Djelinda Canaliaj

Specialiste e Sektorit IT dhe të Mirëmbajtjes së Regjistrit - Drejtoria e Regjistrit të Zhvillimit të Territorit

Email: djelinda.canaliaj@planifikimi.gov.al

 

Znj. Djelinda Canaliaj ka lindur më datë 24 Shkurt 1980.

 

Znj. Canaliaj është specialiste e sektorit IT dhe të Mirembajtjes së Regjistrit në Agjencinë Kombëtare të Planifikimit të Territorit (AKPT), që nga viti 2010. Më parë ka punuar si specialiste tek Drejtoria e Post Telekomunikacionit, në Ministrinë e Transportit, Punëve Publike, Postës dhe Telekomunikacionit si dhe specialiste e shërbimeve shtesë tek Eagle Mobile dhe AMC, gjatë viteve 2004-2008.

 

Znj. Canaliaj ka mbaruar studimet e larta në Inxhinieri Elektronike, profili Telekomunikacion, në Universitetin Politeknik të Tiranës, në vitin 2004. Ajo është trajnuar në sistemin 2G, elementet e rrjetit GSM,  GRPS dhe Unix Fundamentals nga Nokia, Network+ nga Compatia, Oracle9i DB Admin Fundamentals I nga Oracle, krijimin dhe modifikimin e hartave nga GIS Albania.

 

Zotëron mirë gjuhën angleze dhe italiane.