Planet e Përgjithshme Vendore: Lidhen kontratat dhe nis puna për Planet e Përgjithshme Vendore të 16 Bashkive të fundit
Në datën 15 Tetor, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, lidh kontratat me 5 Studio Konsulente për të nisur punën për Planet e Përgjithshme Vendore të 16 Bashkive të fundit:
Has, Fushë-Arrëz, Bulqizë, Peqin, Patos, Roskovec, Mallakastër, Memaliaj, Tepelenë, Selenicë, Libohovë, Finiq, Delvinë, Pustec, Maliq dhe Devoll.
Brenda 6-mujorit të parë të vitit të ardhshëm, i gjithë territori plotësohet me PPV, që do të jenë platforma zhvillimi për 15 vitet e ardhshme për mënyrën sesi do të zhvillohen Njësitë e Qeverisjes Vendore, në zonat rurale dhe urbane.
AKPT do të asistojë teknikisht procesin e hartimit të planeve, si institucioni me përgjegjësi kombëtare në fushën e planifikimit të territorit.
Ky është raundi i katërt i hartimit të planeve vendore, pas reformës administrative territoriale. Punë e mirë është bërë në raundet e mëparshme, por kemi nxjerrë edhe mësime, të cilat do të na udhëheqin për të kryer procese edhe më të mira planifikimi territori.