Agjensia Kombëtare e Planifikimit të Territorit

Rhythms of Matter – Sesioni i Nëntë

18.03.2026

Ora 19:00

TULLA - Culture Center

I ftuar: Christian Kerez

Tema: “Made in Albania”

 

Rhythms of Matter vazhdon me një bisedë të hapur nga arkitekti dhe profesori i njohur në rang ndërkombëtar, Christian Kerez.

I njohur për një gjuhë projektimi që e shtyn hapësirën në kufijtë e saj, puna e Kerez eksploron se si poetika arkitektonike dhe skulpturore mund të lindë nga logjika e pastër hapësinore. Përmes praktikës dhe akademisë, përfshirë edhe rolin e tij të spikatur si profesor në ETH Zürich, ai ka zhvilluar një korpus veprash që vë vazhdimisht në pikëpyetje mënyrën se si konceptohen hapësira, struktura dhe forma.

Që prej shtatorit 2024, Kerez ka punuar në Shqipëri dhe së fundmi është zhvendosur në Tiranë nga Milano. Gjatë bisedës ai do të ndajë gjithashtu reflektime mbi përvojën e tij të fundit në projektim dhe punë në Shqipëri. Mbrëmja do të zhvillohet përmes një përzgjedhjeje projektesh të tij, së bashku me reflektime më të gjera mbi arkitekturën si një eksplorim i materies dhe hapësirës.