Nëntor-Dhjetor 2015
Ministria e Kulturës synon thurjen e një rrjeti hapësirash dhe programesh të dedikuara për krijimin dhe përthithjen/ konsumin e kulturës në Tiranë, një shans për të bërë dhe transmetuar histori, një shans për të kaluarën dhe të ardhmen të shkrihen në të tashmen, në një shumatore të mundësive të ardhshme, si dhe të ardhmes së mundshme. Një shans për të gjetur hapësirat e shprehjes që do të pasurojnë skenën e artit të Tiranës. Rivitalizimi, ri-përdorim apo [ri]funksionalizimi i “Kuartetit të Kulturës”, është një thirrje që pret përgjigje. Produkti i konkursit do të jetë një projektim arkitektonik dhe kuratorial për ‘Kuartetin Kulturor’, që përbëhet nga katër territore të ndryshme në harkun e një rrezeje prej 1 km. Konkursi synon të integrojë ruajtjen e historisë si një përqasje kreative në ‘bërjen/ shenjimin’ e nje vendi, duke forcuar kështu lidhjen ndërmjet komunitetit dhe masivit të objekteve historike që ato ndajnë. Keshtu, ri-përdorimi i përshtatur i objekteve dhe monumenteve për funksione të ndryshme (edukative, ekspozite, shërbime sociale dhe komunitare, aktivitete kulturore) ka si qëllim maksimizimin e vlerave të përbashkëta, veçanërisht duke i kushtuar vëmendje identitetit fizik, kulturor dhe social që e percaktojnë dhe i japin formë një vendi dhe transformimeve të mëtejshme të tij. Ndërhyrjet përfshijnë rehabilitimin e infrastruktures ekzistente (duke përmirësuar cilësinë dhe ofrimin e shërbimeve aty ku shihet e nevojshme) dhe restaurimin e komponetëve sipas nevojës.
Casanova+Hernandez Architects + SON engineering & construction
Jesus Hernandez Mayo | Driant Zeneli | Petra Blaisse | Athina Kavaja | Gentian Stratoberdha | Erind Bejleri | Zef Paci | Kim Knoppers | Paolo Naldini | Cecilia Guida | Enriketa Papa
Casanova+Hernandez Architects + SON engineering & construction
Jesus Hernandez Mayo | Driant Zeneli | Petra Blaisse | Athina Kavaja | Gentian Stratoberdha | Erind Bejleri | Zef Paci | Kim Knoppers | Paolo Naldini | Cecilia Guida | Enriketa Papa