Takimi i FBPV-së për hartimin e PPV-ve për Bashkitë Përmet, Këlcyrë, Kolonjë

E hënë, 11 December 2017

Referuar VKM-së Nr. 671 datë 29.07.2015 “Për miratimin e rregullores së planifikimit të territorit”, Neni 2 përcakton se:

“Forumi për bashkërendimin e planifikimit” është një mekanizëm për të nxitur diskutimet strategjike të përfaqësuesve: të autoritetit përgjegjës për hartimin e dokumentit të planifikimit, pushtetit vendor, pushtetit qendror dhe ekspertëve; për të arritur koordinimin e çështjeve të planifikimit për një zonë, njësi vendore, rajon apo territorin në përgjithësi. Forumi nuk është entitet vendimmarrës, miratues apo zgjidhës i konflikteve.

Forumi për Bashkërendimin e Planifikimit Vendor konstituohet pas ndërmarrjes së nismës për hartimin e dokumentit të planifikimit vendor, me urdhër të drejtorit të Agjencisë.

FBPV-ja drejtohet nga drejtuesi i Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit dhe përbëhet nga drejtuesi i organit përgjegjës për planifikimin në njësinë vendore që ka ndërmarrë nismën, përfaqësuesi planifikues i bashkive kufitare dhe përfaqësuesi planifikues i qarkut. Sipas rastit, FBPV-ja mund të ketë në përbërjen e tij edhe përfaqësues të grupeve të interesit.

 

Më datë 07.12.2017 Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit organizoi takimin e Forumit për Bashkërendimin e Planifikimit Vendor për bashkitë Përmet, Këlcyrë, Kolonjë.

Qëllimi i këtij takimi ishte prezantimi i Strategjisë Territoriale të bashkive.

Pjesëmarrës në takim ishin përfaqësues tëstudiove konsulente Atelier 4; përfaqësues tëbashkive Këlcyrë, Kolonjë, Tepelenë, Korçë, Skrapar; përfaqësues të AdZM Korçë, Qarkut Korçë, qarkut Gjirokastër, AKZM, PPNEA, AZHR 3 dhe 4, ARRSH dhe studios konsulente të bashkisë kufitare Dropull, Universiteti Polis.

Studio konsulente bëri një prezantim përmbledhës mbi fazën e tretë të procesit të hartimit të PPV-së, Strategjisë Territoriale për të treja Bashkitë ku ndër të tjera u prezantuan:

  • Shpërndarja e 5 Sistemeve në territoret e Bashkive;
  • Elementët e fortë identifikues të Bashkive;
  • Skenarët dhe ndikimet e mundshme të tyre;
  • Polet e zhvillimit dhe Vizionet e Bashkive;
  • Projektet e propozuara per sektorët e zhvillimit;

 

Rekomandimet e dhëna nga pjesëmarrësit materialin e prezantuar konstatonin në:

  • Analiza e kryer e luginës së lumit Vjosë, si një element i rëndësishëm i cili lidh të tre bashkitë dhe theksimi i projekteve strategjike të propozuar për këtë luginë;
  • Analizimi i resurseve ekonomike të tre bashkive Kolonjë-Përmet-Këlcyrë përfshirë bimët medicinale në gjendje natyrore (të pakultivuara). Kjo zonë është një hambar i tyre. Orjentimi drejt energjive të rinovueshme;
  • Nevoja për koordinim ndërbashkiak për shumë çështje, psh: burimet e energjisë hidrike, eolike, etj.
  • Ndërtimi i skenarëve që analizojnë ndikim e ndërtimin ose jo të HEC-eve, në sektorin e turizmit në territorin e Bashkive. Si dhe krijimi i guidave arkitektonike si një udhëzim për kompanitë që do të zhvillojnë aktivitete të tilla ndërtimore;
  • Fokusimi në elementët kryesore që janë të veçanta për secilën Bashki, të cilat do të ndihmojnë në zhvillimin e tyre. Mbështetja e sipërmarrjeve të vogla pasi janë ato që çojnë zhvillimin në çdo familje;
  • Trajtimi i burimeve termale në skeda si në rastin e fshatrave për të dhënë më shumë detaje rreth tyre.