19.02.2026
19:00
TULLA – Culture Center
I ftuar: Winy Maas
Rhythms of Matter vazhdon me arkitektin me famë ndërkombëtare dhe bashkëthemeluesin e MVRDV, Winy Maas.
Do të mirëpresim Winy-n në Tullaculture për një bisedë të hapur mbi idetë, ambiciet dhe provokimet që qëndrojnë pas studios ndërkombëtare të vlerësuar me çmime MVRDV.
Aktive në Shqipëri që prej vitit 2005, MVRDV ka luajtur një rol të dukshëm në formësimin e disa pjesëve të horizontit në zhvillim të Tirana-s dhe jetës publike të saj, nga “Toptani” Shopping Center te Downtown One, nga transformimi i “Pyramid of Tirana” te “Skanderbeg Building”. Pas viteve të pjesëmarrjes në thirrje të hapura ndërkombëtare në të gjithë vendin, studioja së fundmi fitoi projektin e Pallatit te Sportit “Asllan Rusi”.
Këtë mbrëmje, biseda do të lëvizë mes projekteve dhe parimeve, duke eksploruar se si vizionet globale takohen me realitetet lokale. Si hyn një praktikë ndërkombëtare në një kontekst specifik si Shqipëria? Si përkthehen, sfidohen, riformësohen dhe në fund ndërtohen idetë?
Ndërsa Tirana vazhdon të ripërkufizojë veten, kjo bisedë na fton të reflektojmë mbi dendësinë, identitetin, eksperimentimin dhe vetë ritmin e rritjes.