PDQ VRINE
Plani i Detajuar Qendror i zonës bregdetare “Vrinë” është një dokument planifikimi që synon të udhëheqë zhvillimin e zonës së përzgjedhur (Kodrat e Korafit, Konispol), duke ndërtuar një bazë të qartë për zhvillimin e qendrueshëm urban dhe ekonomik të saj.
Parashikimet e këtij plani të detajuar qendor në zonën më skajore të jugut të Shqipërisë në bashkinë Konispol do të jetë në përputhje strategjike me qëllimet dhe parimet e zhvillimit të turizmit sikurse edhe me parimet e planit të menaxhimit të Parkut Kombëtare të Butrinit si dhe legjislacionit për zonat e mbrojtura mjedisore. Ai synon të forcojë sektorin e turizmit shqiptar, të fuqizojë dhe rrisë peshën specifike të ofertës turistike të Shqipërisë në rajonin e Ballkanit dhe të Mesdheut, përmes tërheqjes së brandeve ndërkombëtare të hotelerisë me 4* dhe 5* dhe arkitektetëve apo studiove arkitektonike më në zë të momentit në botë, për të nxitur inovacionin dhe unicitetin, duke shfrytëzuar veçantitë mjedisore dhe historike të një territori tërësisht të paprekur por dhe duke mbështetur ekonomitë e vogla dhe të mesme lokale për të promovuar bashkëpunimin ndërsektorial.

