21 Mars 2014
Në bazë të Ligjit nr. 10119 datë 23/04/2009 "Për Planifikimin e Territorit" i azhornuar, Neni 80 pika 3, autoritetet vendore dhe qëndrore të planifikimit, brenda fundit të muajit mars duhet të përgatisin Raportin Vjetor për Zhvillimet në Territor të vitit të mëparshëm.
Për realizimin e këtij raporti më datë 21 Mars 2014 ora 12:00, u organizua pranë Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit, takimi me përfaqësuesit e 12 qarqeve, ku u diskutua për Planin e Punës mbi Metodologjine e Krijimit të Raportit Vjetor të Zhvillimit të Territorit. Gjitahshtu në këtë takim u diskutua edhe mbi njoftimin e organizimit e takimeve me NjQV-re në rang Qarku, sipas kalendarit bashkangjitur planit te punës.