Agjensia Kombëtare e Planifikimit të Territorit
Search Menu

NTPA Staff

CONTACT:

Address: "Muhamet Gjollesha" 57, 1023, Tirana, Albania

Email: info@planifikimi.gov.al

Tel: +35542272556

Drejtori i përgjithshëm

ADELINA GRECA

General Director

Email: adelina.greca@planifikimi.gov.al

Adelina Greca ka kryer studimet e larta për arkitekturë në Universitetin Teknik të Lindjes së Mesme (Ankara/ Turqi), i cili ofron edukim në gjuhën angleze mbi bazën e modelit të shkollave perendimore. Ajo ka ndjekur studimet pas-universitare në të njëjtin universitet, në Departamentin e Planifikimit Urban, Programi i Projektimit Urban.
Znj.Greca ka eksperiencë si planifikuese në sektorin publik. Prej vitit 2003, kur është kthyer në Shqipëri, e deri në vitin 2011, ka ushtruar profesionin e arkitektes dhe planifikueses urbane, pranë Bashkisë së Tiranës ku ka punuar edhe në pozicione drejtuese. Ajo ka qënë pjesëmarrëse në mjaft grupe pune për projekte të rëndësishme që kanë qenë iniciuar dhe hartuar nga Bashkia e Tiranësnë periudhën 2003-2011 në fushën e planifikimit, në disa prej tyre në rolin e liderit të grupit të punës.
Pas shkëpujtes nga Bashkia Tiranë, Znj. Greca ka vazhduar të ndërtojë eksperiencë si profesioniste e lirë dhe paralelisht ka kontribuar në mësimdhënie pranë Universitetit Epoka, Fakulteti i Inxhinjerisë, Departamenti i Arkitekturës dhe Inxhinjerisë (2011 – aktualisht).
Zotëron shumë mirë gjuhën angleze, turke dhe italiane.

Drejtorë

ANISA QORRI

Drejtoria e Planifikimit Kombëtar
Email: anisa.qorri@planifikimi.gov.al

Znj. Qorri ka lindur në Elbasan, më datë 8 Qershor 1984.
Znj. Qorri punon pranë Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit (AKPT) që nga viti 2010, si specialiste në sektorin e Sekretariatit të Këshillit Kombëtar të Territorit dhe më pas si specialiste në sektorin e Planifikimit të Territorit. Gjithashtu është pedagoge e jashtme tek Fakulteti i Arkitekturës, UPT.
Znj. Qorri ka mbaruar studimet e larta për Arkitekturë, në Universitetin Politeknik të Tiranës, në vitin 2008 dhe tani po vazhdon doktoraturën në Fakultetin e Arkitekturës dhe Urbanistikës, në UPT. Është trajnuar në “Sustainable Urban Land Use Planning” nga Instituti i Bankës Botërore dhe në metodat e kërkimit, teoritë e zhvillimit urban, financa e qeverisjes vendore, strategjitë dhe instrumentat e tokës urbane dhe praktikat mjedisore vendore.
Zotëron shumë mirë gjuhën angleze dhe italiane dhe mesatarisht atë gjermane.

Deni Klosi

Drejtoria e Regjistrit të Planifikimit të Territorit
Email: deni.klosi@planifikimi.gov.al


Deni Klosi ka lindur më 28 Mars 1980,ka mbaruar studimet e larta në Master Shkencor në Planifikim Urban në Universitetin Polis 2012-2015 dhe në degën e Arkitekturës në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit, Universiteti Politeknik Tirane 1999-2005.

Z.Klosi ka një eksperiecë disa vjecare si arkitekt i pavaruar në studion Deni Klosi & Gentian Abazi. Gjithashtu për periudhën 2009-2012 ka punuar si arkitek projektues dhe zbatues pranë kompanisë Landro shpk & Delta Construction, si dhe në kompaninë PF Trade shpk gjatë viteve 2006-2007. Gjatë viteve 2003-2004 ka punuar si asistent arkitekt projektues ne studion ADC Studio.

Zotëron shumë mirë gjuhën angleze dhe italiane.

Fiona Mali

Drejtoria e Planifikimit Vendor

Fiona Mali, lindur në Shkodër në korrik 1992, është pjesë e Sektorit të Instrumentave Kombëtarë të Planifikimit në AKPT që prej qershorit 2015.

Ka kryer studimet bachelor dhe master në degën Arkitekturë në Universitetin Epoka, me fokus planifikimin urban dhe planet e detajuara për zonat e rëndësisë kombëtare.

Për më shumë se një vit ka punuar në Qendrën e Kërkimit dhe Projektimit në Arkitekturë në Universitetin Epoka (CoRDA), në projekte të shkallëve të ndryshme arkitektonike dhe urbane si dhe projekte kërkimore.

Zotëron gjuhën angleze, italiane dhe franceze.

Lule Markeçi

Drejtoria e Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse
Email: Lule.Markeci@planifikimi.gov.al

Lule Markeçi, lindur në Gusht 1959 në Dibër, ka përfunduar studimet e larta në vitin 1980 në Institutin e Lartë Bujqësor për Ekonimist Kontabël, për të filluar eksperiencën e punës në sektorin e financës në Minierën e Kromit Bulqizë.

Që nga eksperienca e parë në punë në vitin 1980 dhe deri në vitin 2002 Zj. Markeçi ka mbajtur pozicione të larta në sektorin e financës në rrethin e Dibrës duke zgjeruar eksperiencën në fushën e financës. Nga viti 2003 dhe deri në vitin 2014 Zj. Markeçi ka ushtruar profesionin e financieres pranë Bashkisë së Tiranës, duke mbajtur edhe pozicione të larta drejtuese në këtë institucion. Eksperiencën në fushën e financës e ka pasuruar dhe falë trajnimeve të shumta për menaxhimin financiar, drejtimin ekonomik të institucioneve, kontabilitetit dhe auditit të brendshëm.

