Agjensia Kombëtare e Planifikimit të Territorit
Search Menu

Manifest

Tirana ka përjetuar një rritje dhe transformim të jashtëzakonshëm gjatë 30 viteve të fundit. Me kalimin drejt një ekonomie të tregut të lirë, qyteti ka fituar, me hap të ngadaltë por të sigurt, një pozitë ekonomike solide dhe të diversifikuar falë karakteristikave të tij unike, si afërsia e tij me qendra të shumta rajonale dhe roli thelbësor që ai luan në disa zinxhirë të vlerës. Ajo çfarë vlen për t’u theksuar është se qyteti ka bërë hapa galopantë në sigurimin e zhvillimit të tij afatgjatë, duke investuar fuqishëm në krijimin dhe konsolidimin e partneriteteve kyçe në tregje të konsoliduara dhe në një sërë industrish të reja dhe në zhvillim e sipër, duke përfshirë teknologjinë e informacionit, inteligjencën artificiale, prodhimin industrial etj. Këto industri dhe fushat e tyre përkatëse të veprimtarisë përfaqësohen nga një amalgamë organizatash dhe korporatash ndërkombëtare dhe shumëkombëshe, të cilat shpeshherë synojnë zgjerimin e aktivitetit të tyre në territore të reja dhe në zhvillim, duke sjellë në këto territore mundësi të konsiderueshme punësimi, ide të reja, rritje të kapaciteteve vendase përmes transferimit të njohurive dhe, rrjedhimisht, një përmirësim të ekonomisë vendase nëpërmjet investimeve të huaja direkte (IHD). Industria e MICE (takimeve, stimujve, konferencave, ekspozitave) është përgjegjëse për zhvillimin e aktiviteteve të biznesit dhe aktiviteteve argëtuese që përdorin këto organizata për të mbledhur grupe të mëdha interesi për promovimin dhe zhvillimin e mëtejshëm të aktiviteteve të tyre. Me një vlerë prej më shumë se 650 milionë USD/vit, industria e MICE përfaqëson një sektor turizmi të rëndësishëm dhe në rritje, në të cilin qytetet globale po synojnë gjithnjë e më shumë të përfshihen. Shoqata Botërore e Industrisë së Ekspozitave (UFI) raportoi që në 2018 u zhvilluan rreth 32,000 ekspozita, të cilat tërhoqën 300 milion vizitorë dhe 5 milion ekspozitorë në 180 shtete. Impakti global ekonomik i sektorit ka gjeneruar rreth $325 miliardë të ardhura dhe $198 miliardë në kontribute ndaj PBB.
Për rrjedhojë, është tejet e rëndësishme që Tirana të jetë e mirëpozicionuar dhe e pajisur siç duhet në mënyrë që të mund të përfshihet dhe të korrë sukses në këtë treg fitimprurës, si për mundësitë që ai paraqet ashtu dhe për konsolidimin e statusit të qytetit si një destinacion i rëndësishëm për investimet e huaja.
Për më tepër, vizioni i Tiranës për një zhvillim të gjithanshëm dhe të integruar vendos gjithashtu një theks të fortë te skena e artit dhe muzikës në qytet. Muzikantë, piktorë, skulptorë dhe performues të rinj po zhvendosen gjithnjë e më shumë drejt Tiranës në kërkim të mundësive, sensit të përkatësisë dhe frymëzimit në një qytet artdashësish që ndajnë të njëjtat pasione me ta. Aktualisht, nxitja dhe konsolidimi i mëtejshëm i këtyre sektorëve bazohet te shfrytëzimi i disa hapësirave dhe objekteve të dedikuara (siç është Pallati i Kongreseve) apo i hapësirave të tjera fleksibël (qendra të ndryshme kulturore publike dhe sipërmarrje private), në përputhje me rrethanat. Megjithatë, këto objekte përballen me një sërë sfidash.
