Pavijoni Shqiptar në Future Hospitality Summit në Dubai, një platformë globale ku investitorë, zhvillues dhe liderë të industrisë formësojnë të ardhmen e turizmit dhe mikpritjes.
Gjatë tre ditëve, u prezantuan 59 projekte të mikpritjes dhe zhvillimit nga e gjithë Shqipëria, së bashku me shumë atraksione dhe pika referimi të bukura shqiptare, një ekspozim i iniciativave vizionare që po ripërcaktojnë të ardhmen e vendit.
Për Future Hospitality Summit, ne krijuam një eksperiencë në vinyl që fton vizitorët në një udhëtim tingullor nëpër Shqipëri. Soundscapes of Albania është një kompozim evokues dhe atmosferik që ndërthur tinguj natyrorë, melodi tradicionale, pjesë bashkëkohore dhe reflektime poetike mbi vendin. Ai lëviz në mënyrë të pandërprerë përgjatë peizazheve të vendit, nga bregdeti vezullues i Jonit deri te Alpet e thepisura veriore, duke kapur thelbin kulturor të Shqipërisë përmes shtresave të qetësisë, nostalgjisë dhe ritmit modern.
Kurimi nën kujdesin e Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit (AKPT) dhe Agjencisë së Zhvillimit të Territorit të Shqipërisë (AZHT).
Koncepti & Projekti Arkitektonik
Studio Precht & W10 Architects
Agjencia Kreative
Kube Studios
Sound Mix
Kolë Laca
Fotografitë e Pavijonit
Aldo Bonata