Zotëron mjaft mirë gjuhën ruse. 

Suela Meta

Drejtoria Juridike dhe Burimeve Njerëzore
Email: suela.meta@planifikimi.gov.al 

Suela Meta ka kryer studimet e larta për juridik pranë Universiteti Privat “Kristal” dhe për financiere pranë Universitetit  “Fan.S.Noli”, Korçë.

Znj.Meta ka punuar si specialist finance pranë kompanisë “Reli Konstruksion” shpk,Tiranë,për periudhën Dhjetor 2009 - Shtator 2012. Prej Shtator 2012 – Maj 2015 ka punuar si specialiste finance pranë Agjencisë Kombetare të Planifikimit të Territorit dhe prej Maj 2015 punon si specialiste juriste.

Zotëron shumë mirë gjuhën italiane dhe mirë atë angleze.

Përgjegjës Sektori

Besmira Caca

Sektori i IT - Drejtoria e Regjistrit të Planifikimit të Territorit
Email: besmira.caca@planifikimi.gov.al

Znj. Besmira Caca ka lindur më 26 Shtator 1985.

Znj. Caca është përgjegjëse e Sektorit IT. Gjatë vitit 2013-2014 ka punuar pranë kompanisë Intersig. Në vitet 2009 - 2011 ka punuar si IT dhe mësuese në shkollën jo-publike “Nobel”. Në Qershor të 2007-ës dhe 2008-ës ka marrë pjesë në projektin 3-mujor të Punësimit Veror Sezonal të Studentëve, Bashkia Tiranë. Në periudhën Shkurt - Qershor të 2005-ës ka kryer praktikën mësimore pranë Këshillit të Qarkut Tiranë për informatizimin e Regjistrit të Kadastrës.

Znj.Caca ka mbaruar studimet e larta në Universitetin e  Tiranës, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Dega Informatikë në vitin 2009. Prej vitit 2011 vashdon studimet për Financë – Kontabilitet në Fakultetin e Ekonomisë dhe Agrobiznesit, Universiteti Bujqësor i Tiranës.

Zotëron shumë mirë gjuhën Angleze dhe Italiane.

Bledi Dimo

Sektori i Hartimit të Planeve Kombëtare - Drejtoria e Planifikimit Kombëtar
Email: Bledi.Dimo@planifikimi.gov.al

Bledi Dimo ka lindur në Fier më datë 02 Maj 1983.

Bledi Dimo ka përfunduar studimet e larta në vitin 2006 duke marrë titullin Inxhinier Mjedisi, pranë Universitetit Politeknik të Tiranës, Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit, Departamenti i Inxhinierisë së Mjedisit.

Ka punuar si ekspert mjedisi pranë Institutit të Kërkimeve Urbane duke u angazhuar në disa projekte me fokus mjedisin, qeverisjen vendore, ujin, mbetjet, shoqërinë civile, etj. Ka punuar si Inxhinier Mjedisi pranë Qëndrës së Monitorimit të Mjedisit. Gjithashtu që prej vitit 2013 është kontraktuar nga AKPT si ekspert mjedisi në projektin SPEEDY - Shared Project for Environmental Evaluation with DYnamic governance (IPA Cross-border Programme 2007-2013). Ai është ekspert i çertifikuar nga Ministria e Mjedisit për hartimin e raporteve mjedisore, auditimeve mjedisore dhe ekspertizave mjedisore.

Zotëron gjuhën angleze dhe italiane. 

Blerinda Harecari

Sektori i Financës - Drejtoria e Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse
Email: blerina.harecari@planifikimi.gov.al


Blerinda Harecari ka lindur ne Tirane, me 2 Janar 1973.

Znj Harecari Ka mbaruar studimet e larta në Fakultetin e Ekonomisë në Universitetin e Tiranës dhe Universitetin e Bolonjës në Itali.

Ka punuar si Menaxhere Finance në projekte me financim të huaj, përfshire projekte të programit IPA të Bashkimit Europian.

Ka kryer trajnime të vazhdueshme në fushën e menaxhimit financiar. 

Zotëron gjuhën Angleze dhe Italiane.

Borana Laçi

Sektori i Legjislacionit dhe Asistencës Juridike - Drejtoria Juridike dhe e Burimeve Njerëzore
Email: borana.laci@planifikimi.gov.al


Znj. Borana Laçi ka lindur në Durrës, më datë 5 Maj 1986.

Znj. Laçi ka një eksperiencë pune 5 vjeçare. Pas studimeve, ajo ka punuar disa muaj si asistente pranë Këshillit të Ministrave, pastaj deri në 2010 si jusriste tek "AGC Reatil, sh.p.k.". Që nga 2010 punon tek Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit, si juriste, me pas përgjegjëse në sektorin e Planifikimit të Territorit dhe tani përgjegjëse e Sektorit të Legjislacionit.

Znj. Laçi ka përfunduar studimet e larta në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, në vitin 2009, pastaj ka marrë titullin Avokate në 2012. Aktualisht  Znj. Laçi po ndjek nje master profesional “Administrimi i Institucioneve Sociale në Sistemin e Drejtësisë”, në Universitetin e Tiranës. Znj. Laçi është trajnuar për planifikimin e qëndrueshëm të politikave të përdorimit të tokës, teori të zhvillimit urban, direktivat e BE-së për planifikimin hapsinor dhe menaxhimin e tokës, ofrimin e shërbimeve publike, menaxhimin e tokës dhe instrumentet e kontrollit te zhvilllimit dhe planifikimi  për një zhvilllim të qëndrueshëm, nga Instituti i Bankës Botërore dhe Co-Plan në bashkëpunim me IHS/Universitetin Erasmus, Hollandë.

