Më 12 gusht 2022, Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit (AKPT) si partnere e projektit ARSINOE organizoi Takimin e Parë Kombëtar për krijimin e rajoneve me aftësi ripërtëritëse ndaj kushteve klimatike përmes zgjidhjeve sistemike dhe inovacioneve. Takimi theksoi qëllimin e projektit dhe sfondin e përgjithshëm të rastit studimor për liqenet e Ohrit dhe Prespës, duke angazhuar të gjithë aktorët e ftuar për vendosjen e objektivave dhe identifikimin e shkaqeve që ndikojnë në problematikën e zonës në studim. Aktorët e synuar nga projekti, si pjesë e rrjetit të bashkëpunëtorëve janë entitete/përfaqësi të ndërmarrjeve të vogla ose të mesme, kompani të reja, OJQ, kompani spin-off, universitete apo institute të zhvillimit kërkimor dhe teknologjisë.
Për shkak të sfidës aktuale me liqenet ndërkufitare të Ohrit dhe Prespës, takimi u prit me interes nga pjesëmarrësit, të cilët shkëmbyen eksperiencat e tyre duke identifikuar sektorët e prekur dhe shkaqet që ndikojnë në to. Në përfundim, takimi u përmbyll me realizimin e një vizualizimi të tipit “mental map”, caktimin e objektivave për në takimin e ardhshëm dhe identifikimin paraprak të masave për një zhvillim të qëndrueshëm. Për hapat e mëtejshëm, të gjithë pjesëmarrësit janë njoftuar që në nivel kombëtar do të mbahen edhe dy takime të tjera, ndërsa në nivel ndërkombëtar do të mbahen 3 takime me partnerët e projektit (Maqedoni e Veriut, Greqi, Shqipëri).
Linku i njoftimit: https://mailchi.mp/52d98b2d62df/akpt-takimi-i-projektit-arsinoe?e=[UNIQID]
Më 23 shtator 2022 u mbajt takimi i parë i Laboratorit Jetësor Ndërkombëtar midis tri shteteve (Maqedoni e Veriut, Greqi, Shqipëri) për rastin studimor të liqeneve të Ohrit dhe Prespës. Ky takim u realizua në kuadër të Projektit ARSINOE, pjesë e programit Horizon 2020-GreenDeal i Komisionit Evropian, ku Agjencia Kombëtare e Planifikimit te Territorit (AKPT) është partnere. Qëllimi i këtij laboratori të përbashkët ishte “Hartëzimi, shtrirja dhe cilësimi i objektivave në dimension ndërkufitar”, si vijimësi e takimit kombëtar të secilit partner. Në të morën pjesë përfaqësues të fushave të ndryshme nga tri shtetet (Ing. mjedisi, turizmi, ekspertë hidrologjikë etj.), si dhe përfaqësues nga institucione të ndryshme si Ministria e Mjedisit (pala Maqedonase), Institute Shkencore (Maqedonia dhe Greqia) dhe Universitete Shtetërore (Shqipëria).
Takimi u zhvillua nëpërmjet platformës Zoom dhe nga tabela përmbledhëse e takimit të parë kombëtar, secili koordinator projekti prezantoi punën e bërë dhe pikat e prodhuara. Secili partner identifikoi sektorët kryesorë të ndikuar, sfidat dhe problematikat kryesore, tematikat thelbësore, si dhe rekomandimet për zhvillimin e mëtejshëm. Diskutimet rreth perspektivave dhe problematikave të përbashkëta ndërkufitare mbi rastin studimor 4, evidentuan në masë humbjen cilësore dhe sasiore të ujit të liqeneve të Ohrit dhe Prespës. Projekti ARSINOE parashikon të vendosë një metodologji veprimi për sistemet ekonomike, sociale dhe financiare referuar ndryshimeve në klimë dhe problemit të menaxhimit të ujit në Liqenin e Ohrit dhe të Prespës.
Linku i njoftimit: https://mailchi.mp/7317103dfe46/laboratorin-jetsor-ndrkombtar-pr-rastin-studimor-4?e=[UNIQID]
Partneri shqiptar i projektit ARSINOE, AKPT, organizoi Takimin e Dytë Kombëtar më datë 31 janar 2023 për Ecurinë e Projektit dhe Potencialin e Novacioneve. Referuar diskutimeve dhe konkluzioneve të nxjerra gjatë takimit të mëparshëm ndërkufitar me partnerët e projektit, ekipi formuloi dhe strukturoi problematikën e rastit studimor, si boshtin kryesor për trajtimin e takimeve të ardhshme. Sipas evidentimeve të bëra nga laboratori jetësor, problematika e deklaruar lidhet me “integrimin e veprimeve përshtatëse ndaj klimës nga sektorët individualë, qëndrimin simbiotik ndaj përdorimit të ujit ndërmjet sektorëve, si dhe përmirësimin e matjes dhe të monitorimit të ujit si parakusht për një menaxhim efektiv të tij në terma afatgjatë”.
