Agjensia Kombëtare e Planifikimit të Territorit
Search Menu

Njoftime për mbledhje KKT-je

Dëgjesa Publike

2024-Shk-09

Njoftim për zhvillimin e dëgjesës së parë publike për Vlerësimin Strategjik Mjedisor për Bashkitë Tepelenë, Selenicë dhe Memaliaj DATA E MBLEDHJES 09/02/2024 – 10:00

Bashkitë Tepelenë, Selenicë dhe Memaliaj, në kuadër të hartimit dhe të miratimit të Planit të Përgjithshëm Vendor për territorin administrativ, janë duke përditësuar Vlerësimin Strategjik Mjedisor (VSM) në zbatim të VKM-së Nr.155/2023 "Për shpalljen e ekosistemit natyror të lumit Vjosa “Park Kombëtar”, kategoria II.

Për sa më sipër, në datë 09.02.2024 do të zhvillohet online dëgjesa e parë publike për çështjet që të trajtohen në raportin e VSM-së, në zbatim të Ligjit Nr.91 datë 28.02.2013 "Për Vlerësimin Strategjik Mjedisor" dhe VKM Nr. 219, date 11.03.2015 “Për përcaktimin e rregullave e të procedurave për konsultimin me grupet e interesit dhe publikun, si dhe dëgjesën publike gjatë procesit të VSM”, e ndryshuar.

Aktiviteti do të zhvillohet online në orën 10.00 në adresë Zoom:

https://us02web.zoom.us/j/6837643188?pwd=MlNNOEw4c0RYeUlkN1o3T004ZFB1QT09&omn=82888832262

Meeting ID: 683 764 3188

Passcode: 5epJ7U

2018-Kor-27

Dëgjesë Publike mbi Planin e Detajuar Vendor Lukovë

Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit, në bashkëpunim me Bashkinë Himarë dhe me mbështetjen e GIZ, organizoi në datën 27 Korrik, në Lukovë, dëgjesën e parë publike mbi Planin e Detajuar Vendor (PDV) për Lukovën. Në event morën pjesë kryetari i Bashkisë Himarë, z. Jorgo Goro, drejtoresha e AKPT, drejtuesi i GIZ, z. Hans-Juergen Cassens, drejtues të institucioneve qendrore, punonjës të administratës vendore e qendrore dhe profesionistë të fushës së planifikimit dhe restaurimit.

PDV Lukova është një nismë e përbashkët e Bashkisë Himarë, AKPT-së dhe GIZ-it, dhe po ndjek një proces pune të cilin e quajmë Atelier Lukova.

Lukova, për shkak të prezencës së vilave tipike të jugut të shekullit XIX, aksionit të realizmit socialist, dhe Shqipërisë post ’90, përbën një aset kombëtar të veçantë dhe strategjik. Lukova është gjithashtu pjesë e programit 100 Fshatrat. Plani, i cili po hartohet prej ekspertëve të Bashkisë Himarë, AKPT dhe GIZ, synon të nxjerrë në pah dhe të përforcojë potencialet e fshatit duke u përmirësuar nëpërmjet konsultimeve me banorët e fshatit.

Atelier Lukova do të prodhojë Modelin e Zhvillimit që do të ndiqet si shembull edhe për hartimin e Planeve Zhvillimore për fshatrat pjesë e programit 100 Fshatrat, të cilat do të hartohen prej Akademisë 100 Fshatrat, e koordinuar prej AKPT-së.

Eventi, i cili përfshiu një prezantim të gjetjeve dhe propozimeve të para prej AKPT-së, u organizua gjithashtu si një prezantim i Atelier Lukova me publikun më të gjerë të Lukovës. Prezantimi u mbajt në qendrën e fshatit ku u shfaqën edhe materiale filmike prej trashëgimisë kinematografike shqiptare në të cilën është pjesë Lukova.

Pjesëmarrja në event ishte e lartë duke përfshirë demografika të ndryshme të banorëve si dhe turistë. Diskutimet e publikut nxorën në pah një nevojë të theksuar për menaxhimin e mbetjeve brenda në fshat dhe në plazhe, si dhe një interesim të gjerë të shtresës demografike më të re të Lukovës: fëmijët.

Eventi shërbeu dhe për njoftimin e fillimit të punimeve mbi dy projekte konkrete në Lukovë të cilat po financohen prej GIZ: dhoma ku do të ekspozohet PDV Lukova për banorët dhe jo vetëm, si dhe restaurimi i shtegut për këmbësorë që lidh lagjen e vjetër, Ndrelat, me plazhin Lumra.

Më tej, Atelier Lukova do të përqendrohet në detajimin e projekteve pilot dhe ideve të biznesit për implementim në fshat, si dhe propozimit për kthimin e lagjes së vjetër të Lukovës në qendër historike. Puna e Bashkisë Himarë dhe AKPT me mbështetjen e GIZ vijon deri në finalizimin në nëntor 2018, ndërkohë që gjatë procesit do të organizohen dhe dëgjesa të tjera publike me banorët lukoviotë. 

2017-Dhj-18

Dëgjesë Publike mbi Strategjinë Territoriale të PPV-së, Bashkia Këlcyrë

Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit ka marrë pjesë në dëgjesën e tretë publike të organizuar nga bashkia Këlcyrë, më datë 15.12.2017, mbi Strategjinë Territoriale të Bashkisë.