Ajo zotëron shumë mirë gjuhën angleze dhe mesatarisht gjuhën italiane.

Enxhi Masha

Sektori i Zhvillimit të Regjistrit dhe Mirëmbajtjes së Databazës – Drejtoria e Regjistrit të Planifikimit të Territorit
E-mail : enxhi.masha@planifikimi.gov.al

Enxhi Masha, lindur më 12 Nëntor 1991 nëTiranë. Ka kryer studimet e larta në Inxhinieri Gjeoinformatikë në Fakultetitn e Gjeologjisë dhe Minierave në Universitetin Politeknik të Tiranës (Tetor 2010 – Korrik 2015).

Ka njohur mbi programet kompjuterike si: ArcGis, ArcGIS Server, PostgreSQL, Geoserver, Geoext dhe Python, Paketa Adobe, Auto Cad, etj.

Eksperiencën e parë profesionale e ka pasur pranë AKPT-së, ku në periudhën Korrik 2014 – Janar 2015 ka kryer praktikën studentore pranë Drejtorisë së Zhvillimit të Territorit.

Për periudhën Janar 2015- Nentor 2016 ka punuar në Sektorin e Asistencës për Regjistrin e Integruar të Territorit në pozicionin Specialist në AKPT. Nga 1 Nentor 2016 ka kaluar përgjegjes i Sektorit i Zhvillimit të Regjistrit dhe Mirëmbajtjes së Databasës.

Zotëron mirë gjuhën Anglisht dhe Italisht.

Glejdi Floku

Sektori i Mbështetjes për Hartimin e Planeve Vendore - Drejtoria e Planifikimit Vendor
Email: Glejdi.Floku@planifikimi.gov.al

Glejdi Floku, lindur më korrik 1984 në Berat, ka përfunduar studimet pasuniversitare për Arkitekturë në vitin 2008 pranë Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit në Universitetin Politeknik të Tiranës.

Eksperiencën në punë z. Floku e ka nisur me pjesmarrjen në aktivitete të ndryshme vullnetare brenda dhe jashtë vendit me sfond social – kulturor për të vazhduar më tej pas përfundimit të studimeve me ushtrimin e profesionit si arkitekt, grafist, projektues dhe dizainer në studio arkitekture të ndryshme nga viti 2006 deri në vitin 2013. Eksperienca profesionale e z. Floku përfshin projektimin dhe përpunimin e tipologjive të ndryshme arkitektonike, dixhitalizimin e zonave arkeologjike shqiptare, përpunime të ndryshme grafike, etj.

Zotëron mjaft mirë gjuhën angleze, mesatarisht atë franceze, italiane, gjermane dhe spanjolle.

Irola Andoni

Sektori i Jetësimit të Prioriteteve - Drejtoria e Planifikimit Vendor

Irola Andoni ka përfunduar në vitin 2014 studimet e larta në ciklin 5-vjeçar në programin Arkitekturë dhe Planifikim Urban, në fakultetin e Arkitekturës pranë Univesitetit Politeknik të Krakovës, Poloni. Znj. Irola Andoni ka punuar si asistent arkitekte pranë ATT Architekci në Krakovë dhe ADM Architettura në Milano. Gjithashtu, prej më shumë se 1 viti ka punuar si arkitekte pranë studios ‘Project & People’ në Tiranë. Irola ka krijuar eksperiencë në fushën e arkitekturës dhe dizenjimit në disa studio në Poloni, Itali dhe Shqipëri.

Zotëron shumë mirë gjuhën angleze, polake dhe italiane. 

Ronilda Pine

Sektori i Sherbimeve Mbështetëse - Drejtoria e Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse
Email : ronilda.pine@planifikimi.gov.al

Ronilda Pine lindur në Tiranë më 16 nëntor 1982, ka mbaruar studimet e larta në Fakultetin e Ekonomisë, dega Administrim Publik, me një eksperiencë pune disa vjecare, përkatësisht si më poshtë:

2007-2010 Banka Credins në pozicionin Shërbim Klienti

2010-2013 Plus Communication në pozicionin e Përgjegjëse dege

Zotëron shumë mirë gjuhën angleze dhe atë italiane. 

Sergio Merdan

Sektori i Asistencës për Përdorimin e Regjistrit - Drejtoria e Regjistrit të Planifikimit të Territorit

Sergio Merdani, lindur më 31 Dhjetor 1991, Sarandë, ka përfunduar studimet e larta në Inxhinieri Gjeoinformatikë në Fakultetitn e Gjeologjisë dhe Minierave në Universitetin Politeknik të Tiranës. Ka njohuri mbi programet kompjuterike si: ArcGis , QGIS, GeoServer, AutoCad, Erdas IMAGINE, MYSQL, PostgreSQL. Eksperiencën e parë profesionale e ka pasur pranë firmes Gjeo-Vjosa, ku në periudhën Shtator 2015 – Nëntor 2015 ka kryer praktikën studentore dhe më pas është punësuar si përgjegjës GIS & PHOTOGRAMMETRY.

Paralelisht i punësuar në MGC (Metropolitan Geospatial Center).

Për periudhën Janar 2017 - Mars 2017 ka punuar si menaxher rajonal në FIER pranë GEO-BRUNA në kuadër të projektit të popullimit të adresave. Aktualisht punon si përgjegjës në Sektorin e Regjistrit të Planifikimit të Territorit.

Zotëron mirë gjuhën Angleze.

Taulant Dano

Sektori për Monitorimin e Zbatimit të Planeve Vendore - Drejtoria e Planifikimit Vendor

Z. Taulant Dano, lindur në Dhjetor 1973, ka përfunduar studimet universitare në “G. D’Annunzio” Pescara të Italisë dega arkitekturë duke u regjistruar edhe në regjistrin kombëtar të arkitektëve në Shqipëri dhe Itali. Në vitin 2006 merr edhe titullin doktor në Arkitekturë.

