Agjensia Kombëtare e Planifikimit të Territorit
Search Menu

Ecuria e Planeve Vendore

Ecuria e Planeve

61 Njësi Vendore

55 PPV të hartuara e të miratuara nga Këshilli Kombëtar i Territorit (KKT)

5 PPV në fazën miratimi nga Këshillat Bashkiakë (KB)

1 PPV në proçes hartimi

Në zbatim të Ligjit Nr. 107/2014 “Për Planifikimin dhe Zhvillimin e Territorit”, i ndryshuar, VKM Nr.686 datë 22.11.2017 “Për miratimin e Rregullores së Planifikimit të Territorit” e ndryshuar dhe VKM Nr. 427, datë 08.06.2016 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit”, Kreu III, Agjencia Kombëtare për Planifikimin e Territorit (AKPT) është autoriteti përgjegjës për:

 

    • Të bashkërenduar, në përgjithësi, procese të hartimit dhe rishikimit të dokumenteve të planifikimit të territorit, të cilat ndërmerren nga autoritetet e planifikimit në nivel qendror e vendor;
    • Të siguruar që hartimi i dokumenteve të planifikimit të territorit, në nivel qendror dhe vendor, të jetë në përputhje me dispozitat e legjislacionit në fushën e planifikimit dhe zhvillimit të territorit, përmes ofrimit të ndihmës teknike për autoritetet përgjegjëse për planifikimin e territorit;
    • Të bashkërenduar vlerësimin e përputhshmërisë së dokumenteve të planifikimit në shqyrtim me Planin e Përgjithshëm Kombëtar të Territorit dhe planet e tjera kombëtare, mbi bazën e parimit të hierarkisë së dokumenteve të planifikimit, si dhe kontrollin e tyre me të dhënat elektronike bazë dhe normat teknike të planifikimit.

 


ARRITJET E DERITANISHME

26 PPV-të e para të mbështetura nga MZHU

 

    • Në zbatim të VKM Nr. 671, datë 29.07.2015 “Për miratimin e Rregullores së Planifikimit të Territorit” (shfuqizuar më datë 06.12.2017)  dhe të VKM Nr. 670, datë 29.07.2015 “Për ngarkimin e Ministrisë së Zhvillimit Urban për kryerjen e procedurave të prokurimit për realizimin e konkursit të projektimit për hartimin e Planeve të Përgjithshme Vendore për 26 bashki”, ka përfunduar procesi i hartimit të planeve të përgjithshme vendore për 26 bashki.
    • Me mbështetjen financiare të qeverisë shqiptare, Ministria e Zhvillimit Urban (MZHU) nëpërmjet Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit, ka udhëhequr procesin teknik të hartimit dhe miratimit të Planeve të Përgjithshme Vendore për 26 (njëzet e gjashtë) bashki, përkatësisht, bashkitë Lezhë, Kurbin, Krujë, Dibër, Kukës, Durrës, Shijak, Vorë, Divjakë, Kavajë, Rrogozhinë, Gjirokastër, Skrapar, Dimal, Poliçan, Vlorë, Himarë, Sarandë, Konispol, Cërrik, Librazhd, Prrenjas, Korçë, Pogradec, Tiranë, Shkodër.
    • Nga këto janë miratuar në Këshillin Kombëtar të Territorit (KKT), Planet e Përgjithshme Vendore për 25 bashki: Lezhë, Kurbin, Krujë, Dibër, Kukës, Durrës, Vorë, Kavajë, Rrogozhinë, Divjakë, Gjirokastër, Skrapar, Dimal, Poliçan, Vlorë, Himarë, Sarandë, Konispol, Cërrik, Librazhd, Prrenjas, Korçë, Pogradec,Tiranë dhe  Shkodër.

 

5 PPV-të e mbështetura nga USAID-PLGP

Me mbështetjen financiare të Programit USAID-PLGP janë hartuar dhe më pas janë miratuar në Këshillin Kombëtar të Territorit Planet e Përgjithshme Vendore për 5 (pesë) bashki, përkatësisht bashkitë Berat, Kuçovë, Fier, Lushnje dhe Elbasan.

5 PPV-të e mbështetura nga DLDP

Me mbështetjen financiare të Qeverisë së Zvicrës nëpërmjet programit DLDP, janë hartuar dhe më pas miratuar në Këshillin Kombëtar të Territorit Planet e Përgjithshme Vendore për 5 (pesë) bashki, përkatësisht bashkitë Tropojë, Malësi e Madhe, Mat, Vau-Dejës, Klos.

7 PPV-të e dyta të mbështetura nga MZHU

Me mbështetjen financiare të qeverisë shqiptare, në vitin 2017, Ministria e Zhvillimit Urban nëpërmjet Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit, janë hartuar dhe më pas miratuar në Këshillin Kombëtar të Territorit, Planet e Përgjithshme Vendore për 7 (shtatë) bashki, përkatësisht, bashkitë Pukë, Mirditë, Belsh, Gramsh, Përmet, Këlcyrë dhe Kolonjë.

16 PPV-të e treta të mbështetura nga MIE

Me mbështetjen financiare të qeverisë shqiptare, në vitin 2018, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, nëpërmjet Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit, ka filluar punën për udhëheqjen e procesit teknik për hartimin e Planeve të Përgjithshme Vendore për 16 (gjashtëmbëdhjetëbashki, përkatësisht, bashkitë Fushë-Arrëz, Has, Bulqizë, Peqin, Roskovec, Patos, Mallakastër, Maliq, Pustec, Devoll, Selenicë, Memaliaj, Tepelenë, Libohovë, Delvinë dhe Finiq. Nga këto janë miratuar në Këshillin Kombëtar të Territorit (KKT), Planet e Përgjithshme Vendore për bashkitë: Fushë-Arrëz, Has, Bulqizë, Peqin, Roskovec, Patos, Mallakastër, Maliq, Pustec dhe Devoll, Libohovë, Delvinë dhe Finiq.

Planet e Përgjithshme Vendore të Bashkive: Selenicë, Memaliaj, Tepelenë janë në proces miratimi nga Këshillat Bashkiakë respektivë.

PPV me iniciativë të pavarur 

Me mbështetjen e Universitetit Polis, Bashkia Dropull ka përfunduar procesin e hartimit të Planit të Përgjithshëm Vendor për territorin e saj administrativ dhe pritet miratimi nga KB.

PPV me iniciativë nga bashkia 

Në vitin 2021, Bashkia Kamëz me buxhetin e saj ka kontraktuar studio konsulente për t'a asistuar në procesin e hartimit të Planit të Përgjithshëm Vendor për territorin e saj administrativ.

***

Këtu gjendet harta e ndarjes territoriale, ku ilustrohet procesi i planifikimit të territorit vendor në Republikën e Shqipërisë. Harta dhe teksti shoqërues janë subjekt përditësimi.

 

Informacion mbi Kontrollet dhe Aktet e Përputhshmërisë së Dokumenteve të Planifikimit Vendor gjeni në lidhjen: Këtu

Informacion mbi vendimet e miratimit të Planeve të Përgjithshme Vendore gjeni: Këtu