Agjensia Kombëtare e Planifikimit të Territorit

Lokalizmi i ri

Philomene van der Vliet, Jan Maas

25 Maj 2015

Leksion me arkitektët e peisazhit, Philomene van der Vliet and Jan Maas, themeluesit e studios BOOM Landscape, një laborator i arkitekturës së peisazhit.

BOOM Landscape është një studio arkitekture me qendër në Amsterdam e cila hulumton peisazhin modern urban, me produkte të cilat variojnë nga hartimi i detajuar i parkut dhe planifikime strategjike të peisazhit deri në kërkime dizajni. Karakteristikat  e një hapësire, materialet locale dhe bimët, tensioni midis hapësirës publike dhe private si edhe tranzicioni i peisazheve rurale dhe urbane janë temat kryesore ku fokusohet qëllimi i punës së studios. Studio punon njëkohësisht në projekte të shumë disiplinave në Hollandë dhe në shtete të tjera.

Boom Landscape ka dizenjuar sheshin “Kep”, një projekt i vijës bregdetare në Durrës, në bashkëpunim me Cityförster. Në këtë leksion publik Philomene van der Vliet dhe Jan Maas prezantuan detaje mbi projektin e shehsit si edhe projekte të fundit të studios.