Me një eksperiencë të gjatë në fushën e arkitekturës, Z. Dano ka ushtruar profesionin si projektues, planifikues urban dhe zbatues që pas përfundimit të studimeve universitare, si në Itali ashtu edhe në Shqipëri.

Si pjesmarrës në mjaft grupe pune dhe projekte të rëndësishme në fushën e planifikimit, Z. Dano ka kryer edhe rolin e drejtuesit. Bashkëpunimi dhe organizimi i projekteve të ndryshme italo – shqiptare ka rezultuar mjaft i frytshëm dhe ka rritur kompetencat organizative të Z. Dano si në fushën e projektimit ashtu edhe në atë të zbatimit.

Zotëron mjaft mirë gjuhën italiane dhe mesatarisht atë angleze

Specialistë

ALBI KARASANI

Specialist në Sektorin e Legjislacionit dhe Asistencës Juridike - Drejtoria Juridike dhe e Burimeve Njerëzore
Email: albi.karasani@planifikimi.gov.al

Lindur më 1 Korrik 1992 në Peshkopi. Ka mbaruar studimet e larta për drejtësi pranë Universitetit Europian të Tiranës në vitin 2014.
Z.Karasani ka një eksperiencë pune si Inspektor pranë Drejtorisë Rajonale Tatimore Dibër për periudhën 2015-2016 si dhe Jurist pranë Drejtorisë së Sigurimeve Shoqërore Dibër për periudhën 2016-2017. Prej Shkurtit të vitit 2017 punon si Specialiste/Juriste pranë Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit (AKPT).


Zotëron gjuhën angleze dhe italiane.

Anja Cenameri

Specialiste në Sektorin e Asistencës për Përdorimin e Regjistrit – Drejtoria e Regjistrit të Planifikimit të Territorit
Email: anja.cenameri@planifikimi.gov.al

Znjsh. Anja Cenameri lindur në Tiranë në gusht 1992 , ka përfunduar studimet e larta të ciklit "Bachelor" dhe "Master i Shkencave" pranë Fakultetit të Gjeologjisë dhe Minierave, në degën Inxhinieri Gjeoinformatike, gjatë periudhës 2010 - 2015.

Në përfundim të studimeve, ndoqi Programin Kombëtar të Praktikave Profesionale në Ministrinë e Energjisë dhe Industrisë, ku pas perfundimit të tij u bë pjesë e stafit të Drejtorisë së Politikave dhe Zhvillimit të Minierave deri në dhjetor 2016.

Prej marsit të këtij viti është e angazhuar në mësimdhënie si pedagoge e jashtme në Universitetin Aleksandër Xhuvani, në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, pranë Departamentit të Informatikës.

Zotëron gjuhën Angleze dhe italiane

ARIOLA GJONI

Specialiste në Sektorin e Prokurimeve dhe Burimeve Njerëzore – Drejtoria Juridike dhe e Burimeve Njerëzore
Email: ariola.gjoni@planifikimi.gov.al

Znj. Gjoni ka lindur në Fier, më datë 20 korrik 1991.
Znj. Gjoni është Specialiste/Juriste pranë Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit (AKPT). Gjatë vitit 2016 ka kryer praktikën pranë Agjencisë së Planifikimit të Territorit, Tiranë.
Znj. Gjoni ka mbaruar studimet e larta për Drejtësi, në Fakultetin e Drejtësisë, në Universitetin e Tiranës, në vitin 2012. Në 2014 ka marrë titullin Master Shkencor për “E Drejtë Publike”, në Fakultetin e Drejtësisë, në Universitetin e Tiranës.
Në vitin 2010 është çertifikuar për njohjen e legjislacionit mjedisor nga Qendra Rajonale e Mjedisit.
Në vitin 2015 është çertifikuar me titullin “Avokat” nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë.

Zotëron shumë mirë gjuhën Angleze dhe Italiane.

Artenisa Keci

Specialiste në Sektorin e Shërbimeve Mbështetëse (Arkiv/Protokollit)- Drejtoria e Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse
Email: artenisa.keci@planifikimi.gov.al

Artenisa Keçi ka lindur më 5 Dhjetor 1980, ka përfunduar studimet universitare pranë Universitetin Bujqësor të Tiranës, në Fakultetin e Ekonomisë dhe Agrobiznesit për Financë-Kontabilitet. Znj.Keçi ka një eksperiecë disa vjeçare si : specialiste finance pranë kompanisë "Moto Tirana" shpk për periudhën 2009-2016.Nga 2006-2008 ka punuar si ekonomiste në kompaninë farmaceutike O.E.S. Distrimed.Për periudhën 2004-2006 ka punuar pranë kompanisë "Adrion" L.t.d. në sektorin e marketingut.

Zotëron shumë mirë gjuhën Angleze dhe italiane.

Djelinda Canaliaj

Specialiste në Sektorin IT - Drejtoria e Regjistrit të Planifikimit të Territorit
Email: djelinda.canaliaj@planifikimi.gov.al


Znj. Djelinda Canaliaj ka lindur më datë 24 Shkurt 1980.

Znj. Canaliaj është specialiste e sektorit IT dhe të Mirembajtjes së Regjistrit në Agjencinë Kombëtare të Planifikimit të Territorit (AKPT), që nga viti 2010. Më parë ka punuar si specialiste tek Drejtoria e Post Telekomunikacionit, në Ministrinë e Transportit, Punëve Publike, Postës dhe Telekomunikacionit si dhe specialiste e shërbimeve shtesë tek Eagle Mobile dhe AMC, gjatë viteve 2004-2008. Znj. Canaliaj ka mbaruar studimet e larta në Inxhinieri Elektronike, profili Telekomunikacion, në Universitetin Politeknik të Tiranës, në vitin 2004. Ajo është trajnuar në sistemin 2G, elementet e rrjetit GSM,  GRPS dhe Unix Fundamentals nga Nokia, Network+ nga Compatia, Oracle9i DB Admin Fundamentals I nga Oracle, krijimin dhe modifikimin e hartave nga GIS Albania.

