Rezarta Laçi

Specialiste në Sektorin e Legjislacionit - Drejtoria Juridike

Email: rezarta.laci@planifikimi.gov.al

 

Znj. Rezarta Laçi ka lindur më datë 27 Tetor 1981.

 

Znj. Laçi është juriste në Agjencinë Kombëtare të Planifikimit të Territorit (AKPT), që nga viti 2010. Gjatë viteve 2004-2007 ka qënë specialist në sektorin e Privatizimit të Telekomunikacionit dhe Elektroenergjisë, në drejtorinë e Privatizimit të Sektorëve Strategjikë dhe më pas kryetare e Këshillit Mbikqyrës të Shoqërisë “Qymyrguri Priske”, pranë Ministrisë së Ekonomisë, Tregëtisë dhe Energjetikës. Në sektorin privat ka punuar si juriste në studion e projektimit “Enigma” dhe si asistente avokate pranë studios ligjore “Samarxhi”.

 

Znj. Laçi ka mbaruar studimet e larta për Jurisprudencë, në Universitetin e Tiranës, në vitin 2003. Në Dhjetor 2004 ka marrë titullin Avokate. Aktualisht ndjek masterin professional në të Drejtën Publike, në Fakultetin e Drejtësisë, në Universitetin e Tiranës. Znj. Laçi është trajnuar për Kuadrin Ligjor te Biznesit, Ligjet tregtare në fushën e privatizimit, Mbrojtjen e konsumatorit, Planifikimin e qëndrueshëm të politikave të përdorimit të tokës dhe në Planifikimin hapsinor dhe menaxhimin e tokës.

 

Zotëron shumë mirë anglishten, italishten dhe frëngjishten.