Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit, me datë 10 Maj 2017, organizoi takimin e Parë të Forumit për Bashkërendimin e Planifikimit në nivel Qendror (FBPQ) për Planin Kombëtar Sektorial (PKS) në fushën e turizmit për Rajonin e Alpeve Shqiptare.
Pjesëmarrës në takim ishin përfaqësues nga AKPT, IP3 (konsulenti), Fondi Shqiptar i Zhvillimit (porositësi), Ministria e Mjedisit, Ministria e Energjisë dhe Industrisë, Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes (përfituesi), Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave, Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës, Ministria e Zhvillimit Urban, AdZM Shkodër, AdZM Kukës, Agjencia Kombëtare e Turizmit, projekti DLDP, bashkia Tropojë, bashkia Vau Dejës, bashkia Fushë-Arrëz, bashkia Pukë, Qarku Shkodër, studiot konsulente të hartimit të PPV-së për bashkitë Tropojë, Malësi e Madhe dhe Vau Dejës, Shoqata Kombëtare e Guidave Turistike, Shoqata Shqiptare e Turizmit, Qendra Alpe, GIZ, etj.
Prezantimet e konsulentit hartues u fokusuan në Analizën e kryer dhe në Draft Strategjinë Territoriale, duke u përqëndruar kryesisht në këto pika:
-Tendencat turistike në Alpet Shqiptare;
-Kapacitetet kryesore të akomodimit dhe shërbimet turistike;
-Avantazhet dhe elementët e disfavorshëm të zonës;
-Parashikimet e një turizmi 365 ditor;
-Trashëgimia materiale dhe jomateriale e zonës;
-4 skenarë të zhvillimit të rajonit: 1_Sipas tendencave aktuale, 2_Turizëm masiv, 3_Mbrojtje maksimale dhe 4_Zhvillimi optimal;
-Konceptet e zhvillimit sipas klasterave.
-Menaxhimi i qendrueshëm i Agro-turizmit;
-Marrja në studim e konsideratë e strategjisë së Malit të Zi për pjesën e Alpeve;
-Aksesi në zonë, mënyra si kryhet (Guida dhe transporti), duke u parë mundësia e aksesit jo në mënyrë masive me mjete të transportit masiv (autobuseve);
-Llojet e turizmit, përmbajtja e planit të turizmit, ku të përcaktohet tregu-destinacioni-konkurrenca;
-Diskutim mbi projekte potenciale në segmentin e Vaut të Dejës, si në itinerar rrugor, ashtu edhe ujor;
-Të vendoset një model për rrugët në zonat e mbrojtura përsa i përket peizazhit, ngjyrave, materialit;
-Turizmi “Shpellar”, “Eposi i Kreshnikëve” dhe përdorimi i Folklorit si produkt turistik.
Forumi vijoi në formatin e një workshopi, ku të pranishmëve iu krijua mundësia të sugjeronin, komentonin mbi hartat: Gjendja ekzistuese e Alpeve dhe Vizioni Alpe 2031.Sugjerimet dhe komentet u përqëndruan në këto pika kryesore:
Forumi u mbyll me një përmbledhje të takimit dhe çështjeve, që dolën si rezultat i diskutimeve, mbi bashkërendimin e mëtejshëm të institucioneve për informacionet e nevojshme në funksion të Planit Kombëtar të Alpeve.
Referuar VKM-së Nr. 671 datë 29.07.2015 “Për miratimin e rregullores së planifikimit të territorit”, Neni 2 përcakton se:
“Forumi për bashkërendimin e planifikimit” është një mekanizëm për të nxitur diskutimet strategjike të përfaqësuesve të autoritetit përgjegjës për hartimin e dokumentit të planifikimit, pushtetit vendor, pushtetit qendror dhe ekspertëve, për të arritur koordinimin e çështjeve të planifikimit për një zonë, njësi vendore, rajon apo territorin në përgjithësi. Forumi nuk është entitet vendimmarrës, miratues apo zgjidhës i konflikteve.
Me datë 05 Korrik 2017, në mjediset e Tirana International Hotel, u zhvillua takimi i Dytë i Forumit për Bashkërendimin e Planifikimit në nivel Qendror (FBPQ) për Planin Kombëtar Sektorial (PKS) në fushën e turizmit për Rajonin e Alpeve Shqiptare.
Pjesëmarrës në takim ishin përfaqësues nga AKPT, IP3 (konsulenti), Fondi Shqiptar i Zhvillimit (porositësi), Ministria e Mjedisit, Ministria e Energjisë dhe Industrisë, Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes (përfituesi), Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave, Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës, Ministria e Zhvillimit Urban, AdZM Shkodër, AdZM Kukës, projekti DLDP, bashkia Fushë-Arrëz, bashkia Pukë, studiot konsulente të hartimit të PPV-së për bashkitë Tropojë, Malësi e Madhe dhe Vau Dejës, Shoqata Shqiptare e Turizmit, Qendra Alpe, GIZ, Aleanca Alpet Shqiptare Agjencia për Zhvillim Rajonal 1, etj.
Fjalën e hapjes e mbajti Znj. Adelina Greca, në cilësinë e Drejtueses së Forumit, duke përshkruar shkurtimisht objektin e këtij forumi.
Në vijim u zhvilluan dy prezantime nga ekspertët e IP3: Znj. Ariela Kushi dhe Z. Endri Noçka për prezantimin e plani të zhvillimit dhe rregullores si dhe Z. Abdulla Diku për Raportin e Vlerësimit Strategjik Mjedisor.