Zotëron mirë gjuhën angleze dhe italiane.

Doris Alimerko

Specialiste në Sektorin për Monitorimin e Zbatimit të Planeve Kombëtare - Drejtoria e Planifikimit Kombëtar
Email: doris.alimerko@planifikimi.gov.al

Doris Alimerko, lindur më 20 Maj 1990, ka kryer studimet e larta për Master Shkencor në Urbanistikë 2011-2013 në Universitetin Politeknik të Tiranës, Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës. Gjithashtu për vitet 2008 - 2011 ka kryer studimet e larta për Bachelor pranë Universitetit Politeknik të Tiranës, Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës.

Znj.Alimerko ka eksperiencë pune si arkitekte pranë studios Alternatia999 për periudhën Tetor 2013 – Maj 2014. Për periudhën Prill 2014 – Janar 2015 ka kryer praktikën pranë Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit, dhe prej Korrik 2015 punon si specialiste pranë Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit.

 

Zotëron shumë mirë gjuhën italiane dhe angleze.

Elda Bejte

Specialiste në Sektorin për Monitorimin e Zbatimit të Planeve Vendore - Drejtoria e Planifikimit Vendor
Email: elda.bejte@planifikimi.gov.al


Znj. Bejte ka lindur më 20 nëntor 1980 në Lushnje.

Znj. Bejte është specialiste në Sektorin e Sekretariatit të KKT, në Drejtorinë për Zhvillimin e Territorit, pranë Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit (AKPT). Gjatë viteve 2004-2013 ka punuar si arkitekte në studio të ndryshme projektimi si: studio H&N, Todini s.p.a, pranë arkitektit Maks Cuko, studio Enigma dhe pranë Institutit të Studimeve dhe Projektimeve Urbanistike. Gjatë viteve 2002-2004 ka qënë ndihmës arkitekte në disa studio. Në nëntor 2007 është pajisur me liçencën e projektimit A.0902.

Znj. Bejte ka mbaruar studimet e larta për Arkitekturë, në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit, në Universitetin e Tiranës, në vitin 2004. Në 2001 ka ndjekur kursin “Arkitektura Kishtare”, pranë Kishës Ortodokse, Tiranë. Në dhjetor 2002 ka ndjekur nje kurs nga Instituti i Planifikimit Territorial i Universitetit të Ankonës dhe në korrik 2005 kursin “Zhvillimi Urban” sponsorizuar nga Fondi Egjiptian për Bashkëpunim Teknik me CIS, NIS, EIC në Kajro. Znj. Bejte ka marrë pjesë në International Research Conference of ENHR “Making cities work”, Tiranë. Në qershor 2003 është përkohësisht e pranishme në zhvillimin e punës për hartimin e “Planit Strategjik të qytetit të Lushnjës” nga Co-Plan.

Zotëron gjuhën angleze dhe italiane dhe frënge.

Eleana Beruka

Specialiste në Sektorin e Monitorimit të Zbatimit të Planeve Kombëtare - Drejtoria e Planifikimit Kombëtar

Eleana Beruka ka lindur në Gjirokastër më datë 20 Tetor 1986.

Eleana ka mbaruar studimet e larta për Arkitekturë në Universitetin Westminster në Londër. Në 2012 ka marrë titullin Master in Architecture (MArch) nga po i njëjti universitet. Ka punuar si arkitekte në studio private në Angli dhe Greqi (Jordan & Bateman Architecs, WilkinsonEyre, OKKAS studio), si dhe ka marrë pjesë në ekspozita arkitekture të organizuara nga universitetet Westminster dhe Greenwich. Gjatë kohës që ka punuar në Londër, Eleana ka  ndjekur trajnime të specializuara në fushën e menaxhimit të projekteve dhe planifikimit urban.

Zotëron shumë mirë gjuhën angleze, italiane dhe greke.

Erjona Vurmo

Specialiste në Sektorin për Hartimin e Planeve Kombëtare - Drejtoria e Planifikimit Kombëtar
Email: erjona.vurmo@planifikimi.gov.al

Erjona Vurmo,lindur më 19.06.1990.Ka përfunduar studimet Master Shkencor për Planifikim dhe Menaxhim Urban tek Universiteti Polis në periudhën 2012-2017.

Gjatë kësaj kohe ka kryer dy praktika profesionale pranë CO-PLAN ,në periudhën korrik-gusht 2016 dhe prill-maj 2017. Më pas ,ka bërë praktikë pranë AKPT në periudhën Nëntor - Dhjetor 2017.Që prej dhjetor 2017 , punon si specialiste në sektorin për hartimin e planeve kombëtare pranë AKPT.

Zotëron shumë mirë gjuhën angleze,mesatarisht atë italiane dhe franceze.

Erkla Canaj

Specialiste në Sektorin IT - Drejtoria e Regjistrit të Planifikimit të Territorit
Email: erkla.canaj@planifikimi.gov.al

Erkla Canaj, lindur në 4 Gusht të 1987 në Tiranë, ka përfunduar studimet universitare pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës në Degën e Informatikës në Shtator të 2011.  

Eksperiencën profesionale në fushën e elektronikës e ka nisur para përfundimit të studimeve universitare në vitin 2008 si mësuese në shkollën 9-vjecare "Protagonistët", për të ushtruar më tej profesionin e saj deri në vitin 2013 në qëndra të ndryshme si instruktore dhe asistente teknike për programe, konfigurime dhe përpunime të ndryshme deri në Janar të 2014 kur fillon dhe punën pranë Agjensisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit.  

