Agjensia Kombëtare e Planifikimit të Territorit
Search Menu

 

 

Vendime KKT

Këshilli Kombëtar i Territorit (KKT) është organ kolegjial që funksionon pranë Këshillit të Ministrave dhe kryesohet nga  Kryeministri. KKT përbëhet nga Kryetari, dhe nga 8 anëtarët, emëruar sipas VKM-së Nr. 519, datë 20.09.2017, “Për përcaktimin e përbërjes së Këshillit Kombëtar të Territorit”.

Këshilli Kombëtar i Territorit, në fushën e planifikimit të territorit ka këto kompetenca:

a) vendos miratimin, miratimin me ndryshime ose shtyrjen për shqyrtim të mëvonshëm të dokumenteve të planifikimit, kërkuar për miratim nga autoritetet e planifikimit, sipas përcaktimeve të Ligjit Nr. 107/2014 “Për Planifikimin dhe Zhvillimin e Territorit”, i ndryshuar;

b) vendos për miratimin e dokumenteve të planifikimit sektorial, të përcaktuara me legjislacion të posaçëm, dhe që kanë efekte në territor;

c) përcakton rëndësinë kombëtare të një çështjeje, zone ose objekti në planifikimin e territorit, dhe miraton planet e detajuara për zona të rëndësisë kombëtare, kur parashikohen të tilla nga Plani i Përgjithshëm Kombëtar i Territorit.

Gjithashtu, KKT është autoriteti përgjegjës për vendimmarrjen për leje zhvillimi dhe leje ndërtimi për llojet e zhvillimit komplekse, të përcaktuara në rregulloren e zhvillimit dhe ato që lidhen me çështje, zona, objekte të rëndësisë kombëtare apo me investime strategjike për interesat e vendit.

Rolin e Sekretariatit Teknik të KKT-së e mban Agjencia e Zhvillimit të Territorit.