Pjesëmarrës në dëgjesë ishin përfaqësues të studiove konsulente për hartimin e PPV-së, përfaqësues të AKPT-së, përfaqësues të bashkisë dhe intelektualë të fushave të ndryshme etj.

Në dëgjesë u prezantua në mënyrë të përmbledhur strategjia territoriale e bashkisë, duke u ndalur në këto pika:

  • Gjetjet e analizës së kryer mbi të dhënat e grumbulluara:
  • Prezantimi i tre skenarëve të mundshëm të zhvillimit strategjik:
  1. Skenari I: vijimi në trendin aktual të zhvillimit pa ndërhyrje në territor dhe në mekanizmat social dhe ekonomik të bashkisë.
  2. Skenari II: Zhvillimi i sektorit bujqësor, i cili do të mbështetej në: zhvillimin e vreshtarisë përgjatë luginës së Vjosës dhe në fuqizimin e pemëtarisë.
  3. Skenari III: fuqizimi i turizmit nëpërmjet fuqizimit të vendbanimeve fshatare, aty ku karakteri dhe jetesa e banorëve ka mbetur e pandryshuar.
  • Vizioni strategjik i zhvillimit të bashkisë;
  • Prezantimi i tre objektivave strategjik:
  • Prezantimi i paketës së projekteve strategjike të evidentuara sipas objektivave strategjik.

Pas përfundimit të prezantimit u zhvillua dhe diskutimi mbi materialin e prezantuar. Çështjet që u ngritën nga pjesëmarrësit në takim kishin të bënin me:

  • Vendndodhjen e landfillit të ri, i cili është parashikuar në vendoset në zonën midis fshatrave Kuqar-Varibop. Nuk do të jetë i dukshëm nga rruga nacionale por do të jetë në një distancë që të ketë akses të mirë;
  • Lugina e Vjosës pritet të marrë statusin e zonë së mbrojtur. Strategjia duhet të parashikojë në këtë kuadër zonat e zhvillimit të rekreacionit;
  • Parashikimet për dërdhjet e ujrave të zeza, nëpërmejt ndërtimit të një Impjanti për Trajtimin e Ujravë të Ndotura (vendndodhja mbetet për t’u përcaktuar), ndërsa për fshatrat sugjerohet përdorimi i gropave septike.
  • Nevoja për ngritjen e një pike grumbullimi të produkteve bujqësore dhe blegtorale;
  • Plani duhet të mëshoj më shumë në anën ekonomike të zhvillimit të bashkisë. Nevojitet rritja e fuqisë blerëse;
  • Parkimet publike dhe transporti publik, të cilat zgjidhen me terminalin e pasagjerëve i shoqëruar me vendparkime publike dhe ambjete shërbimi. 

Në fund të diskutimit studio konsulente i sugjeroi bashkisë të vijojë edhe me takime të tjera tematike psh: për bujqësinë, infrastrukturën, etj, jo vetëm me grupin e punës së bashkisë, por edhe me grupe më të vogla interesi.

2017-Dhj-18

Dëgjesë Publike mbi Strategjinë Territoriale të PPV-së, Bashkia Përmet

Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit ka marrë pjesë në dëgjesën e tretë publike të organizuar nga bashkia Përmet, më datë 15.12.2017, mbi Strategjinë Territoriale të Bashkisë.

Pjesëmarrës në dëgjesë ishin përfaqësues të studiove konsulente për hartimin e PPV-së, përfaqësues të AKPT-së, përfaqësues të bashkisë dhe intelektualë të fushave të ndryshme etj.

Në dëgjesë u prezantua në mënyrë të përmbledhur strategjia territoriale e bashkisë, duke u ndalur në këto pika:

  • Gjetjet e analizës së kryer mbi të dhënat e grumbulluara:
  • Prezantimi i tre skenarëve të mundshëm të zhvillimit strategjik:
  1. Skenari I: vijimi në trendin aktual të zhvillimit pa ndërhyrje në territor dhe në mekanizmat social dhe ekonomik të bashkisë.
  2. Skenari II: Zhvillimi i sektorit bujqësor, i cili do të mbështetej në: zhvillimin e vreshtarisë përgjatë luginës së Vjosës dhe në fuqizimin e pemëtarisë.
  3. Skenari III: fuqizimi i turizmit nëpërmjet fuqizimit të vendbanimeve fshatare, aty ku karakteri dhe jetesa e banorëve ka mbetur e pandryshuar.
  • Vizioni strategjik i zhvillimit të bashkisë;
  • Prezantimi i tre objektivave strategjik:
  • Prezantimi i paketës së projekteve strategjike të evidentuara sipas objektivave strategjik.

Pas përfundimit të prezantimit u zhvillua dhe diskutimi mbi materialin e prezantuar. Çështjet që u ngritën nga pjesëmarrësit në takim kishin të bënin me:

  • Lidhja e Përmetit me paketat turistike rajonale;
  • Marrja e masave për mbrojtjen e tokave buzë Vjosës;
  • Mbjellja e pemëve të reja në parkun përballë qytetit;
  • Nevoja për ambjente për moshën e tretë;
  • Mundësia e Zhvillimit të zonës së parkut përballë qytetit ku qytetarë të ndryshëm kanë pronat e tyre. Në kushtet e një tkurrje të popullsisë zgjerimi i qytetit është i panevojshëm dhe i pamundur;
  • Bashkia duhet të punojë për sigurmin e fondeve për realizimin e projeteve prioritare;
  • Rehabilitimi i infrastrukturës së lagjeve të qytetit. 