Borana Laçi

Përgjegjëse e Sektorit të Legjislacionit - Drejtoria Juridike

Email: borana.laci@planifikimi.gov.al

 

Znj. Borana Laçi ka lindur në Durrës, më datë 5 Maj 1986.

Znj. Laçi ka një eksperiencë pune 5 vjeçare. Pas studimeve, ajo ka punuar disa muaj si asistente pranë Këshillit të Ministrave, pastaj deri në 2010 si jusriste tek "AGC Reatil, sh.p.k.". Që nga 2010 punon tek Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit, si juriste, me pas përgjegjëse në sektorin e Planifikimit të Territorit dhe tani përgjegjëse e Sektorit të Legjislacionit.

Znj. Laçi ka përfunduar studimet e larta në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, në vitin 2009, pastaj ka marrë titullin Avokate në 2012. Aktualisht  Znj. Laçi po ndjek nje master profesional “Administrimi i Institucioneve Sociale në Sistemin e Drejtësisë”, në Universitetin e Tiranës. Znj. Laçi është trajnuar për planifikimin e qëndrueshëm të politikave të përdorimit të tokës, teori të zhvillimit urban, direktivat e BE-së për planifikimin hapsinor dhe menaxhimin e tokës, ofrimin e shërbimeve publike, menaxhimin e tokës dhe instrumentet e kontrollit te zhvilllimit dhe planifikimi  për një zhvilllim të qëndrueshëm, nga Instituti i Bankës Botërore dhe Co-Plan në bashkëpunim me IHS/Universitetin Erasmus, Hollandë.

 Ajo zotëron shumë mirë gjuhën angleze dhe mesatarisht gjuhën italiane.