Zotëron mjaft mirë gjuhën angleze dhe italiane. 

Ermal Pashollari

Specialist në Sektorin e Mbështetjes për Hartimin e Planeve Vendore - Drejtoria e Planifikimit Vendor
Email: ermal.pashollari@planifikimi.gov.al

Ermal Pashollari lindur më 31 Maj 1989, ka kryer studimet e larta në Universitetin Erciyes Turqi për Planifikim Urban dhe Rajonal dhe Master Profesional në Universitetin Polis për Planifikim Hapësinor dhe GIS.

Z.Pashollari punon pranë Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit qe prej Shtatorit 2015.Më parë ka punuar si Asistent i Administratorit të Përgjithshëm në firmën e ndërtimit Maber Insaat për periudhën Prill-Korrik 2014. Për periudhën Mars – Qershor 2013 ka punuar pranë kompanisë Taksis Planlama Gayrimenkul Degerleme Tic.Ltd.Sti si vlerësues i pasurive të paluajtshme.

Zotëron shumë mirë gjuhën angleze dhe turke, dhe mirë gjuhen italiane.

Flora Capo

Specialiste Sektorin e Zhvillimit të Regjistrit dhe Mirëmbajtjes së Bazës së të Dhënave - Drejtoria e Regjistrit të Planifikimit të Territorit
E-mail : flora.capo@planifikimi.gov.al

Znj. Flora Capo lindur në Tropojë, më 17 Shkurt 1986 Ka përfunduar studimet e larta të ciklit "Bachelor" dhe "Master i Shkencave" pranë Fakultetit të Gjeologjisë dhe Minierave, në degën Inxhinieri Gjeoinformatike, gjatë periudhës 2005 - 2010. Në Tetor 2010 - Mars 2014 ka punuar pranë Gis-Albania Company si specialiste Gis-i. Mars 2014 - Prill 2014 ka punuar në departamentin Gis-Albania në IMB si specialiste Gis-i.

Në periudhën Prill 2014 - Gusht 2017 ka punuar pranë Shërbimit Gjeologjik Shqiptar, në drejtorinë e Gjeoinformacionit si Specialiste.

Ka qënë pjesë e projekteve kombëtare dhe ndërkombëtare si specialiste Gis-i.

Zotëron gjuhën Angleze, italiane dhe spanjolle.

Ina Brata

Specialiste në Sektorin e Mbështetjes për Hartimin e Planeve Vendore - Drejtoria e Planifikimit Vendor
E-mail: ina.brata@planifikimi.gov.al

Lindur më 22 Mars 1993, Tiranë, ka kryer studimet për Planifikim Urban në Fakultetin e Planifikimit Urban në Universitetin Polis (2011-2016). Gjithashtu po ndjek një master profesional part time për Politikat e Strehimit mbështetur nga IHS Erasmus.

Për periudhën Gusht 2016 - Maj 2017 ka punuar në NGO-në lider në Shqipëri e rajon, Co-Plan, Instituti për Zhvillim e Habitatit si planifikuese urbane.

Për periudhën dhjetor 2015 - qershor 2016 ka punuar në Universitetin Polis si planifikuese urbane.

Ka marrë pjesë në projekte: Connecting city spaces, Kwiatkowskiego route in Gdynia_ Gdansk University of Technology Poland (qershor – korrik 2014); Përgatitja e Planeve Operacionale të Bashkisë Belsh, Peqin, Gramsh (shtator – dhjetor 2015);Zhvillimi hapësirave urbane me pjesëmarrjen e komunitetit ‘Xhepat urbane’ (shtator – tetor 2014).

Ka njohuri mbi programet kompjuterike si paketa Adobe, Auto Cad, ArcGIS

Zotëron shumë mirë gjuhën Angleze dhe mirë atë Italiane

Iris Papa

Specialiste në Sektorin e Mbështetjes për Hartimin e Planeve Vendore - Drejtoria e Planifikimit Vendor

Znj. Papa ka lindur më 14 Qershor 1985 në Tiranë. Znj. Papa është specialiste në Sektorin e Sekretariatit të KKT-së, në Drejtorinë për Zhvillimin e Territorit, pranë Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit (AKPT). Gjatë vitit 2008-2009 ka punuar në Agjencinë e Legalizimit (ALUIZNI) si specialiste në Sektorin e Urbanizimit. Në vitet 2008-2013 ka punuar si arkitekte në studion e projektimit “A-U-A Studio” në Tiranë. Gjatë kësaj periudhe ka qënë bashkëautore tek: Studimi Territorial i Rajonit të Vorës dhe Plani rregullues i qytetit Vorë, Masterplani i Komunës Zejmen - Kolsh - Shën Koll, PPV i Komunës Dajt, PPV i Komunës Berzhite, PPV i Komunës Ndroq dhe autore e Planit rregullues të fshatit Zejmen.  Gjithashtu ka qënë autore e disa vilave banimi, projektimeve urbane dhe interiereve.

Znj. Papa ka mbaruar studimet e larta për Arkitekturë, në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit, pranë Universitetit Politeknik të Tiranës, në vitin 2010. Znj. Papa ka marrë pjesë në workshopin mbi“Dizenjimin dhe integrimin e sistemeve solare termale në ndërtesat ekzistuese dhe të reja” organizuar nga UNDP në bashkëpunim me Universitetin Epoka, në kuadër të projektit “Shqipëria nën transformimin e tregut të ngrohjes diellore globale të ujit dhe forcimit të iniciativave” dhe në Konferencën e parë ndërkombëtare mbi Arkitekturen dhe Dizajnin Urban organizuar nga Universiteti Epoka.

