Agjensia Kombëtare e Planifikimit të Territorit

Retrofiti urban

Filippo Taidelli

17 Dhjetor 2015

I lindur në Itali në vitin 1972, Filippo Taidelli u diplomua në Politeknikun e Milanos në vitin '99 me një disertacion në Dizajnin e Qëndrueshëm, të cilin ai hulumtoi dhe e zhvilloi në E.T.S.A.M. Në Madrid nën tutelën e Ábalos & Herreros. Ai vazhdoi eksperimentimin dhe praktikën në dizajnin e qendrueshëm në studion Mario Cucinella Architects në Bolonjë në rolin e arkitektit udhëheqës nga viti 2000 në 2005. Në vitin 2005, ai hapi studion e FTA-së në Milano. Që nga viti 2005, Filippo Taidelli ka qenë profesor i ftuar në Shkollën Politeknike të Dizajnit në kurset Master të Interierit dhe Dizajnit të Zyrave.

Nga viti 2007 deri në 2012 ai ishte ndihmës profesor i Interierit në Fakultetin e Dizajnit në Politeknikun e Milanos. Që nga viti 2011 ka qenë titullar në "Masterin në Arkitekturë të Qëndrueshme" në IED , Institutin Europian të Dizajnit në Turin.

FTA është një studio dizajni multidisiplinore e themeluar në vitin 2005 në Milano që operon në nivel ndërkombëtar, duke zhvilluar projekte në bashkëpunim me një rrjet specialistësh. FTA ka zhvilluar projekte renovimi të shkallave të ndryshme: nga hapësira rezidenciale dhe komerciale në zyra, shërbime dhe përdorim mix, si dhe ekspozita dhe dizajn industrial.

Projektet e FTA karakterizohen nga ndërgjegjësim dhe ndjeshmëri të lartë ndaj kontekstit dhe topologjisë, duke vendosur një ekuilibër delikat midis teknologjive të reja dhe përdorimit të materialeve tradicionale, duke përkthyer kufijtë e paraqitur nga dizajni në një mundësi krijimi. Kjo qasje është vlerësuar me çmime, ekspozita dhe konferenca të ndryshme në Itali dhe jashtë saj. Studio është gjithashtu e angazhuar në mënyrë aktive në kërkimin dhe edukimin e orientuar drejt Dizajnit të Qëndrueshëm.