Shumë prej tyre janë tejet të amortizuara, kërkojnë mirëmbajtje të shpeshtë dhe nuk ofrojnë kapacitetet dhe komoditetet e duhura që u nevojiten aktorëve prestigjozë shumëkombësh për të marketuar produktet dhe shërbimet e tyre. Objekte të tjera janë projektuar fillimisht për funksione të tjera dhe mund t’i kryejnë këto shërbime vetëm në një masë të kufizuar. Të tilla kufizime e limitojnë shumë shkallën dhe larmishmërinë e evenimenteve që mund të zhvillohen në këto objekte. Për më tepër, vendndodhja e objekteve ekzistuese në brendësi të qytetit krijon probleme me trafikun, aksesueshmërinë dhe parkimin, duke e bërë edhe më të vështirë zhvillimin e evenimenteve për grupe të mëdha njerëzish ose mbajtjen e organizimeve më komplekse.
Me zgjerimin e Tiranës dhe, rrjedhimisht, me rëndësinë gjithnjë e më të madhe që ka për rajonin progresi i Shqipërisë drejt integrimit, vendi duhet të mirëpozicionohet për të shfrytëzuar mundësitë e ardhshme. Integrimi në BE dhe një ekonomi më solide dhe konkurruese prodhojnë cikle të frytshme që e bëjnë Shqipërinë dhe veçanërisht Tiranën një destinacion gjithnjë e më tërheqës dhe konkurrues për investitorët e huaj. Megjithatë, këto investime kërkojnë një sërë infrastrukturash që duhet të implementohen për t’i kthyer këto perspektiva në realitet, ku vendin e parë e mban krijimi i hapësirave dhe mjediseve të reja ku investitorët dhe ndërmarrjet e huaja mund t’i reklamojnë siç duhet produktet dhe shërbimet që ofrojnë. Një qendër ekspozimi shumëfunksionale dhe bashkëkohore, do të siguronte një platforme tejet të nevojshme për aktivitete ekonomike të reja dhe për një gamë të gjerë evenimentesh të tjera kulturore, sociale dhe artistike. Paralelisht, kjo qendër unike me përdorim fleksibël mund të rrisë ndjeshëm vizibilitetin e Tiranës, si rrjedhojë edhe të Shqipërisë, si një destinacion për organizimin e panaireve, ekspozitave tregtare, takimeve në shkallë të gjerë dhe evenimenteve të tjera, duke e konsoliduar më tej reputacionin e kryeqytetit si një nyje të rëndësishme tregtare, sociale dhe kulturore në rajon dhe në nivel ndërkombëtar. Për më tepër, hapësirat dhe mundësitë që ofron kjo qendër e re mund të lehtësojnë pjesëmarrjen dhe integrimin e Tiranës në zinxhirët e vlerës, rrjetet dhe partneritetet tregtare ndërkombëtare.
Për rrjedhojë, është mjaft e rëndësishme që këtyre problematikave t’u jepet një zgjidhje përmes konceptimit të një hapësire të dedikuar për zhvillimin e duhur dhe të plotë të këtij programi të larmishëm. Hapësira e parashikuar do të pajiset plotësisht me të gjitha komoditetet e nevojshme për zhvillimin e kësaj larmie funksionesh, duke ruajtur njëkohësisht fleksibilitet të mjaftueshëm për të shërbyer edhe për funksione të tjera kur nuk përdoret për programin e saj primar. Kjo hapësirë do të përfshijë disa salla ekspozimi, konferencash dhe mbledhjeje, auditorë si dhe të gjitha hapësirat e nevojshme mbështetëse, teknike dhe të magazinimit.
Ky konkurs ka për synim mbledhjen e propozimeve për realizimin e këtij vizioni përmes ideve novatore dhe largpamëse të projektimit që arrijnë të harmonizojnë një amalgamë kërkesash programatike, duke ruajtur ndërkohë një fleksibilitet të mjaftueshëm për të mundësuar edhe përdorime alternative.


