Agjensia Kombëtare e Planifikimit të Territorit
Search Menu

Lajme

Projekti BRIGAID [HORIZON2020],merr pjesë në konferencën “INTERNATIONAL CONFERENCE OF CIVIL ENGINEERING” (ICCE2017), organizuar nga UPT dhe Universiteti Politeknik i Prishtinës

Projekti BRIGAID “BRIdging the Gap for Innovations in Disaster Resilience”, i evidentuar si projekti i novacionit u prezantua në Konferencën Ndërkombëtare të Inxhinierisë së Ndërtimit, organizuar nga Universiteti Politeknik i Tiranës dhe Universiteti Politeknik i Prishtinës, në Tiranë.

Konferenca zgjati 3 ditë (12-14 Tetor 2017), në dy ditë prej të cilave projekti u prezantua në seksionin e posterave; me objektivat, synimet dhe pritshmëritë e tij për të ardhmen.

Konferenca mundësoi krijimin e një platformë për studiuesit, inxhinierët, akademikët si dhe profesionistët industrial nga e gjithë bota për të paraqitur rezultatet e tyre kërkimore dhe aktivitetet e zhvillimit në Inxhinierinë e Ndërtimit. Kjo konferencë i ofroi mundësi pjesëmarrësve për të shkëmbyer eksperiencat, si dhe ishte një mundësi e mirë për njohjen me projektit BRIGAID.

Projekti BRIGAID, është pak të përmblidhet në një poster megjithatë ai tërhoqi vëmendjen e pjesëmarrësve, në veçanti të organizatorëve, kërkuesve shkencor si dhe studentëve.

BRIGAID “Projekti i Novacionit për Novatorët”, ishte pikërisht projekti i duhur në vendin e duhur. 

Idejimi për kapërcimin e katastrofave natyrore dhe inkurajimi për diçka të re fillon në auditore/seminare universiteti dhe vijon me individualitetin e gjithësecilit.

BRIGAID nuk është gjë tjetër veçse “Laboratori Jetësor i Krijimit të Ideve Novatore për Ndryshimet Klimatike” dhe si i tillë u prezantua dhe u cilësua edhe në këtë konferencë.

Forumi “Zhvillimi i qëndrueshëm i Rajonit të lumit Vjosa”

Më datë 13 Tetor 2017, në qytetin e Përmetit u mblodh për herë të parë Forumi i parë mbi “Zhvillimin e qëndrueshëm të Rajonit të lumit Vjosë”, organizuar nga AlbKonfindustria në bashkëpunim me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Agjencinë Kombëtare të Planifikimit të Territorit.

Qëllimi i aktivitetit një-ditor ishte vlerësimi i zhvillimit ekonomik përmes zhvillimit të territorit, me theksin tek domosdoshmëria për të ruajtur njëkohësisht ekosistemin dhe trashëgiminë kulturore të rajonit.

Të pranishëm në takim ishin përfaqësues të bashkive pjesë e rajonit të lumit Vjosa, të cilët prezantuan vlerat natyrore, mjedisore, kulturore dhe historike të lumit dhe përfitimet e bashkive nga prezenca e lumit, si edhe problematikat që ai përcjell.

Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit prezantoi misionin e saj për sigurimin e një procesi planifikimi të qëndrueshëm, nëpërmjet planeve kombëtare dhe planeve vendore, si edhe rëndësinë që ka përfshirja e komunitetit në këtë proces. Puna kërkimore “Metabolizmi i Shqipërisë” dhe Plani i Përgjithshëm Kombëtar, kanë të përfshira në dokumentet e tyre propozime mbi zhvillimin e qëndrueshëm të rajonit të lumit Vjosë dhe vizionin për shpalljen e luginës së lumit Vjosë Park Kombëtar.

