Agjensia Kombëtare e Planifikimit të Territorit
Search Menu

Skema e bashkepunimeve

Materiale informuese

ARSINOE, rajone me aftësi ripërtëritëse ndaj kushteve klimatike përmes zgjidhjeve sistematike dhe inovacioneve

Ky projekt është pjesë e programit “Horizon2020-Green Deal” i Komisionit Evropian, ku Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit është partnere

ARSINOE realizohet në bazë të një qasjeje me tre nivele:

(a) Sistemi i Inovacionit (SIA), i cili integrin aspekte teknologjike, digjitale, të kuadrit ekonomik, vendimmarrës dhe mjedisor;

(b) Projekti është një paketë e plotë inovacioni, e cila bën kalimin nga kërkuesit te përdoruesit fundorë;

(c) Nxit zhvillimin e qëndrueshëm, rritjen e ekosistemit në nivel Evropian, kombëtar dhe lokal duke përdorur modele specifike biznesi, shfrytëzimi dhe aplikimesh në terren. Qasja e projektit ARSINOE aplikohet në 9 zona studimore (case-studies) në kuadër të efektshmërisë, përshtatshmërisë dhe potencialit të zonave në studim.

Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit është nënkontraktuar për disa paketa pune në këtë projekt, ku roli kryesor do të ushtrohet në zonat e studimit ndërkufitar për liqenet e Ohrit dhe të Prespës, lidhur me balancën e përdorimit dhe shfrytëzimit të burimeve ujore si efekt i ndryshimeve klimatike. Në këtë paketë pune, por edhe në të gjithë paketat e tjera të projektit roli i AKPT-së është bashkërendimi i aktorëve dhe problematikave në nivel qendror dhe vendor.