Ftesë për pjesëmarrje në Takimin e Parë Kombëtar në kuadër të projektit BRIGAID më 21/04/2017
Në datën 21 Prill 2017, do të zhvillohet takimi i Parë Kombëtar për Krijimin e Rrjetit të Bashkëpunëtorëve në kuadër të projektit BRIGAID ( Bridging the Gap for Innovations in Disaster Resilience). Ky projekt është pjesë e programit “Horizon2020” i Komisionit Europian, ku Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit është përzgjedhur partnere.
Qëllimi i BRIGAID është të përthithë ide inovative mbi 3 komponentë kryesorë të ndryshimeve klimatike si, përmbytjet, thatësirat dhe moti ekstrem. Mes ideve të ndryshme, projekti do të përzgjedhë disa prej tyre, të cilat do të zhvillohen dhe do të testohen. Idetë e suksesshme do të ndihmohen që të dalin në treg dhe të bëhen të disponueshme në mënyrë që në momente fatkeqësish natyrore të luajnë rolin e tyre për të zbutur apo shmangur dëmet e mundshme.
Roli final i AKPT-së në kuadër të BRIGAID do të jetë komunikimi dhe përhapja e njohurive dhe promovimi i risive/produkteve të përfituara nga projekti tek bashkëpunëtorët lokalë, grupet e interesit, autoritetet vendore, rajonale e qëndrore, të cilët janë të ndjeshëm ndaj ndryshimeve klimatike. Gjithashtu, AKPT do të ndihmojë projektin BRIGAID edhe gjatë fazës së testimit të produkteve on-site, ku sipas problematikës do të planifikohet dhe projektohet një hapësirë e posaçme në Shqipëri.
Në këtë kuadër, AKPT organizon takimin e parë kombëtar, objektivi kryesor i të cilitështë evidentimi i interesave të përbashkëta dhe krijimi i rrjetit të bashkëpunëtorëve dhe grupeve të interesit, të cilët do të jenë baza mbështetëse e projektit dhe garanci për suksesin e tij.
lllkljk