Partneri shqipëtar i projektit BRIGAID, AKPT, organizoi në kuadër të Ditës Botërore të Mjedisit datë 5 Qershor 2018, Takimin e Dytë Kombëtar për Ecurinë dhe Vazhdimësinë e projektit BRIGAID në Shqipëri.

Takimi u nderua nga ambasadorja e vendeve të ulta znj. Znj. Deewi van de Weerd, përfaqësuesja e lider-it të projektit TU Delft Znj. Marjan Krejins dhe z. Gerardo Anzaldua lideri i paketës së gjashtë të punës; përgjegjës për vlerësimin e tregut për inovacione.

Në këtë takim ishin të ftuar përfaqësues të ministrive të linjës, përfaqësues të universiteteve të ndryshme private dhe shtetërore, kërkues shkencor, kompani të lidhura ngushtë me inovacionin. Projekti Brigaid me objektivin për të ndihmuar Mjedisin, me zgjidhje alternative/ krijuese siç janë Inovacionet; në këtë takim kishte në fokus gamën e gjërë të inovacione të ofruara nga novatori Shqiptar por edhe partnerët e tjerë të projektit.

Në këtë takim u prezantua edhe thirrja e trete e projektit, e fundit për inovacione. Një mundësi për të treguar se inovacionet janë një zgjidhje e nevojshme për institucionet drejtuese, ato që menaxhojnë situatat emergjente, universitetet për të krijuar një metodologji të re në kurrikulat e tyre, por edhe për kërkuesit shkencor për t’u bërë pjesë e BRIGAID.

Takimi përfundoi me interesin e liderit të këtij projekti, universitetit Teknik të Hollandës (TuDelft) për të mbështetur inovacionet shqiptarë në projekt në këtë thirrje të tretë, interes u shfaq nga përfaqësuesi i paktës së gjashtë të punës; i cili nënvizoj se një treg si Shqipëria ka fuqi për përdorim inovacionesh dhe potencial për krijimin e tyre.

Takimi zgjoi interesin e pjesëmarrësve për thirrjen e ardhshme por edhe dëshirën për të qasur më shumë zgjidhje alternative për kapërcim katastrofash natyrore.