Njoftim mbi ndryshimet në dokumentet e Thirrjes së Hapur
Konkursi i Projektimit për masterplanin e Parkut të Besimit
> Ndryshimet kryesore
- Afate të përditësuara
- Afati për dorëzimin e kërkesave për pjesëmarrje (faza 1): 12 Maj 2025, ora 15:00
- Afati për dorëzimin e projekteve në fazën 2: 03 Shtator 2025 (TBC)
- Afati për prezantimin e projekteve në fazën 2: 05 Shtator 2025 (TBC)
- Kualifikimi për fazën e dytë
Për të nxitur një pjesëmarrje sa më cilësore dhe të gjerë në fazën e dytë të konkursit, është vendosur që të mos kufizohet numri i ekipeve të kualifikuara në një listë fikse, por të ftohen të gjithë ata që arrijnë një nivel të lartë vlerësimi në fazën e parë.
Në vend të një numri të mbyllur prej 5 ekipesh, në fazën e dytë do të kualifikohen të gjitha ekipet që marrin mbi 75 pikë në fazën e parë, sipas kritereve të vlerësimit të përcaktuara në dokumentet e tenderit.
Numri minimal i ekipeve që do të ftohen është 5.
> Ky ndryshim synon të:
- krijojë mundësi për më shumë ekipe që të prezantojnë propozimet e tyre;
- rrisë seriozitetin dhe angazhimin në fazën e dytë;
- garantojë një konkurrencë më të hapur, me ide më të pasura dhe përzgjedhje më cilësore nga juria.
> Numri i çmimeve mbetet i pandryshuar:
- 5 çmime prej 40,000 euro secili
Comments