06 Shkurt 2014
Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit kryen takimin me autoritetet vendore të cilët janë në proçes të hartimit të planit, mbi trajtimin e temave të trajnimeve dhe asistencës, për botimin e të dhënave në regjistrin e planifikimit të territorit. Qëllimi i këtijë takimi ishte njohja me problematikat dhe gjendjen aktuale të informacionit hartografik të realizuar nga Autoritet e Qeverisjes Vendore të cilët janë në proçesin e hartimit të istrumentave të planifikimit. Hartimin e një programi mbi zhvillimin e trajnimeve.
Autoritet e Qeverisjes Vendore, u njohën me informacione të përgjithshme mbi Web-Portalin, për marrjen e informancionit nga regjistri i planifikimit të territorit (manualin dhe legjistancionin), hedhjen e të dhënave nga përdoruesit (aktet ligjore, aplikimi për lejet, ngarkimi i informancionit gjeohapsinor), si dhe informancionet mbi të dhënat hapsinore. U trajtua mënyra dhe fazat e proçesit të krijimit dhe standartizimit të të dhënave gjeohapsinore me ato të strukturës të Modelit të Regjistrit të Planifikimit të Territorit, strukturës të të dhënave, formati i të dhënave.
Gjithashtu rëndësi të vaçantë kishte diskutimi mbi vështirësitë dhe problemet që janë hasur gjatë proçesit të hartimit të planit, problematikat gjatë proçesit nga Autoritet e Qeverisjes Vendore, të cilat do të merren në konsideratë dhe mbi bazën e të cilave do të hartohet zgjidhja dhe programi i trajnimeve për asistencën që do ju jepet këtyre autoriteve në vazhdim.