Agjensia Kombëtare e Planifikimit të Territorit
Search Menu

 

 

Vendime KKU

Këshilli Kombëtar i Ujit është organi qendror vendimmarrës, përgjegjës për administrimin e burimeve ujore.

Këshilli Kombëtar i Ujit është organ ndërministror që kryesohet nga Kryeministri dhe trajton çështjet e administrimit dhe menaxhimit të integruar të burimeve ujore.

Kompetencat e Këshillit Kombëtar të Ujit janë:

a) miraton planet dhe projektet, ndërrajonale dhe kombëtare, në fushën e bujqësisë, urbanistikës, zhvillimit industrial e territorial, kur ato lidhen me ruajtjen dhe menaxhimin e ujërave;

b) merr masat e duhura për zbatimin e çdo marrëveshjeje ndërkombëtare, konvente për burimet ujore, në të cilat Republika e Shqipërisë është palë;

c) jep leje dhe autorizime për përdorimin e ujit dhe për shkarkimet, kur veprimtaria kryhet jashtë kufirit të një baseni të vetëm;

ç) çdo autoritet kontraktor, përpara se të nisë një procedurë konçensioni për përdorimin e burimeve ujore, duhet të marrë miratimin, në parim, nga Këshilli Kombëtar i Ujit. Pas lidhjes së kontratës koncesionare, pajis koncesionarin me lejen për përdorimin e burimit ujor, të nënshkruar nga Kryetari i Këshillit Kombëtar të Ujit. Kur këto burime ujore kanë rëndësi kombëtare, sipas përcaktimeve të Këshillit të Ministrave, marrëveshja e koncesionit hyn në fuqi pas ratifikimit nga Kuvendi;

d) miraton rregulloren e Këshillit të Basenit Ujor