Agjensia Kombëtare e Planifikimit të Territorit
Search Menu

Lajme

10 Konkurse për Shqipërinë e territorit të planifikuar

Çështja e planifikimit të territorit të Shqipërisë nuk shihet e shkëputur nga çështja e zhvillimit ekonomik e social. Për këtë arsye, dy vjet më parë Atelier Albania organizoi 10 konkurse ndërkombëtare me pjesëmarrje të arkitektëve shqiptarë e të huaj, të cilët bashkëpunuan e konkurruan mes tyre për shpalosjen e vizioneve më të mira, për tematika të rëndësishme të zhvillimit urban në Shqipëri.

Të tilla ishin: Konkursi për Vijën Bregdetare të Vlorës, për Rivierën e Duranën, për Ishullin e Osumit, për Qytetin Studenti e Parkun e Liqenit, për Kampusin e Drejtësisë e Kuartetin e Kulturës, për Baipasin e Gjirokastrës dhe Parkun e Besimit. U prodhuan ide, diskutime e debate, e çka vlen mbi të gjitha, prodhuan njohuri e qasje që mund të përdoren lokalisht nga aktorët përgjegjës, për të zhvilluar në mënyrë të qëndrueshme territorin tonë të brishtë. Pas konkurseve, të gjitha idetë tanimë janë përmbledhur në disa botime, të cilat janë një bazë e mirë për të gjithë aktorët, lidhur me zhvilimin e zonave të ndryshme në vend.  Këto botime  vijnë si bashkëpunim me Fondin Shqiptar të Zhvillimit.

ATELIER ALBANIA u krijua 3 vjet më parë,  falë ndihmës shumë të çmuar të Qeverisë Holandeze dhe personalisht të ish-ambasadorit, i cili në traditën më të mirë të Ambasadës së Mbretërisë së Holandës ka qenë qysh në sekondën e parë i disponueshëm për të dhënë mbështetjen e domosdoshme që kjo atelie të lindë si pikë takimi. Si e tillë ajo i krijon mundësi gjithë aktorëve të rinj në këtë fushë, planifikuesve të rinj, arkitektëve të rinj, pra, gjithë burimeve njerëzore të vendit, që të zhvillohen duke u bërë pjesë e këtij procesi. Për këtë arsye është konceptuar si një hapësirë e pakufishme.

AKPT komunikon publikisht projektin BRIGAID, pjesë e programit Horizon2020

Ministrja e Zhvillimit Urban, znj. Eglantina Gjermeni, mori pjesë sot, në takimin e parë kombëtar mbi krijimin e rrjetit të bashkëpunëtorëve “BRIGAID”, organizuar nga Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit,  në bashkëpunim me Ambasadën e Vendeve të Ulta në Tiranë.

Qëllimi i projektit “Brigaid” është përthithja e ideve inavative mbi tre komponetë kryesorë të ndryshimeve klimatike si: përmbytjet, thatësirat dhe moti ekstrem, një nismë kjo që lidh inovatorët, kërkuesit, akademinë, njerëzit me ide, me institucionet, nëpërmjet disa produkteve që japin zgjidhje praktike e të shpejta në situatat e katastrofave.

Në fjalën e saj, Ministrja Gjermeni u shpreh se, në këtë mandat të parë qeverisës reformat që janë ndërmarrë në kuadër të planifikimit kombëtar dhe vendor apo dhe zbatimit të projekteve konkrete siç është dhe rasti i Projektit BRIGAID, formësojnë vizionin “Shqipëria 2030”. Konkretisht, të tre planet kombëtare të miratuara tashmë prej mëse një viti, ofrojnë piketat për hartimin e projekteve konkrete strategjike, që garantojnë menaxhimin racional të tokës dhe burimeve natyrore, si dhe harmonizimin e të gjithë faktorëve që ndikojnë në jetën social-ekonomike të qytetarëve. Sipas saj, qoftë tre planet kombëtare, si dhe planet vendore që brenda vitit 2017 do të jenë të hartuara për 43 bashki dhe brenda vitit 2018, ne angazhohemi ta përmbyllim këtë proces edhe për 18 bashkitë e tjera, përcaktojnë qartazi zhvillimin që do të marrë territori në 15 vitet e ardhshme në shërbim të rritjes së sektorëve kryesorë të ekonomisë kombëtare si turizmi, bujqësia, energjitika, transporti.

Për të mos e lënë hartimin e instrumenteve të planifikimit vetëm në nivel kombëtar kjo Qeveri ndërmori dhe një tjetër nismë që i vjen në ndihmë bashkive për të pasur të hartuar dhe miratuar planet e tyre vendore.

Gjithashtu këto instrumente shërbejnë si amortizator për të minimizuar faktorërt që sjellin ndryshimet klimatike si erozioni, eficienca e energjisë apo emetimet e dioksidit të karbonit për lëvizjet alternative.

