BRIGAID/AKPT [HORIZON2020] organizon punëtorinë: “Novacionet e projektit BRIGAID dhe meteorologjia, apo e kundërta”
AKPT, partner në projektin BRIGAID “BRIdging the Gap for Innovations in Disaster Resilience”, pjesë e programit ‘HORIZON 2020’ të Komisionit Europian, më datë 23 Mars 2018 organizoi punëtorinë me temë “Novacionet e projektit BRIGAID dhe meteorologjia, apo e kundërta”.
Ky takim u organizua në ditën botërorë të meteorologjisë. Një projekt, ku novacionet janë objekti kryesor, nuk mund të mendohet i palidhur me identifikimin e problematikave që vijnë nga kushtet meteorologjike, sfidat dhe përcaktimin e interesave të aktorëve kryesorë të projektit, “përdoruesve fundorë”.
Në këtë punëtori u prezantua projekti dhe ecuria e tij në Shqipëri, rezultatet e arritura deri më tani dhe çfarë pritet në vazhdim. Jemi afër lançimit të thirrjes së hapur nga projektit për novacione në funksion të rekuperimit nga katastrofat natyrore. Përgatitja për prezantime në këtë fushë duhet të fillojë me auditoret, studentët, kompanitë e interesuara.
Aktiviteti zgjoi interesin e të ftuarve; përfaqësues nga universitete dhe përfaqësuesve të Akademisë së Shkencave, për t’u bërë pjesë e propozimeve që tenton të mbledhë projekti. Interes shfaqën gjithashtu edhe kompani bashkëpunëtore dhe studentë, për prezantimin e ideve të tyre në thirrjen e ardhshme.
Fusha e novacioneve, risive në funksion të përballjes me natyrën dhe katastrofat natyrore që ajo mund të servirë, është një tematikë e vlefshme për kurrikulat e universiteteve.
Novacionet shqiptare, pjesë tashmë e projektit janë në funksion të menaxhimin të situatave emergjente në rast përmbytjesh, zjarresh, thatësirash. Prezantimi i këtyre risive për përfaqësuesit e Emergjencave Civile pranë Bashkisë Tiranë, përfaqësuesit e Ujësjellës-Kanalizimeve Tiranë dhe Agjencisë së Burimeve Ujore, ishte hapi i rrallës për projektin.
Novatorët prezantuan idetë e tyre në funksion të mirëmenaxhimit të situatave të emergjencave, në funksion të së mirës së njerëzimit, e konkretisht komunitetit tonë.