Forumi vijoi në formatin e një workshopi, i ndarë në dy panele, ku të pranishmëve iu krijua mundësia të sugjeronin dhe komentonin.
Sugjerimet dhe komentet u përqëndruan në këto pika kryesore:
Paneli 1
Metodologjia e përdorur në lidhje me të dhënat numerike të rezultuara për kapacitetin mbajtes dhe shkalla e analizës e marrë në konsideratë. Shqetësimi lidhej me pasaktësinë e të dhënave numerike nga vlerësimi i metodologjisë së përdorur duke i krahasuar me të dhënat aktuale.
Duhet qartësuar ndryshimi midis kapacitetit mbajtës dhe kapacitetit akomodues. Projeksionet e numrave të turistëve janë vlerësuar sipas metodës së ‘Delfit’e cila është një metodologji që ka kryer vlerësime ekonometrike në dy faza, që analizon trendin.
Skema të mundshme të menaxhimit lidhur me banesat ekzistuese dhe dëshirën për bashkëpunim të banorëve dhe rolin e tyre. Si do të jetë menaxhimi i këtyre skemave dhe si do të restaurohen godinat ekzistuese?
Llojet e strukturave akomoduese varen nga lokalitet, për këtë arsye janë propozuar skema të ndyshme restaurimi dhe menaxhimi në vende të ndryshme. Koncepti i zhvillimi të hotelerisë “alberghi diffusi” është propozuar psh. Në Currë, ndërsa Valbona hoteleri të mirëfillte, krahasuar me Bujtinat në Theth, etj.
Si qëndron Plani Kombëtar Sektorial i Turizmit për zonën e Alpeve në lidhje me planet e përgjithshme vendore dhe a janë të përputhshme në qasjet?
Në parim janë ndjekur të njëjtat orientime. Nisur nga pikëpamja hapësinore, shpërndarja e strukturave pritëse, shqetësimi ngrihet në lidhje me orientimin e zhvillimit të këtyre strukturave drejt Valbonës dhe jo Bajram Currit.
Shpërndarja e strukturave lidhet me çështjet e segmentimit turistik dhe me avantazhet që ka secila zonë, gjithashtu edhe me tredin rritës të secilës zonë. Theksojmë se PKST është në një linjë me planet e përgjithshme vendore që prekin territorin dhe alternativa të mundshme do ti referohen situatave të ndryshme të paraqitura.
Paneli 2
Lugina e Shalës u përmend shumë pak. Është një zonë me potencial më të madh se vetë Thethi si një zonë me mbi 1000 vjet histori.
Lugina e Shalës me qendrën në Ndërlysaj është parashikuar si lokalitet i nivelit të dytë pas lokaliteteve të nivelit të parë (Kopliku dhe Bajram Curri). Kapaciteti i saj akomodues është menduar më i madh se Thethi.
Në territorin e bashkisë gjenden fshatra të braktisura, përgjatë basenit ujor, që mund të përfshihen e të konsiderohen nga PKST Alpet për tu përshirë në projektet e rehabilitimit. Territori i bashkisë Vau i Dejës përmban edhe shumë shpella.
Gjendja e stacioneve/moleve të ndalimit të trageteve është shumë e keqe. Rivitalizimi i tyre nga privati apo nga bashkia, duke përfshirë disa shërbime si tualete, dushe, shëtitore të vogla apo edhe bare, do të përmirësonte imazhin e turizmit të Alpeve por edhe do të ndikone pozitivisht në ekonominë lokale.
Të trajtohet në mënyrë të plotë transporti publik, pasi turisti ka nevojë për këtë lloj informacioni: si do të lëviz nga një pikë në tjetër, si këmbehen mënyrat e levizjes. Duhet detajuar sesi bëhet lidhja e rajonit të Alpeve më zonat përreth, si aksesohet zona: hekurudha, aeroporti, porti i Shëngjinit, portet e jahteve të propozuar.
AZHR1 ka bërë një analizë të projekteve të ardhura nga planet vendore, por do të duhej të qartësohej sesi lidhen këto projekte me buxhetet e bashkive. Gjithashtu AZHR1 ka bërë disa studime pre-fizibiliteti mbi stacionet intermodale të trenit në Shkodër, Lezhe dhe Shëngjin si dhe stacionit multimodal në Kukës. A ka një ndarje të projekteve në bazë të financimit, cilat i takojnë bashkive, cilat institucioneve të tjera?
Po punohet që lista e këtyre projekteve të rakordohet me Ministrinë e Financave dhe Kryeministrinë. Fondi i Zhvillimit të Rajoneve duhet të shohë nesë projektet e aplikuar janë në listat e parashikuara nga PPV. Plani Kombëtar Sektorial (PKST) i Alpeve propozin ngritjen e një bordi menaxhimi që të ndjekë zbatimin e tij dhe kjo kërkon një rakordim të një rrejti institucionesh.
MBZHRAU ka një strategji, e cila duhet të kihet parasysh nga grupi hartues i planit. Bashkitë janë ato që me stafet e tyre duhet të nxisin zhvillimin e këtyre modeleve si dhe të bëjnë inventarin e aseteve: pyjet, kullota, toka bujqësore, pra kemi një mungesë të të dhënave statistikore në fushën e bujqësisë nga ana e bashkive. Ministria ka projekte për mbështetjen e bashkive.
Nga analizat tona, kjo zonë mund të prodhojë shumicën e vitit dhe do të duhet të marrë furnizimi vetëm për muajt e dimrit. Rekomandimet që jep PKST janë konform Strategjive të MBZHRAU.