Agjensia Kombëtare e Planifikimit të Territorit
Search Menu

Plani i Integruar Ndërsektorial për zonën Tiranë-Durrës

Plani i Përgjithshëm Kombëtar ka identifikuar zonën Tiranë-Durrës si një ndër hapësirat më të rëndësishme ekonomike në vend dhe në rajonin e Ballkanit. Për të garantuar një zhvillim të qëndrueshëm territorial dhe urban të kësaj zone, Ministria e Zhvillimit Urban, në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Planifikimit të Territorit, ndërmori nismën për hartimin e Planit të Integruar Ndërsektorial për zonën Tiranë-Durrës. Plani i Integruar Ndërsektorial për zonën Tiranë - Durrës përfshin territorin e disa bashkive si: Tirana, Durrësi, Kamza, Vora, Shijaku dhe Kruja.

Qëllimet

  1. Të fuqizojmë dhe promovojmë rrjetet ekonomike rajonale (në shkallë vendi);
  2. Të plotësojmë aspiratat e sotme dhe të ndihmojmë arritjet e gjeneratave të ardhshme, të të rinjve dhe të familjeve, për mirëqenie;
  3. Të ruajmë tokën bujqësore nga urbanizimi;
  4. Të zhvillojmë infrastrukturën dhe të promovojmë mobilitetin e qëndrueshëm;
  5. Të mbrojmë mjedisin dhe trashëgiminë.

Vizioni

Rajoni metropolitan Tiranë-Durrës, një ekonomi konkurruese në nivel kombëtar e ndërkombëtar; një hapësirë e rëndësishme ekonomike e politike që arrin të bëhet lider i zhvillimit në Ballkan; një ekonomi e mbështetur në investime inovative, promovuese për bizneset krijuese që nxisin një nivel të lartë edukimi dhe formimi profesional. Një rajon me një cilësi të lartë jetese që respekton dhe promovon stilet e shëndetshme të jetesës; që vlerëson dhe ruan mjedisin, të shkuarën historike e kulturore; që garanton aksesin në shërbime cilësore për zhvillimin e komuniteteve të qëndrueshëm. Një hapësirë ekonomike me prosperitet të lartë dhe e drejtuar nga zhvillime të qenësishme në punësim; me eficiencë në akses e lëvizshmëri në nivel rajonal, kombëtar dhe ndërkombëtar; e bazuar në lidhje strategjike tokësore, hekurudhore, detare dhe ajrore;  e përshtatshme për nevojat dhe kërkesat e banorëve dhe bizneseve.

Parimet

  1. - Zhvillim i qëndrueshëm rajonal bazuar në konkurrueshmëri;
  2. - Zhvillimi i balancuar policentrik për të siguruar mirëqenie në rajon;
  3. - Zhvillim urban-rural i konsoliduar për mbrojtjen e tokës bujqësore dhe mjedisit;
  4. - Barazi në aksesin e infrastrukturës, energjisë dhe shërbimeve;
  5. - Mbrojtja dhe përdorimi i qëndrueshëm i kapitalit dhe vlerave natyrore, kulturore, historike e sociale.

 

 

Lexo më shumë