Agjensia Kombëtare e Planifikimit të Territorit
Search Menu

Disiplinimi i Punimeve të Ndërtimit

Ligji për Disiplininim e punimeve të ndërtimit ka për qëllim kontrollimin dhe displinimin e projektimit, mbikëqyrjes, zbatimit dhe kolaudimit te punimeve për objektet në Republikën e Shqipërisë.

Ky Ligj, duke e lidhur me fushën e planifikimit e të zhvillimit të territorit, përcakton ndër të tjera se autoritetet e planifikimit e të kontrollit të zhvillimit dërgojnë në ZRPP:

-kërkesën për regjistrimin e lejes së zhvillimit/ndërtimit, kërkesën për regjistrimin e përkohshëm të karabinasë;

-konfirmimin e përfundimit të punimeve të karabinasë, vendimin për sheshin e ndërtimit, lejen e ndërtimit, planin e vendosjes se objektit, aktin e piketimit;

-konfirmimin zyrtar të përfundimit të punimeve të ndërtimit të objektit në përputhje me projektin dhe kushtet urbanistike të miratuara për sheshin e ndërtimit, që pason dhënien e lejes së përdorimit.

Gjithashtu në këtë Ligj përcaktohet se duhet të merret oponenca teknike për projektet e ndërtimit të objekteve do të bëhet për të gjitha llojet e ndërtimeve, me vlerë të preventuar së paku 100 milionë lekë, nga institucionet shtetërore ose ente të tjera të përcaktuara nga ministria përgjegjëse.