Fituesi

 

 

 

ÇMIMI I PARË

 

SKUADRA

STEVEN HOLL ARCHITECTS | Agnieszka Kurant | Atelier Markgraph | Atelier 4 | Stoss Inc

 

BOOKLET 

Finalistët

KUEHN MALVEZZI - ARCHITECTS + VARKA architecture + LIST Architecture Urbanism + Yellow Office + Angela Alò + Adrian Paci

Expo Albania

 

BOOKLET

OFFICE Kersten Geers David Van Severen + Studio Rebus + 9 Inside Outside + Richard Venlet + Bollinger+Grohmann

Expo Park

 

BOOKLET

Stefano Boeri Architetti + Matilde Cassani Studio + Balich Wonder Studio + Avatelier + Anjeza Dulaj Gjini + Systematic

Tirana Magnet

 

BOOKLET

Studio Gang + MA STUDIO + Scape + Teresita Fernández + G+A Studio

Expo Albania Confluence

 

BOOKLET

Juria

EDI RAMA

Prime Minister

Blendi Gonxhja

Minister of Economy, Culture, and Innovation
Headed the General Directorate of Road Transport Services, an institution under the Ministry of Infrastructure and Energy. During his tenure in the Directorate, road transport services underwent an epochal transformation, thanks to modernization and the digital revolution. This included the simplification and facilitation of all procedures for citizens, as well as investments in infrastructure and the re-qualification of regional directorates to ensure dignified working conditions and services in line with international standards. A notable achievement during this period was the creation of Retro – the Albanian Collection of Historical Vehicles, a long-awaited project desired by craftsmen, restorers, and collectors of early mopeds and vehicles of historical interest. This cultural movement, which extends throughout Albania, gained recognition by becoming a member of the International Federation of Historical Vehicles (FIVA).

Benedetta Tagliabue

Partner at EMBT
Benedetta Tagliabue is an internationally renowned architect and co-founder with Enric Miralles (1955–2000) of EMBT Architects in 1994. She is known for iconic works like the Scottish Parliament Building in Edinburg 2004, the Santa Caterina Market in Barcelona 2005, and the Spanish Pavilion for Expo Shanghai 2010. Recent works include Ferrara's San Giacomo Apóstolo Church 2019 and Kálida Sant Pau Centre – Part of Maggie's Centre Network in Barcelona 2019 and leads many on-going projects worldwide. She is a visiting professor at Harvard, Columbia, and ETSAB and serves on prestigious international award juries. She has received several awards, including the RIBA Stirling and National Spanish prizes.

Pablo Bofill

Partner at RBTA
Head of Ricardo Bofill Taller de Arquitectura (RBTA), leads a multidisciplinary team of 170 architects, from more than 25 nationalities. His most recent accolades include the UM6P University campuses in Ben Guerir and Rabat, which house up to 6000 students; the awarded Royal Art complex in Riyadh, which includes a state-of-the-art theatre, museum, sculpture pavilion, an arts and craft university, and the King Salman Foundation. He also leads projects in Africa like the Benin University and the groundbreaking Hotel in Dire Dawa Ethiopia, the Ikon Tower in Valencia Spain, the Four Seasons Hotel Tower in Shanghai, and the renovation of the Marché St. Honore in Paris. From 2005 to 2010 he developed social housing projects in Africa that span from Dakar, Nouakchott, Cairo and Tunis.

Reinier de Graaf

Partner at OMA
Reinier de Graaf (1964, Schiedam) is a Dutch architect and writer. He is a partner in the Office for Metropolitan Architecture (OMA) and the co-founder of its think-tank AMO. Reinier is the author of Four Walls and a Roof: The Complex Nature of a Simple Profession, the novel The Masterplan, and Architect,verb. He lives in Amsterdam.

Shuichi Kobari

Partner at Toyo Ito & Associates Architects
Graduating from Waseda University in 1989, Shuichi has garnered both local and international recognition for his work and contributions. He has collaborated on various projects with esteemed firms such as Taller de Arquitectura, RICARDO BOFILL (1989-94), and PATRICK GENARD & ASS (1994-2003). Since 2004, he has been engaged with TOYO ITO & ASSOCIATES, ARCHITECTS, where he presently serves as the General Director of their Barcelona Office. Notable projects include Pabellón 8, Urbanizacíon la Calle Foc, and Vestíbulo Europa. Shuichi holds the Japanese Title of Superior Architect (1993) and the Spanish Title of Architect (2006, Barcelona School of Architecture). Among his own works are Casa Carlos y Diana, Kawaraji-tei (residences designed for dual generations) and Casa Bacus.

Valerio Olgiati

Architect
Valerio Olgiati runs studios in Switzerland and Portugal together with his wife Tamara. There are several dozen monographs about Olgiati's work. His most important solo exhibition took place at MoMa Tokyo in 2012. Among others, he has held the Kenzo Tange Chair at Harvard GSD in Cambridge. Currently he teaches at the Università della Svizzera italiana. Olgiati's most important current projects include a large garden, the Garden of Eden in the Middle East, various projects for Kanye West in the USA, an art foundation in Italy and a new home for him and his wife in the Swiss mountains at 2000 m above sea level. Valerio Olgiati understands his role as an architect who thinks and creates space. In his own work and in his teaching he acts independently. He is interested in architecture that is based on an idea and he considers the experience of space and its real application as the basis for creating an architectural work.