Mjedisi
Ligji për zonat e mbrojtura ka për objekt shpalljen, ruajtjen, administrimin, menaxhimin, përdorimin e qëndrueshëm të zonave të mbrojtura mjedisore dhe të burimeve të tyre natyrore e biologjike, në bazë të parimit të zhvillimit të qëndrueshëm.
Lidhur me fushën e planifikimit e të zhvillimit të territorit, ky ligj ka për qëllim përcaktimin e rregullave themelore, kritereve, procedurave për shpalljen e zonave të mbrojtura të disa pjesëve e dokumentit të planifikimit për zonën përkatëse si dhe shkallën e ruajtjes/mbrojtjes së tyre si dhe ushtrimin e aktiviteteve/veprimtarive ndërtimore në referencë të seksionit IV të ligjit.
Ligji për Vlerësimin Strategjik Mjedisor përcakton ndër të tjera se: Procesit të vlerësimit strategjik mjedisor i nënshtrohet hartimi i planeve kombëtare e vendore të planifikimit të territorit urban e rural, përfshi dhe mbrojtjen e peizazhit, të përdorimit të tokës.
Gjithashtu, në këtë modul jepen përcaktime dhe rregulla për legjislacionin në fuqi për mbrojtjen e mjedisit, lejet e mjedisit, vlerësimin e ndikimit në mjedis, për fondin pyjor e kullusor, për menaxhimin e integruar të burimeve ujore, etj, për ato cështje që ndërthuren me fushën e planifikimit e të zhvillimit të territorit.