Agjensia Kombëtare e Planifikimit të Territorit
Search Menu

Mjedisi

Ligji "Për Zonat e Mbrojtura" ka për objekt shpalljen, ruajtjen, administrimin, menaxhimin, përdorimin e qëndrueshëm të zonave të mbrojtura mjedisore dhe të burimeve të tyre natyrore e biologjike, në bazë të parimit të zhvillimit të qëndrueshëm, për të garantuar përmbushjen e funksioneve mjedisore, ekonomike, sociale e kulturore, në interes të të gjithë shoqërisë, si dhe përcaktimi i përgjegjësive të institucioneve publike dhe personave fizikë/juridikë privatë për ruajtjen dhe administrimin e qëndrueshëm të tyre, nëpërmjet:

a) evidentimit, përcaktimit dhe shtimit të zonave të mbrojtura mjedisore ose zgjerimit të atyre ekzistuese;

b) sigurimit, ruajtjes, rehabilitimit dhe ripërtëritjes së ekosistemeve të habitateve natyrore, të llojeve, të rezervave dhe të peizazheve natyrore brenda zonave të mbrojtura mjedisore;

c) përdorimit të qëndrueshëm të zonave të mbrojtura mjedisore, duke integruar elementë të tij në strategjitë, planet, programet dhe vendimmarrjet e të gjitha niveleve.