Dëgjesë Publike mbi Planin e Zhvillimit të PPV-së, Bashkia Belsh

E martë, 12 December 2017

Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit ka marrë pjesë në dëgjesën e katwrt publike të organizuar nga bashkia Belsh, më datë 11.12.2017, mbi Planin e Zhvillimit dhe Rregulloren Lokale të Bashkisë.

Pjesëmarrës në dëgjesë ishin përfaqësues të studiove konsulente për hartimin e PPV-së, përfaqësues të AKPT-së, përfaqësues të bashkisë dhe intelektualë të fushave të ndryshme etj. Të pranishëm në sallë ishin rreth 40 persona.

 

 

 

 

Në dëgjesë u prezantua në mënyrë të përmbledhur plani i zhvillimit tw bashkisë, duke u ndalur në këto pika:

  • Ecuria e procesit për hartimin e Planit të Përgjithshëm Vendor;
  • 5 Sistemet duke theksuar lidhjet rajonale dhe konsolidimin e tokës bujqësore.
  • Vizioni i Thelluar i Territorit;
  • Plani i Përgjithshëm Vendor duke shpjeguar shkurtimisht zhvillimin e qytetit tw Belshit dhe projektet e propozuara në bashkinë Belsh.
  • Kriteret në përcaktimin e kufijve dhe treguesve të zhvillimit në njësitë strukturore:
  1. Kufiri i pronësisë.
  2. Relievi.
  3. Trupat ujore.
  4. Parametrat e zhvillimit
  5. Tipologjia e ndërtimeve.
  6. Rrjeti rrugor.
  • Shembuj të transformimit të territorit;
  • Infrastruktura rrugore e propozuar.
  • Intensitet dhe Koeficient të ndërtimit të propozuar. Shembull i qytetit tw Belshit dhe disa nga qendrat e njësive administrative.

Pas përfundimit të prezantimit u zhvillua dhe diskutimi mbi materialin e prezantuar. Çështjet që u ngritën nga pjesëmarrësit në takim kishin të bënin me:

  • Mënyrën e aksesit në qytetin e Belshit, ku përveç unazës së madhe të propozuar për qytetit, mund të jetë e nevojshme edhe një unazë e vogël, për të aksesuar zonat e shërbimeve publike;
  • Propozimet e planit lidhur me hapësirat e parkimit në qytet si edhe vendndodhja e tyre;
  • Zhvillimit të agroturizmit duhet t’i jepet më tepër vëmendje në projektet e propozuara, si nëj nga potencialet kryesore të bashkisë;
  • Mungesa e sistemit të kanalizimeve në të gjitha njësitë periferike administrative të bashkisë;
  • Parashikimet në plan lidhur më zonën e Dumresë duke qenë se ka potenciale për të qenë një zonë naftënxjerrëse.

Stafi prezantues sqaroi se materiali i draft PPV-së ndodhet në bashki dhe janë në pritje të shqyrtimit të çdo sugjerimi apo kërkese që mund të vijë nga banorët e bashkisë Belsh.