Agjensia Kombëtare e Planifikimit të Territorit
Search Menu

SPEEDY, Projekti i Përbashkët për Vlerësimin Mjedisor me Qeverisje Dinamike

 

Objektivi i përgjithshëm i SPEEDY ka qenë favorizimi i bashkëpunimit ndërkufitar midis administratave publike që kanë për qëllim zhvillimin dhe zbatimin e një procesi efikas Vlerësimi Mjedisor në hapësirën e Adriatikut. Ky qëllim përshtatet shumë mirë me përpjekjet e CC/CCPs' për të transpozuar acquis të BE-së në mënyrë qe të përafrojë legjislacionin dhe politikat e tyre me standardet evropiane në fushën e mjedisit.

Veprimi sinergjik mes vendeve të ndryshme bregdetare është i lidhur me konsideratën që problemet e përbashkëta mjedisore mund të zgjidhen vetëm nëpërmjet ndërhyrjeve të koordinuara dhe shkëmbimit të njohurive, në vend që të veprohet në territore të kufizuara. Përdorimi në rritje i komunikimit elektronik ofron mundësi për arritjen e këtij qëllimi në mënyra të drejtpërdrejta përmes themelimit të forumit ndërkombëtar.

Ajo do tu japë të gjithë përfitueseve mundësi të angazhohen në debate të gjalla në disa nga fushat më të popullarizuara të vlerësimit të ndikimit. Në detaje, objektivi i sipërcituar do të arrihet nëpërmjet zhvillimit të një website për VSM-në me qëllim që të promovojë, të zgjerojë njohuritë dhe të shkëmbejë informacion në lidhje me VSM. Falë ketij website secili përfitues do të ketë mundësinë për t'u trajnuar dhe për të marrë informacion mbi ngjarjet online, legjislacionin dhe procedurat, në mënyrë që të marrë pjesë drejtpërdrejt në shumicën e çështjeve kritike për VSM-në.

Websiti për VSM do të jetë një mjet efektiv për të lehtësuar konsultimet ndërkufitare mbi planet dhe programet ndërkombëtare sipas Direktivës për VSM-në, të tilla si Programi Ndërkufitar “New Adriatik” bashkëpunimit ndërkufitar 2014-2020. Përgatitja e disa rekomandimeve të përbashkëta dhe të dobishme për të modifikuar dhe përditësuar Direktivat Europiane për VSM, është një tjetër objektiv kryesor specifik i projektit. Objektivi tjetër i website për VSM është që të krijojë një mjet të dobishëm që lejon Institucionet Publike Europiane të kontribuojne në debatin mbi dobësitë procedurale për VSM.