Zotëron shumë mirë gjuhën angleze, italiane dhe mesatarisht atë frënge.

Jakup Reka

Shofer, Sektori i Shërbimeve - Drejtoria e Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse
Email: jakup.reka@planifikimi.gov.al 

Jakup Reka, lindur në Qershor të 1961 në Berat, ka ndjekur studimet në Shkollën e Mesme Profesionale Mekanike në vitet 1983 – 1988.

Z. Reka fillon punë pranë Ndërmarrjes së Banesave në Berat në vitin 1985 për të vazhduar më pas në vitin 1987 punë në Turizëm Berat deri në vitin 1993. Në Korrik të 2010 punësohet pranë Repartit Ushtarak 1320 si specialist mirëmbajtje deri në vitin 2012 kur fillon punë pranë Agjensisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit.

Zotëron patentë të klasit B,C dhe D me afat deri në vitin 2021. 

Kleida Tane

Specialiste në Sektorin e Prokurimeve dhe Burimeve Njerëzore - Drejtoria Juridike dhe Burimeve Njerëzore 

Znj. Tane ka lindur në Sarandë, më datë 29 shtator 1989. Znj. Tane është Specialiste/Juriste pranë Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit (AKPT).Gjatë vitit 2013 ka punuar pranë Agjencisë së Legalizimit,Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave/Ndërtimeve Informale, Tiranë. Znj. Tane ka mbaruar studimet e larta për Drejtësi, në Fakultetin e Drejtësisë, në Universitetin e Tiranës, në vitin 2011.Në 2013 ka marrë titullin Master Shkencor për “E Drejtë Penale”, në Fakultetin e Drejtësisë, në Universitetin e Tiranës.

Është trajnuar nga Elsa Albania dhe AEGEE Tirana për të Drejtat e Njeriut (Human Rights Education).

Në vitin 2015 është çertifikuar me titullin “Avokat” nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë.

Zotëron shumë mirë gjuhën Angleze, Italiane dhe Greke.

Malvina Ferra

Specialiste në Sektorin për Monitorimin e Zbatimit të Planeve Vendore  - Drejtoria e Planifikimit të Territorit
Email: malvina.ferra@planifikimi.gov.al

"Marrja e njohurive në fakultetin e arkitekturës dhe eksperienca e shkurtër në këtë fushë, më orientuan drejt planifikimit urban. Dëshira për të kuptuar lidhjen e ndërsjelltë të këtyre dy niveleve të planifikimit dhe mënyrën sesi ato marrin formë në varësi të ndryshimit të variablave të njera-tjetrës, është motivi i punës sime. AKPT më ka dhënë mundësinë ta ndjek këtë proces nga niveli më i lartë hierarkik, ai kombëtar."

Znj. Ferra ka kryer studimet e larta për arkitekturë në Fakultetin e Arkitekturës dhe Urbanistikës, në Universitetin Politeknik të Tiranës. Punon pranë Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit që prej Shkurtit 2016.  Ka bërë praktikë pranë AKPT në periudhën Korrik – Tetor 2015. Në periudhën Nëntor 2015 – Janar 2016 ka punuar si Arkitekte në studio projektimi. 

Zotëron shumë mirë gjuhën angleze dhe italiane.

Marcela Albrahimi

Specialiste në Sektorin e Financës - Drejtoria e Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse

Znj. Albrahimi ka lindur më 9 Qershor 1981. 

Znj. Albrahimi ka punuar në Union Bank, dega Shallvare gjatë vitit 2012 dhe në Societe Generale Albania, dega Librazhd, në fillim si Kryearkëtare dhe më pas në Shërbim klientele dhe gjatë viteve 2008-2010 si As/Drejtore dege, CRM Retail. Znj. Albrahimi është trajnuar në programin Financa 5, pranë kolegjit Harry Fultz si dhe ka marrë pjesë në shumë seminare trajnimi nga banka për çdo projekt të ri.

 

Znj. Albrahimi zotëron shumë mirë gjuhën angleze, italiane dhe mesatarisht atë frënge.

Megelina Dajti

Specialiste në Sektorin e Asistencës për Përdorimin e Regjistrit - Drejtoria e Regjistrit të Planifikimit të Territorit

Znj. Dajti ka lindur më 17 Qershor 1992.

Znj. Dajti ka punuar operatore tek Tregi Marketing. Znj. Dajti ka mbaruar Inxhinieri “Gjeomatike”, në Universitetin Politeknik të Tiranës, në vitin 2013. Është përdoruese e mirë e programeve ArcGIS dhe Autocad, Autocad Land. Gjithashtu njeh programet Java, C++ dhe Html.

Zotëron gjuhën angleze. 

Mikel Tanini

Specialist në Sektorin e Jetësimit të Prioriteteve - Drejtoria e Planifikimit Vendor

Mikel Tanini, lindur më 19 Mars 1992, ka kryer studimet Bachelor në “Planifikim urban dhe territorial”  në periudhën  2011-2014, në Universitetin Politeknik të Torinos.

Z.Tanini për periudhën Nëntor 2015 – Korrik 2016 ka kryer praktikën pranë Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit dhe prej Gushtit 2016 punon si specialist në AKPT.

Zotëron shumë mirë gjuhën italiane dhe angleze.

