Agjensia Kombëtare e Planifikimit të Territorit

Natyra e qytetit

Gunther Vogt

7 Korrik 2015

Günther Vogt dha leksion mbi shembuj projektimi në Zvicër, Gjermani, Mbretërinë e Bashkuar dhe Turqi.

Günther Vogt, ka lindur në 1957 dhe është një arkitekt peisazhi. Ai ka studiuar në Universitetin Interkantonales Technikum Rapperswil, në zvicër. Në vitin 1995 u bë pronar i përbashkët i partneriteit Kienast Vogt. Në vitin 2000 u bë pronari i studios Vogt Landscape Architects, në Zyrih, Mynih (2002–2010), Londër (2008), dhe Berlin (2010).

Në vitin  2005 u bë professor i Arkitekturës së Peisazhit në ETH, Zyrih. Nga vitet 2007–2011 Ishte shef departamenti i Netzwerk Stadt und Landschaft (NSL) në ETH Zyrih. Nga viti 2010 është pronar i studios VOGT. 

Në dhjetë vjeçarin e fundit, Günther Vogt, ka projektuar një varietet të gjerë të hapësirave publike dhe private në Zvicër dhe Europë. Në këtë listë përfshihen sheshi i Allianz Arena në Mynih, Kolegji i muzikës dhe kërcimit Trinity Laban, Galeria Tate Modern në Londër, Zyrat qenrore të FIFA-s dhe hollin e Masoala Rain Forest në kopështin zoologjik në Zyrih.