Agjensia Kombëtare e Planifikimit të Territorit
Search Menu

Transporti

Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë dhe Rregullorja në zbatim të tij, (duke e lidhur me fushën e planifikimit e të zhvillimit të territorit), përcaktojnë ndër të tjera, largësitë e kufirit rrugor, që duhen respektuar në: ndërtimet e reja, në rindërtimet në vazhdim apo në shembjet e plota, në punimet zgjeruese përballë rrugës, kur hapen kanale, gropa apo kur kryhet çdo lloj gërmimi anash rrugëve, në ndërtimin apo rindërtimin e mureve rrethues, mbjellje pemësh anash rrugës etj, brenda dhe jashtë qendrave të banuara si dhe brezat e rezervuar për mbrojtjen e rrugës.

Kodi Hekurudhor i Republikës së Shqipërisë, (duke e lidhur me fushën e planifikimit e të zhvillimit të territorit), përcakton ndër të tjera rregullat dhe kriteret për të siguruar mbrojtjen e vijave hekurudhore nga: lloj ndërtimi, hapja e puseve, e rezervuarëve dhe e pikave të karburantit, ngritja e përcjellësve elektrikë përgjatë vijës hekurudhore, hapja e  guroreve, zhavorrishteve e ranishtave, gërmimi masiv i dheut dhe hapja e kanaleve. etj, për territoret brenda dhe jashtë zonave urbane.