Planet Vendore

Hartimi dhe miratimi i Planeve të Përgjithshme Vendore (PPV) pasohet nga zbatimi i tyre nëpërmjet projekteve strategjike të zhvillimit, investimeve publike, hartimit dhe miratimit të Planeve të Detajuara Vendore (PDV), lejeve të ndërtimit, e të tjera të ngjashme.

Çdo dokument i planifikimit të përgjithshëm vendor është i përbërë nga detaje orientuese për zbatimin e tij. Zbatimi i planeve duhet të monitorohet në vazhdimësi nga secila bashki dhe sipas rezultateve të monitorimit të zbatimit, duhet të merren masat përkatëse.

Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit (AKPT) ka përgjegjësi ligjore të monitorojë zbatimin e dokumenteve të planifikimit në bashkëpunim me bashkitë dhe të raportojë pranë Ministrisë së linjës, Këshillit Kombëtar të Territorit dhe Këshillit të Ministrave për rezultatet e monitorimit dhe masave respektive që duhet të ndërmerren, sipas rastit nga qeverisja qendore apo ajo vendore.

AKPT ka hartuar Platformën e Monitorimit të Zbatimit të Dokumenteve të Planifikimit, e cila do të shërbejë si bazë për monitorimin, pas miratimit dhe hyrjes në fuqi të saj.

Në ndërkohë, AKPT me asistencën e Projektit për Planifikimin dhe Qeverisjen Vendore (PLGP), ka përftuar një praktikë për monitorimin e zbatimit të PPV-ve, si edhe ka realizuar Raportin Paraprak Bazë, ku është monitoruar zbatimi i PPV-ve të 11 bashkive pilot.

Ky Raport Paraprak Bazë, mund të aksesohet këtu.