Ndër të tjera këto plane kanë të inkorporuar edhe instrumente të rëndësishme që garantojnë mbrojtjen e mjedisit me fokus të veçantë zonat e mbrojtura, kohezionin social dhe zhvillimin e integruar urban dhe rural.

Aktualisht sipërfaqja e zonave të mbrojtura të Shqipërisë është 15% e territorit kombëtar. Gjithashtu Shqipëria bën pjesë në korridorin e Gjelbërt Europian ndaj dhe përgjegjësia jonë për ruajtjen dhe promovimin e këtyre artifakteve natyrore është akoma më e madhe. Ndaj dhe përfshirja e ndryshimeve klimaterike në instrumentat e planifikimit dhe politikave të zhvillimit urban është një komponent i rëndësishëm për të garantuar një zhvillim të qëndrueshëm mjedisor, social dhe ekonomik të vendit.

“Duke e parë edhe në këtë aspekt, ky projekt do të jetë edhe një vlerë e shtuar për të gjithë instrumentat e planifikimit në rang kombëtar dhe vendor”,  u shpreh znj. Gjermeni.

E pranishme në këtë takim, ishte edhe Ambasadorja e Vendeve të Ulëta në Tiranë, znj. Dewi Van De Weerd. 

Udhëzim nr.2 i Ministres Gjermeni për zbatimin e Planeve të Përgjithshme Vendore

Ministrja Gjermeni ka nxjerrë një udhëzim të dytë mbi zbatimin e Planeve të Përgjithshme Vendore, i cili shpjegon hyrjen në fuqi të tyre dhe veprimtarinë e bashkive në periudhën e ndërmjetme nga miratimi final në Këshillin Kombëtar të Territorit deri në botimin e plotë të dokumentacionit të miratuar në Regjistrin e Integruar të Territorit.

Udhëzimin nr 1, datë 16.03.2017 dhe Udhëzimin  nr.2, datë 14.04.2017 gjenden këtu : 

Udhëzim nr.1 datë 16.03.2017

Udhëzim nr.2 datë 14.04.2017

Njoftim mbi aksesin dhe përdorimin e Regjistrit të Integruar i Territorit (RIT)

Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit (AKPT) ju njofton se statusi i Regjistri i Integruar i Territorit (RIT) ështe aktiv dhe mund të vijoni me aksesimin dhe përdorimin e tij.
Aksesimi do të bëhet nëpërmjet përdorimit të VPN-it, ku çdo user duhet të lidhet fillimisht me VPN-in (nëpërmjet username dhe password që zotëron nga sisitemit i e-lejeve), sipas imazhit te mëposhtëm:
 
   
 
Pasi të realizohet lidhja me VPN-in duhet të aksesoni link-un: http://intranet.akpt.gov.al dhe të logoheni me kredencialet që ju dispononi për aksesimin e RIT.
Për një përdorim dhe funksionim më të mirë të tij, sugjerohet të përdoret IExplorer 8 ose 9.
Për çdo paqartësi mund të kontaktoni në: info@planifikimi.gov.al
Ju falenderojmë për mirëkuptimin!

KKT miraton Planin Vendor për bashkitë Tiranë, Përrenjas e Dibër

Këshilli Kombëtar i Territorit nën drejtimin e Kryeministrit, Edi Rama miratoi sot, Planin e Përgjithshëm Kombëtar të 3 bashkive: Tiranë, Dibër dhe Përrenjas, duke e çuar kështu në 19 numrin e bashkive që kanë të miratuar planet e tyre vendorë.

Kryeministri Rama në fjalën e tij i cilësoi Planet e Përgjithshme Vendore si një moment të rëndësishëm për të gjitha bashkitë që hyjnë në rrugën e qytetërimit europian për vizionin urban të së ardhmes.

Përmes Planit të Përgjithshëm që miratojmë sot (Tr 030), pas disa vitesh, Tirana do të jetë kryeqyteti me hapësirën më të madhe për këmbësorët në Europën Juglindore.  Plani i vjetër  parashikonte një Tiranë me një popullsi më të madhe se popullsia e Shqipërisë, por nuk parashikonte shërbime të tjera përveçse shërbime në qendër të Tiranës. Një dokument i spekulimit imobilar, më irracional që besoj mund të gjendet në historinë e Europës. Dhe fatmirësisht ky dokument nuk u vu dot në jetë dhe sot merr jetë një model krejtësisht i ri,  i ndërhyrjeve të mirëmenduara. Një plan që ndryshe nga planet klasike, është një adoptim i inteligjencës së territorit duke shfrytëzuar më së miri potencialet  e territorit dhe duke mirëkuptuar traditën, kohën e zhvillimit dhe mendësinë në këtë territor. Është një plan për qytetin dhe për 1 milion e 500 mijë qytetarët e vitit 2030”, deklaroi Kryeministri.  

