Agjensia Kombëtare e Planifikimit të Territorit

Të projektosh peizazhin, Sigurimi i performancës së qytetit

Catherine Mosbach & Edith Katz

23 Dhjetor 2015

Catherine Mosbach është diplomuar në Shkollën e Arkitekturës së Peisazhit të Versajës. Ajo themeloi revistën Pages Paysage me Marc Claramunt, Pascale Jacotot dhe Vincent Tricaud dhe hapi studion e saj në Paris në vitin 1987.

“Më së shpeshti projektimi i një peizazhi fillon me një ide, një draft, një projekt duke ngritur disa pyetje që unë do të doja të flisja përmes demostrimit të eksperimentit që kam ndjekur. Një pyetje është e përgjithshme. Ajo thekson procesin përmes të cilit një projekt i peizazhit fillon të projektohet, që nga momentet e para të çeljes së tij deri në ndërveprimin me sferën publike. Një tjetër është më specifike. Ajo qëndron në dialektikën e ndërlikuar të ndërprerjeve dhe vazhdimësisë që sfidon projektin prapa skenave.

Cila është natyra, ndikimi i incidenteve që ndodhin në faza të ndryshme të një projekti: fragmentimi i komisionit; ndërthurjet politike, kulturore dhe socio-ekonomike; dështimi i disa mekanizmave të mirëpërcaktuar gjatë procesit të projektimit? Pavarësisht të gjitha incidenteve të tilla ose falë tyre, projekti i cili kurrë nuk zbatohet në një gjendje të pastër, tejkalon në një moment idetë për t'u bërë realitet. Unë do të doja të vlerësoja atë që është në rrezik në një metamorfozë të tillë. Dhe së fundi, do të dëshiroja të theksoja mënyrën se si një peizazh vjen duke u projektuar dhe ndërtuar nëpërmjet dëshirës. Unë do të ndaj me ju disa nga rrugët e aspiratës sime për peizazhin: duke dalë jashtë kornizës tipike të qëllimeve dhe kufijve konceptualë dhe teknikë për të arritur lirinë e formave dhe realiteteve të reja shoqërore dhe kulturore që hapen. "

Edith Katz, arkitekt i peizazhit, përfundoi së fundmi studimet e avancuara në Urbanizëm Peizazhi në Architectural Association të Londrës i cili është i kombinuar me një Master në Arkitekturën e Peisazhit nga Shkolla Pasuniversitare e Dizajnit të Harvardit. Duke qënë një Designer në nivel të lartë në Partneritetin e Martha Schwartz për 3 vitet e fundit, Edith është e angazhuar në një shumëllojshmëri nivelesh që përfshijnë konceptualizimin, shkrimin, projektimin, kurimin dhe menaxhimin e projekteve në projekte të ndryshme të ndërlikuara ndërkombëtare që shpesh kërkojnë strategji të qëndrueshme urbane.

“Më shumë se gjysma e popullsisë së planetit tani jetojnë në qytete. Kjo tendencë e madhe globale drejt urbanizimit përfshin një rritje të metropoleve të reja dhe të vjetra, që janë në proces të zhvillimit. Vendimmarrja për performancën, jetueshmërinë dhe qëndrueshmërinë e qytetit për brezat e ardhshëm dhe nënshkrimi i këtij zhvillimi është peisazhi urban.

Puna e MSP-së demonstron një angazhim të thellë në këtë fushë, si publike ashtu edhe private, por përsëri propozon që peizazhi bashkëkohor urban duhet të kalojë përtej tipologjive tradicionale dhe të përqafojë të gjitha aspektet, sektorët dhe territoret e jetës urbane sidomos hapësirat utilitare që karakterizojnë qytetin. E gjithë ideja e peisazhit në qytet duhet të zgjerohet përtej idesë normale të parqeve dhe zbukurimeve, madje edhe çatitë e gjelbërta. Duhet të kemi parasysh se shumica e hapësirave tona urbane përbëhen nga rrugë, trotuare, korridore të shërbimeve, parkingje dhe gjithçka jashtë ndërtesave. Në to është investuar vlerë e vogël.

MSP-ja përmes praktikës së tyre të dizenjimit i nxit këto mjedise të bëhen njerëzore dhe të detajuara, prandaj gjatë këtij procesi aktivizohen pozitivisht territoret publike dhe private me cilësitë e projektimit që sjellin kënaqësi, bukuri, natyrë dhe lojë në qytet.”