Dëgjesë Publike mbi fillimin e procesit të hartimit të PPV-së, Bashkia Dropull

E premte, 5 May 2017

Më datë 05.05.2017 në orën 11:00 pranë Bashkisë Dropull u zhvillua takimi mbi fillimin e proçesit të hartimit të Planit të Përgjithshëm Vendor dhe VSM-së pjesë e integruar e këtij plani.

Në takim ishin prezentë përfaqësues të bashkisë, përfaqësues të studios konsulente për hartimin e planit, Universitetit Polis, përfaqësues të Akpt-së, etj.

Në dëgjesë u prezantuan hapat që do të ndiqen përgjatë gjithë proçesit të hartimit të PPV-së, ku ndër më kryesoret ishin:

  • Mbledhja e të dhënave, sipas kërkesave të kuadrit ligjor për hartimin e Raportit të Analizës dhe Vlerësimit të Territorit.
  • Ngritja e një Grupi Pune në Bashki që do të ndjeki procesin e PPV-së.
  • Azhornimi i të dhënave të gjetura në terren.
  • Mospërputhja e të dhënave demografike nga burime të ndryshme.
  • Mungesa e të dhënave në përgjithësi për bashkinë Dropull.

Pas prezantimit të Analizës Territoriale u prezantua edhe Drafti i Vlerësimit Strategjik Mjedisor (VSM-ja). Draft-VSM-ja është mbështetur në analizën e problematikave që ofron territori i bashkisë duke u nisur nga analizimi i të gjithë elementeve përbërës të tij. Duke parashtruar në këtë mënyrë gjendjen ekzistuese dhe pikat e dobëta të këtyre elementeve.