Ministrja e Zhvillimit Urban Eglantina Gjermeni, duke folur për ecurinë e hartimit dhe miratimit të Planeve të Përgjithshme Vendore theksoi se deri në fund të këtij viti 43 bashki nga 61 do të kenë të miratuara PPV, të cilat garantojnë zhvillimin e qëndrueshëm të territorit të këtyre bashkive, në respektim dhe mbrojtje të tokës, mjedisit dhe trashëgimisë kulturore, i ofrojnë qytetarëve dhe sipërmarrësve siguri dhe rritje të vlerës së investimit për qytetarët dhe sipërmarrësit.

“Këto instrumenta vendorë mbartin mendimet e qytetarëve, grupeve të interesit, ekspertëve të huaj dhe vendas, botës akademike, të cilët ishin pjesë e këtij procesi prej nga fillimi”, tha Ministrja Gjermeni.

Kryebashkiaku Veliaj pak përpara miratimit të PPV për Tiranën nënvizoi se pavarësisht se ky plan u puna dhe u miratua në një kohë rekord, pas më shumë se 100 seancash dëgjimore, nuk do ta humbë cilësinë, edhe gjatë zbatimit të tij.

Plani i Përgjithshëm Vendor për bashkinë Tiranë u hartua nga UNLAB, Stefano Boeri Architetti, IND në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë.

Ky plan sugjeron zhvillimin e planeve specifike të sektorit për projekte si:

  • Projekti strategjik 01 – Metrobosco : Arritja e një rripi prej 2 milionë pemësh përreth qytetit, që do të bëjnë të mundur bllokimin e shfrytëzimit te tokes dhe krijimin e nje unaze me pyje produktive, parqe te pyllezuara dhe pyjeve per natyralizim.
  • Projekti strategjik 03 – Unaza e dytë dhe e katërt të gjelbra : Arritja e dy unazave te gjelbra dhe te qenndrueshme, parqeve lineare dedikuar kembesoreve, ciklizmit dhe levizshmerise se bute (soft-mobility).
  • Projekti strategjik 04 – Parku i Botes i ri dhe bulevardi : Arritja dhe perforcimi i palces se metropolitkaleidoskopik duke zgjeruar Bulevardin Deshmoret e Kombit deri tek Parku i Botes.
  • Projekti strategjik 05 – Korridoret blu dhe të gjelbër : Transformimi i rrjedhes se ujit - edhe kur ato rrjedhin ne pjesen e brendshme te qytetit - ne korridoret ekologjike te rigjenerimit dhe biodiversitetit.
  • Projekti strategjik 07 – Një rrjet i ri dhe i gjerë i shkollave të hapura – qyteti publik : Arritja e nje rrjeti te ri dhe shkollave te hapura, te cilat do te jene te hapura ne cdo ore te dites dhe nates dhe do te sherbejne si vende qendrore dhe qendra qytetare ne lagje.
  • Projekti strategjik 08 – Ruajtja e trashëgimisë së shekullit të XX : Atribuon ndertesave qe kane deshmuar historine intensive gjeopolitike te shekullit XX nje vlere te trashegimise kolektive, te cilat do te respektohen dhe theksohen.
  • Projekti strategjik 09 – Korridore bujqësore dhe tregje për fermerët : Forcimi i i funksionit bujqesor ne luginen e lumit Erzen dhe luginave te degeve te tij duke krijuar nje rrjet te perhapur te agroturizmit, fermet, dhe vendet e prodhimit
  • Projekti strategjik 10 – 11 – Sistemi i lëvizshmërisë : Arritja e nje rrjeti te shpejte te hekurudhor duke lidhur qendren e qytetit me aeroportin dhe portin. Plotesimi i rrjetit te transportit publik ne qendren e qytetit me nje Linje Rrethore pergjate Unazes se Katert dhe linjes se transportit publik pergjate Bulevardit Deshmoret e Kombit.
  • Projekti strategjik 12 – Tirana për të gjithë - Qytet i Aksesueshëm : Realizimi i nje metropoli te qendrueshem per te gjithe - sidomos per qytetaret e ndjeshem (te moshuarit, femijet, njerezit me aftesi te kufizuara). Stimulon mobilitetin e perbashket (biciklete, makine, etj) dhe menyra transporti te qendrueshme (elektrike dhe transportuesit hibride) ne menyre qe te sigurojne nje levizshmeri ekologjike per qytetaret.
  • Projekti strategjik 13 – Korridori energjitik : Realizimi pergjate lugines Elbasan-Krrabe nje sistem te integruar prodhimi bujqesor,magazinim dhe shperndarja e energjive te rinovueshme.Për përmbushjen e këtyre objektivave në 15 vite propozohen 13 projekte strategjike të zbatueshme në afatin e shkurtër, të mesëm dhe tëgjatë, si dhe 30 politika të përgjithshme, të bazuara në 5 sisteme metabolike (mjedis, infrastrukturë, hapësirë urbane, bujqësi dhe ujë.