Trashëgimia Kulturore
Ligji për Trashëgiminë Kulturore, ka për qëllim shpalljen dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore në territorin e Republikës së Shqipërisë.
Ky Ligj, duke e lidhur me fushën e planifikimit e të zhvillimit të territorit, përcakton ndër të tjera:
-rastet e ndërtimeve në pronësi shtetërore ose private, të cilat duhet të marrin miratimin me shkrim të Këshillit Kombëtar të Restauriemve dhe të Këshillit Kombëtar të Arkeoologjisë;
-për rastet e gërmimeve, restaurimeve, përdorimeve dhe çdo veprim tjetër në monumentet e kulturës si dhe cdo ndryshim në truallin e venë në mbrojtje të tyre, bëhet me autorizim të Këshillit Kombëtar të Restuarimeve, Institutit Arkeologjik, Agjencisë së Shërbimit Arkeologjik;
-rregullat dhe llojet e ndërhyrjeve me karakter ndërtimore në Zonat-muze, ansamblet-muze, qendrat historike, parqet arkeologjike.