Piro Anastasi

Specialist në Sektorin për Hartimin e Planeve Kombëtare - Drejtoria e Planifikimit Kombëtar
Email: piro.anastasi@planifikimi.gov.al 

Z. Piro Anastasi ka lindur më datë 10 Gusht 1953. 

Z. Anastasi është specialist në sektorin e Planifikimmit të Bashkërenduar, në Agjencinë Kombëtare të Planifikimit të Territorit (AKPT). Më parë ka punuar si pedagog i jashtëm në Universitetin privat Albanian University, në Fakultetin e Arkitekturës, si specialist në Drejorinë e Planifikimit Urban e Kontrollit të Territorit, në Ministrinë e Transportit dhe Punëve Publike, drejtor ekzekutiv dhe arkitekt i Zyrës së Projektimit, tek shoqëria e ndërtimit dhe projektimit “Pegaso” sh.p.k., arkitekt-urbanist në Zyrën e Urbanistikës dhe Projektimit, në Bashkinë Tiranë dhe në Institutin e Studimeve të Urbanistikës dhe Arkitekturës, arkitekt interieri në Muzeun Historik Kombëtar dhe inxhinier zbatues në Ndërrmarrjen e Ndërtimit Pogradec. Z. Anastasi ka mbaruar studimet e larta për Arkitekturë, në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit, në Universitetin e Tiranës, në vitin 1977.

Zotëron gjuhën italiane dhe angleze.

Rezarta Laçi

Specialiste në Sektorin e Legjislacionit dhe Asistencës Juridike - Drejtoria Juridike dhe Burimeve Njerëzore

Znj. Rezarta Laçi ka lindur më datë 27 Tetor 1981.

Znj. Laçi është juriste në Agjencinë Kombëtare të Planifikimit të Territorit (AKPT), që nga viti 2010. Gjatë viteve 2004-2007 ka qënë specialist në sektorin e Privatizimit të Telekomunikacionit dhe Elektroenergjisë, në drejtorinë e Privatizimit të Sektorëve Strategjikë dhe më pas kryetare e Këshillit Mbikqyrës të Shoqërisë “Qymyrguri Priske”, pranë Ministrisë së Ekonomisë, Tregëtisë dhe Energjetikës. Në sektorin privat ka punuar si juriste në studion e projektimit “Enigma” dhe si asistente avokate pranë studios ligjore “Samarxhi”. Znj. Laçi ka mbaruar studimet e larta për Jurisprudencë, në Universitetin e Tiranës, në vitin 2003. Në Dhjetor 2004 ka marrë titullin Avokate. Aktualisht ndjek masterin professional në të Drejtën Publike, në Fakultetin e Drejtësisë, në Universitetin e Tiranës. Znj. Laçi është trajnuar për Kuadrin Ligjor te Biznesit, Ligjet tregtare në fushën e privatizimit, Mbrojtjen e konsumatorit, Planifikimin e qëndrueshëm të politikave të përdorimit të tokës dhe në Planifikimin hapsinor dhe menaxhimin e tokës.

Zotëron shumë mirë anglishten, italishten dhe frëngjishten.

Romina Hoxha

Specialiste në Sektorin e Financës - Drejtoria e Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse

Znj. Hoxha ka lindur më 19 Mars 1989. Znj. Hoxha është Specialiste Finance pranë Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit (AKPT). Gjatë vitit 2011-2012 ka punuar si specialiste ne Raiffeisen Bank Albania në Departmentin SME. Në 2013-2014 ka punuar si financiere në një Studio Kontabiliteti. Në 2014-2016 ka punuar si specialiste finance në biznes privat.

Znj. Hoxha ka mbaruar studimet Bachelor dhe Master për Financë në Fakultetin e Ekonomise, Universiteti i Tiranës. Gjatë 2015-2016 ka kryer Masterin për Inxhinieri Financë në Universiteti Poitiers, Francë.

 

Znj. Hoxha zotëron shumë mirë gjuhën angleze, italiane, frënge dhe mesatarisht ate spanjolle.

Rudina Breçani

Specialiste ne Sektorin e Jetësimit të Prioriteteve - Drejtoria e Planifikimit Vendor
Email: rudina.brecani@planifikimi.gov.al

Rudina Breçani, lindur më 30 qershor 1994 në Tiranë, ka përfunduar studimet për Diplomë të Integruar në Arkitekturë në vitin 2017 tek Universiteti Epoka, nga ku ka kryer një semester exchange në Politeknikun e Barit gjatë vitit 2017, dhe nga ku është diplomuar me titullin Master Shkencor me rezultate maksimale. Ka punuar si arkitekte në firmën e ndërtimit Archimed Studio gjatë periudhës gusht-dhjetor2017, dhe në studion private CommonSense gjatë periudhës shkurt-mars 2017. Ka kryer dy praktika pranë IMK-së gjatë muajve korrik 2014 dhe gusht 2015, një praktikë pranë Plaza Tirana gjatë muajit gusht 2015, një praktikë part-time pranë studios Corda gjatë periudhës tetor 2014-janar 2015, tek Universitetit Epoka, dhe një praktikë pranë studios private Firman Mimarlik në Stamboll gjatë muajit gusht 2014. Zotëron shumë mirë gjuhën angleze, italiane, dhe franceze.

Shpend Balilaj

Specialist në Sektorin e Zhvillimit të Regjistrit dhe Mirëmbajtjes së Bazës së të Dhënave - Drejtoria e Regjistrit të Planifikimit të Territorit
E-mail: shpend.balilaj@planifikimi.gov.al

Shpendi Balilaj, lindur më  13 Janar 1991 në Vlorë, ka kryer  studimet për Planifikim Urban në Fakultetin e Planifikimit Urban në Universitetin Polis. (Shtator 2009 – Korrik 2014). Gjithashtu zotëron dhe nje diplomë në degën e Financës në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Tiranës (Shtator 2011 - Korrik 2015). Ka njohuri mbi programet kompjuterike si: Paketa Adobe, CorelDRAW, AutoCad, Arc GIS etj. Për periudhën Mars 2014 – Janar 2015 ka kryer praktikën studentore pranë Drejtorisë së Zhvillimit të Territorit. Nga periudha Janar 2015 punon si specialist pranë Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit.

Zotëron mirë gjuhët Anglisht dhe Italisht