Tetor-Nëntor 2015
Bulevardi përfshin hapësira të mundshme që mund të strehojnë një varg ndërhyrjesh në pejsazh, frymëzuar nga librat e shenjtë, por jo vetëm. Qëllimi kryesor i këtij konkursi është përfitimi i projekt-ideve që do të transformojnë hapësirat lineare të hapura, si dhe xhepa të tjerë të gjelbër përgjatë bulevardit, në pasqyrime pejsazhistike, që simbolizojnë vlerat kulturore më fisnike, që shqiptarët transmetojnë nëpërmjet besimit, i cili nuk është i lidhur vetëm me harmoninë fetare, por gjithashtu dhe me harmoninë në përgjithësi. Kjo është një mundësi unike për të përmirësuar hapësirat publike qëndrore të qytetit përmes ndërhyrjeve në projektimin dhe konceptimin e pejsazhit, të cilat synojnë komfort shpirtëror dhe meditim. “…M’u duk me vend sot dita, për t’ju përcjellë idenë e ndërtimit në Tiranë, së shpejti, të një “Parku të Besimit”. Një hapësirë publike, e gjelbër, e mbjellë me të gjitha bimët, lulet dhe pemët që përmenden në Kuran dhe në Bibël (dhe libra të tjerë të shenjtë). Në këtë park, kushtuar bashkëjetesës, fëmijët, prindërit, gjyshet dhe gjyshërit e kryeqytetit, apo të qyteteve të tjera shqiptare dhe po ashtu, vizitorët e huaj, do të mund të gjejnë jo vetëm të gjithë krijesat e gjelbra të librave të shenjtë, por edhe imazhe, objekte, tinguj që i bëjnë jehonë kësaj historie dhe pasurie të paçmuar shqiptare, për të cilën, përulësisht, çdo shqiptar, duke filluar nga Shteti shqiptar, nga të gjitha institucionet dhe autoritetet shqiptare, duhet t’i jetë mirënjohës komuniteteve fetare të këtij vendi…” Edi Rama
UNLAB + Jurtin Hajro
Andreas Faoro | Jurtin Hajro | Francesca Rizzetto | Astrid Hölzer
Naiara Valcarlos | Enrico Glerean | Claudio Rocchetti | Endri Zhuleku
Piet Oudolf | Pawel Panfiluk | Carlotta Di Jesu | Gazmend Aga