Në takim prezantuan edhe organizata jo fitimprurëse duke vendosur theksin në rëndësinë që mbart slogani “Vjosa, lumi i fundit i egër në Europë”, për zhvillimin e eko-turizmit, si edhe dëmet ekonomike dhe mjedisore që mund të vijnë nga ndërtimi veprave energjetike, pa kriter e masë.

Përfaqësues të qeverisjes qendrore u shprehën mbi vlerat ekologjike dhe kulturore të lumit dhe rajonit përreth tij, mbi përfitimet që mund të sjellë ndërtimi veprave energjetike, jo vetëm në aspektin ekonomik, por edhe atë mjedisor e social, si edhe për efektet anësore negative që ato mund të shkaktohen prej tyre.

Në takim kishte pjesëmarrje të lartë edhe të përfaqësuesve të botës akademike, shoqërisë civile dhe të medias, të cilën kontribuan në diskutim duke e pasuruar atë me këndvështrime të ndryshme.

Në përfundim të prezantimeve dhe diskutimeve, iu la hapësirë platformës Atelier Albania, e përfaqësuar nga programi i Akademisë Verore 2017, për të prezantuar gjetjet dhe propozimet e nxjerra nga puna kërkimore 5-javore mbi “Zhvillimin e luginës së lumit Vjosë”.

Projekti BRIGAID [HORIZON2020], merr pjesë në seminarin e zhvilluar nga Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit

Projekti BRIGAID “BRIdging the Gap for Innovations in Disaster Resilience” pjesë e programit ‘Horizon2020’ të Komisionit Europian, u prezantua me datë 12.10.2017 në seminarin e zhvilluar nga Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit (AKKSHI) me tematikë:

Projektet, Programet e Bashkimit Europian dhe Pronësia Industriale”.

Në seminar ishin të pranishëm përfaqësues të Drejtorisë së Përgjithshme të Pronësisë Industriale, përfaqësues të Bashkimit të Dhomës së Tregtise, të Ministrisë së Kultures, kompani private të cilat operojnë në zhvillim dhe kërkim shkencor, si dhe perfaqësues të universiteteve private.

Seminari kishte në fokus çështjen e Patentimit dhe të Drejtën e Autorit, për novacionet dhe produktet si rrjedhojë e kërkimit shkencor në Shqipëri.

Projekti BRIGAID tërhoqi vemëndjen e pjesëmarrësve, duke evidentuar edhe një herë se kërkimi shkencor në fushën e novacionit në Shqipëri është tashmë një sfidë e cila sapo ka nisur rrugëtimin e tij dhe projekti BRIGAID me produktet e tij është mishërimi i plotë i kësaj sfide.

Interesi për projektin shkoi përtej kësaj, sikurse përfaqësuesit e panelit drejtues ashtu dhe të ftuarit treguan gatishmërinë dhe dëshirën për t’u përfshirë në projekt: si bashkëpunëtor, novatorë, mbështetës të një procesi krijimi dhe në ndihmë të zgjidhjeve ndaj problematikave natyrore.

Projekti BRIGAID - Ftesë për pjesëmarrje në Konferencën e 1-rë organizuar nga Lideri i projektit TuDelft

Konferenca e Parë e projektit BRIGAID organizohet në Venecia, Itali (Qyteti i bukur i ndërtuar mbi 100 ishuj të vegjël në Lagunën e detit Adriatik)

Ftojmë të gjithë të interesuarit të regjistrohen dhe të marrin pjesë, në veçanti ftesa i drejtohet Novatorëve të Klimës dhe Përdoruesve Fundorë.

Lideri i projektit BRIGAID “TuDelft” në datat 9 -10 Nëntor 2017 në Venecia, Itali  bashkon skajet më të rëndësishme të një tregu ideatorësh:

Krijuesit e Novacioneve dhe Përdoruesit Fundor të këtyre ideve.

Ju ftojmë të merrni pjesë!

Për më tepër informacion mbi programin dhe mënyrën e regjistrimit klikoni në link:

Programi i Konferencës_Venecia, Itali