Lajme: Përmbledhje

Ftesë për pjesëmarrje në Takimin e Parë Kombëtar në kuadër të projektit BRIGAID më 21/04/2017

03/04/2017

Në datën 21 Prill 2017, do të zhvillohet takimi i Parë Kombëtar për Krijimin e Rrjetit të Bashkëpunëtorëve në kuadër të projektit BRIGAID ( Bridging the Gap for Innovations in Disaster Resilience). Ky projekt është pjesë e programit “Horizon2020” i Komisionit Europian, ku Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit është përzgjedhur partnere.

MZHU udhëzim bashkive për procedurat e zbatimit të Planeve të Përgjithshme Vendore

28/03/2017

Me miratimin e Planeve të Përgjithshme Vendore, 43 prej të cilave do të jenë gati për 43 bashki deri në fund të vitit 2017, rritet edhe përgjegjësia e bashkive lidhur me procesin e dhënies së lejeve të ndërtimit.

Njoftim për pezullim të përkohshëm të funksionimit të Regjistrit të Integruar të Territorit

28/03/2017
Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit (AKPT) ju  njofton se Regjistri i Integruar i Territorit (RIT) do të jetë përkohësisht jashtë shërbimit (offline), pasi do të realizohet transferimi i të dhënave të tij në një infrastrukturë të re fizike, pranë AKSHIT.

Misioni i Taiex-it për implemetimin e planeve dhe krijimin e një platforme për monitorimin e tyre

27/03/2017

Ministria e Zhvillimit Urban, në bashkëpunim me ekspertë austriakë të “TAIEX-it, z. Bernd Schuh dhe z.

Takim me ekpertë të planifikimit gjerman mbi mënyrat dhe mundësitë për implementimin dhe monitorimin e planeve kombëtare dhe lokale

21/03/2017

Në datat 17 dhe 19 Mars 2017, janë mbajtur takime midis stafit të AKPT-së dhe përfaqësuesve të Agjencisë së Planifikimit Hapësinor në Brandenburg, Gjermani (Joint Spatial Planning Agency). Takimet u mbajtën në Gjermani me kohëzgjatje 3-ditore.

Dëgjesë Publike mbi Fazën e Analizës Territoriale të hartimit të PPV-së, Bashkia Vau Dejës

10/03/2017

Në ambientet e njësisë Bushat, në Bashkinë Vau Dejës, më datë 10.03.2017, ora 11:00 u mbajt dëgjesa publike mbi “Analizën e thelluar dhe Vlerësimin e Territorit” në kuadër të hartimit të Planit të Përgjithshëm Vendor, për bashkinë Vau Dejës.

Ndryshimet në ligjin për planifikimin e territorit, Gjermeni: Nuk cënohet roli i pushtetit vendor

07/03/2017

Ministrja e Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni prezantoi sot në Komisionin Kuvendor të Veprimtarive Prodhuese ndryshimet në ligjin “Për Planifikimin dhe Zhvillimin e Territorit”.

Dëgjesë Publike mbi Fazën e Strategjisë Territoriale të hartimit të PPV-së, Bashkia Malësi e Madhe

02/03/2017

Në ambientet e bar “Sheran” të Gruemirës në Bashkinë Malësi e Madhe, më datë 02.03.2017, ora 10:00 dhe në Bajzë në 14:00, u mbajtën dëgjesat publike mbi “Prezantimin e dokumentit të Strategjisë Territoriale” në kuadër të hartimit të Planit të Përgjithshëm Vendor, për bashkinë Malësi e Madhe.

Atelier Albania, 3 vjet në aksion

20/02/2017

“...me çeljen e dyerve ndaj një qasje të re, vendosim një gur të qëndrueshëm themeli në një proces që do të na japë me siguri, shembuj transformues jo vetëm aty ku këto shembuj do të realizohen, por për të krijuar pastaj, atë efektin zinxhir të domosdoshëm, që vjen nga një ndryshim kulturor, në ndërtimin e gjithë procesit të ndërhyrjes në territor, seps

Faqet