qytetit, ku jeta zhvillohet katërcipërisht përgjatë të gjithë ditës dhe vitit. Sikurse, jemi gjithashtu edhe në kërkim të propozimeve që përpiqen të ruajnë dhe mbrojnë historikun kulturor dhe sportiv.
"... Stadiumi është ndërtuar për futbollin; krijon jetë sociale dhe punësim.
Stadiumi u përket sportistëve, turistëve; monument i hartës turistike të qytetit... “ (Kryeministri Edi Rama në inaugurimin e Stadiumit “Air Albania”)
Stadiumet e reja të futbollit në Durrës, Korçë dhe Vlorë do të kenë një kapacitet prej 10 000 spektatorësh secili dhe do të respektojnë rregulloret e UEFA-s për stadiumet e kategorisë 3. Projektet do të bëjnë një rikonceptualizim dhe rizhvillim rrënjësor të komplekseve sportive, duke përfshirë ambientet e fushave të brendshme, ambientet e notit (në Korçë dhe Vlorë) dhe pjesën tjetër të terreneve sportive.
Këto projekte monumentale do të kenë një kthim të lartë mbi investimin për qytetet e tyre përkatëse, pasi jemi të sigurt që rizhvillimi do të sjellë stadiume që do të jenë të admiruara në Evropë në të ardhmen, të cilat nuk do të jenë vetëm “tempuj” modernë të futbollit, por gjithashtu do të ofrojnë sheshe dhe hapësira të reja publike, shoqëruar me ambiente të hapura për publikun e gjerë gjatë ditëve kur nuk zhvillohen ndeshje.
“Ky konkurs synon që të tërheqë arkitektët më të talentuar nga e gjithë bota për të paraqitur propozimet më kreative dhe funksionale...që i shohin stadiumet jo thjesht e vetëm si fusha loje, por edhe si qendra të reja qyteti ku integrohet sporti me aktivitetet kulturore, sociale dhe tregtare, përngjashëm me modelin e Stadiumit “Air Albania” në Tiranë." (Ministrja e Arsimit dhe Sportit, znj. Evis Kushi në Ceremoninë e “Më të mirët 2022”)
CEBRA | ARUP | UNO Architects
Mikkel Frost | Tobias Mathiassen | Thomas Bang Madsen | Matthew Holden |
UNO Architects | Naxhi Bakalli | Elvis Uku
51N4E | Plan Comun
Johan Anrys | Felipe De Ferrari | Stela Velo | Freek Persyn | Ervin Paçi | Kumbima Collective | Ardian Rapo
XDGA | Consulting and Management Albania ltd | Jeshile Landscape | Bollinger + Grohmann Sarl | Ledia Kostandini
Xaveer De Geyter | Pieter Coelis | Admir Agolli | Gjergji Ikonomi | Henri Bardhi | Eni Ajdini | Klaas De Rycke | Etienne Antuszewicz | Samuela Hidri | Guust Selhorst | Ledia Kostandini
Niko Dovana Stadium
Bjarke Ingels | Joao Albuquerque| Giulia Fritolli | Frankie Sharpe | Vladimir Savcic | Stefania Fachini De Araujo | Alexandru Malaescu | Jason Chia | Erind Bejleri | César Azcárate | Katja Schenker
Park Stadium
Marco Casamonti | Silvia Fabi | Giovanni Polazzi | Margherita Brianza | Luca Mazzocchi | Stefano Valentini | Helidon Xhixha | Armeda Gramos
The New City Center
Ricardo E. Bofill | Hernan Cortes | Ardi Dhima | Luna Paiva | Kristi Tashi | Eri Skëndaj | Bledar Zaho | Irina Branko | Xavier Saumoy
Super Stadium
Winy Maas | Gent Agolli | Stefan de Koning | Martin Knuijt | Irida Shupo | Olsa Isaku | Michael Roberts | Luan Murtaj | Jason Bruges | Piro Kokalari
Redevelopment of the “Flamurtari”Stadium
Massimiliano Fuksas | Doriana Fuksas | Giovanni Podesta | Alfio Faro | Carmine Carparelli | Subodh Gupta | Pircarlo Torri | Gary Mitchell | Edoardo Tibuzzi
The Spirit of Vlorë
Beat Huesler | Rasem Kamal | Jurtin Hajro | Tom McKeogh | Fiona Mali | Genti Tavanxhiu | Gilbert Santini | Hydajet Tota | Amela Tafa
Studied at and subsequently became one of the figurehead teachers of London's legendary AA of the 1970s and 1980s. Wilson is a founding partner of BOLLES+WILSON. Since winning the competition for the Münster City Library the office has operated from Germany, with projects including the Luxor Theatre Rotterdam, the Monteluce Quarter Perugia, and the New National Library of Luxembourg. They are internationally known for consistently high architectural quality in a wide range of projects, each an individual solution developed with consideration of the cultural and the urbanistic context. He was the recipient of the RAIA Presidents medal 2010 and the Gold Medal 2013, AIA's highest honor, and is an International Fellow of the RIBA since 2014.
The office is based in Ljubljana and Paris. Since its creation, the practice has been investigating space relations in different scales and contexts. Their build work is represented by various programs from public, sports, cultural and religious buildings to single and multiple housing. They investigate European and local Slovenian identity in contemporary architectural language. They have been creating international projects for various sports buildings and stadiums of different scales around Europe. Their projects for Football Stadium Ljudski vrt in Maribor and Bate Borisov Arena In Belorussia received international awards.
Graduated from the University of Prishtina, Kosovo. In 2006 she finished her postgraduate studies at the Catholic University of Leuven in Belgium with a focus on the Architecture of Human Settlements. Currently, she is a PhD candidate at the Technical University of Graz in Austria. She is the author of the book "City and Love" an urban diary about the city of Prishtina. She was awarded by the Association of Kosovar Architects with a price for "educative architecture - promotion of architecture" in April 2011. Another award came as an Ambassador for Environment in Kosovo from BELLS Movement in September 2010. Currently, she is a Member of the Kosovo Parliament for the second time - from the Democratic Party.
Graduated from the Faculty of Architecture University of Porto in 1996. Camilo collaborated with Eduardo Souto Moura 1994-98 and with Herzog & de Meuron 1998-99. In 2000 he founded his Architectural Studio in Oportoand since then he has created about a hundred projects, some of them in partnership with Tiago Pimentel and Susana Martins. His work has been recognized through several national and international awards including the Bauwelt Award, Baku UIA Award, and Douro Valley Award, as well as nominations for SECIL Award, BSI Swiss Prize, and EU Mies Award. Ktima Villa was chosen by BBC2 to feature in a documentary called "The World's Most Extraordinary Homes Underground".
Before founding OODA in 2009, he worked as an architect with Zaha Hadid Architects in London, and previously with Promontório Architects in Lisbon. Diogo co-founded OODA with Rodrigo Vilas-Boas in 2009 and since then he's been overseeing the design of many prominent cultural, residential, and hospitality, including Miramar Tower, a high-profile residential tower on Porto seaside, Matadouro Renovation & Expansion, a new social infrastructure & cultural development in Porto. Diogo is a guest critic at Harvard University GSD. He is a published writer, a film producer, a series creator, and an artist, with his artistic work exhibited in notable places in Europe such as the Nuno Centeno art gallery.