Agjensia Kombëtare e Planifikimit të Territorit
Search Menu

Energjia

Energjia

Ligji për Energjinë Elektrike ka për qëllim të garantojë furnizimin e qëndrueshëm dhe të sigurt me energji elektrike të klientëve, nëpërmjet krijimit të një tregu funksional dhe konkurrues të energjisë elektrike, duke marrë në konsideratë interesat e klientëve, sigurinë e cilësinë e shërbimit të furnizimit me energji elektrike dhe kërkesat për mbrojtjen e mjedisit.

Ligji për Performancën e energjisë së ndërtimeve ka për qëllim krijimin e kuadrit ligjor për përmirësimin e performancës së energjisë së ndërtesave, duke marrë në konsideratë kushtet lokale dhe klimaterike të vendit, kushtet e komfortit të brendshëm të ndërtesave, si dhe kostot efektive.

Ligji për Efiçencën e Energjisë rregullon marrëdhëniet ndërmjet autoriteteve shtetërore dhe personave fizikë dhe /ose juridikë, publikë ose privatë, që ushtrojnë veprimtari në sektorët rezidencialë, të shërbimeve, industrisë, transportit, bujqësisë, si dhe të gjithë sektorëve të tjerë të ekonomisë, për nxitjen e përdorimit me efiçencë të energjisë dhe për zhvillimin e tregut për shërbimet energjetike. 

Gjatë hartimit të politikave dhe programeve të efiçencës së energjisë merren në konsideratë karakteristikat e çdo rajoni të vendit dhe perspektivat e tyre për një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik.

Ligji për për burimet e energjisë së rinovueshme ka për qëllim ndër të tjera:

1.të ndihmojë në përdorimin ekonomik të burimeve natyrore dhe zhvillimin e qëndrueshëm në Republikën e Shqipërisëtë

2.nxitë përdorimin e teknologjive dhe novacioneve për prodhimin e energjisë elektrike dhe nxehtësisë nga burime të rinovueshme energjie, për të siguruar një zhvillim të qëndrueshëm të vendit

3.të zvogëlojë importin e lëndëve djegëse organike, të zvogëlojë gazet me efekt serrë dhe të mbrojë mjedisin, në zbatim të detyrimeve ndërkombëtare të Republikës Shqipërisë nga marrëveshjet dhe traktatet ndërkombëtare të energjisë

4.të nxitë zhvillimin rural dhe të zonave të izoluara, duke përmirësuar furnizimin me energji të këtyre zonave