Dëgjesë Publike mbi Fazën e Dytë të hartimit të PPV-së, Bashkia Mirditë

E enjte, 26 October 2017

Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit ka marrë pjesë në dëgjesën e dytë publike të organizuar nga bashkia Mirditë, më datë 26.10.2017, mbi Strategjinë Territoriale të bashkisë.

Pjesëmarrës në dëgjesë ishin përfaqësues të studiove konsulente për hartimin e PPV-së, përfaqësues të AKPT-së, përfaqësues të bashkisë dhe intelektualë të fushave të ndryshme etj. Të pranishëm ishin rreth 50 persona.

Në dëgjesë u prezantua në mënyrë të përmbledhur konceptet e vizionit të planit, duke u ndalur në këto pika:

  • Vizioni për zhvillimin e bashkisë Mirditë;
  • Përcaktimin e Prioriteteve sipas kategorive;
  • Përcaktimi i projekteve strategjike;
  • Projektet që i përkasin secilës Njësi Administrative;
  • Prezantimi i VSM;

Pas përfundimit të prezantimit u zhvillua dhe diskutimi mbi materialin e prezantuar. Çështjet që u ngritën nga pjesëmarrësit në takim kishin të bënin me:

  • Mundësitë e punësimit që do të sjellë plani;
  • Ndërhyrjet e nevojshme në përmirësimit e rrugëve lokale, lidhjet me njësitë administrative dhe fshatrat.
  • Plani duhet të shikojë me një interes të veçantë zonat me pasuri natyrore dhe kulturore;
  • Problemi i prurjeve të ujrave pasi HEC-et e ndërtuara po bllokojnë rrjedhjen e ujërave.
  • Rënia e ndjeshme e popullsisë si pasojë e mungesës së shërbimeve në zonat rurale.
  • Shfrytëzimi si potencial turistik i liqenit i formuar nga ndërtimi i hidrocentralit ne lumin Fani i Madh.
  • Është i nevojshëm propozimi për rikonstruksion i rrugës Reps – V.Dejës 
  • Të propozohen fshatra turistikë për zhvillimin e turizmit;
  • Nxjerrja e burimeve natyrore duke treguar kujdes të veçantë në mbrojtjen e mjedisit.
  • Potencialet e zonës në blegtori dhe bujqësi. Rritja e numrit të kantinave të verës dhe baxhove.
  • Mbrojtja e pyjeve dhe shfrytëzimi i tyre në funksion të turizmit.
  • Evidentimi i të gjithë monumenteve të Natyrës/Kulturës si dhe zgjerimi i kësaj liste me objektë të tjera të cilat kanë potencial.
  •  Ndërtimi i një muzeu etnografik, për ruajtjen e vlerave.
  • Politika për kredi të buta për zhvillimin e blegtorisë dhe rikostruksionin e kullave.
  • Përshtatshmëria e projekteve të propozuara për PAK.

 

Procesi i punës do të vijojë edhe me takime të tjera, jo vetëm me grupin e punës së bashkisë, por edhe me grupe me të vogla interesi në të gjitha njësitë administrative të bashkisë Mirditë. Në takim vihej re një prezencë e lartë e qytetarëve.