Agjensia Kombëtare e Planifikimit të Territorit

Rhythms of Matter - Sesion i Shtatë

25.02.2026

Ora 19:00

TULLA – Culture Center

E ftuar: Manuelle Gautrand

Rhythms of Matter vazhdon me një bisedë të hapur nga arkitektja Manuelle Gautrand, themeluese e Manuelle Gautrand Architecture.

E njohur për gjuhën e saj të fuqishme arkitektonike dhe për eksplorimin e guximshëm të fasadës, gjeometrisë dhe ngjyrës, puna e Gautrand lëviz mes precizionit dhe shprehjes, strukturës dhe dritës, disiplinës dhe lirisë. Ndërtesat e saj shpesh funksionojnë si pragje, duke ndërmjetësuar mes qytetit dhe brendësisë, publikes dhe privates, qëndrueshmërisë dhe ndryshimit.

Në Tulla, mbrëmja do të zhvillohet si një bisedë e hapur rreth praktikës së saj, procesit krijues dhe pasioneve që informojnë punën e saj. Shpresojmë që dialogu të prekë gjithashtu përvojën e saj në Shqipëri dhe mënyrën se si puna në kontekste të ndryshme riformëson mendimin arkitektonik. Si mund të mbetet arkitektura shprehëse pa humbur rigorozitetin? Si mund materiali, ritmi dhe mbështjellja (envelope) të ndikojnë në mënyrën se si përjetojmë hapësirën e përditshme?