Pjesë e këtij takimi ishin bashkëpunëtorët nga takimi i parë, si dhe shumë aktorë të tjerë që përfaqësojnë Bashkinë e Korçës dhe të Pogradecit, sektorin e ujërave apo organizata joqeveritare. Diskutimi u përqendrua në narrativën e secilit grup për të evidentuar parashikimet dhe zgjidhjet kryesore, të cilat në përfundim u shkrinë në një përmbledhje të përbashkët. Përgjatë diskutimit, pjesëmarrësit janë dakordësuar për të bashkëpunuar ndërmjet palëve të interesuara drejt zbatimit të një sistemi monitorimi të ujit dedikuar cilësisë dhe sasisë, si dhe krijimit të një qendre shpërndarjeje për të përhapur fleksibilitetin ndaj ndryshimeve klimatike. Në përfundim të këtij parashikimi, takimi zgjoi interesin e pjesëmarrësve në thirrjen e parë për inovacione dhe dëshirën për të afruar zgjidhje alternative për kapërcimin e sfidave klimatike.
Linku i njoftimit: https://mailchi.mp/d5eaa9d2c06b/laboratorin-jetsor-ndrkombtar-pr-rastin-studimor-6219675?e=[UNIQID]
Për takimin e radhës midis tri partnerëve të projektit ARSINOE dhe bashkëpunëtorëve përkatës kombëtarë, më 24 shkurt 2024 u mbajt Laboratori i dytë Jetësor Ndërkombëtar me fokus në nevojën kritike për menaxhimin e integruar të burimeve ujore dhe rëndësinë e bashkëpunimit përtej kufijve. Ky takim theksoi rëndësinë e përafrimit të përpjekjeve me Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm.
Pjesëmarrësit theksuan domosdoshmërinë e shqyrtimit të të gjithë sektorëve në strategjitë e menaxhimit të ujit, duke theksuar ndërlidhjen e burimeve ujore me sektorë si turizmi, biodiversiteti dhe zhvillimi socio-ekonomik. Po ashtu, të gjithë shprehën optimizëm për ngjashmëritë në narrativa midis vendeve të përfshira, duke vlerësuar ndikimin pozitiv të krijimit të një themeli të fortë për veprim kolektiv. Bashkëpunimi ndërkufitar u shfaq si një element thelbësor për suksesin, me pjesëmarrësit që miratuan zbatimin e një sistemi gjithëpërfshirës të monitorimit të ujit në të tre vendet. Krijimi i këtij sistemi monitorimi të ujit u theksua si një hap i parë me rëndësi drejt vendimmarrjes së përbashkët.
Një sistem i tillë do të siguronte të dhëna dhe njohuri të vlefshme që mund të drejtojnë politikat dhe ndërhyrjet në të gjithë sektorët. Në përfundim të takimit, u theksua rëndësia kritike e menaxhimit të integruar të burimeve ujore në avancimin e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm. Nëpërmjet bashkëpunimit dhe angazhimit për veprim ndërkufitar, palët e interesuara janë optimiste për arritjen e përparimit drejt një të ardhmeje më të qëndrueshme.
Linku i njoftimit: mailchi.mp/4bde7e4d8358/laboratorin-jetsor-ndrkombtar-pr-rastin-studimor-6223179]
Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit, si partneri shqiptar në projektin ARSINOE, ia dedikoi muajin tetor dy takimeve të mbetura me bashkëpunëtorët e projektit. Të dyja aktivitetet ishin përmbyllje e ciklit të parë dyvjeçar të projektit, me synimin e orientimit drejt zgjidhjeve përmes zbatimit të inovacioneve.
Takimi i tretë Kombëtar për Rrugëtimin e Pritshmërive 2050-2025 (backcasting) dhe Bashkë-zhvillimin e Inovacioneve u organizua më 10 tetor 2023, ku diskutimet trajtuan gjendjen aktuale të problematikave që lidhen me liqenet e Ohrit dhe Prespës, si dhe zgjidhjet që propozohen nga autoritetet përkatëse.
Pas diskutimeve në seminaret praktike dhe laboratorët e mëparshëm, u evidentua një formulim më i strukturuar i qëllimit dhe fokusit të këtij projekti, që u shoqërua deri në përfundim të prezantimit nga ekipi i tij. Në përmbyllje të prezantimit, të gjithë pjesëmarrësit u aktivizuan në skemën e tabelës punuese, ku u përcaktuan të gjithë sektorët dhe piketat (milestones) mbi të cilat duhet punuar për 25 vitet e ardhshme. Për secilën prej tyre, u përcaktuan hapa të cilat u shpërndanë në hapësirën kohore (2050-2025), sipas nivelit të rëndësisë së veprimit.
Pjesë e diskutimeve të këtij takimi ishin edhe problematikat dhe zgjidhjet në nivel ndërkombëtar, duke theksuar bashkëpunimin për veprim efektiv në sfidën e ndikimeve të ndryshimeve klimatike. Kjo çështje u rezervua për t’u trajtuar si diskutim në takimin e fundit ndërkombëtar me partnerët e projektit.
Linku i takimit: https://mailchi.mp/4966b5909485/ftes-takimi-i-iii-t-kombtar?e=[UNIQID]
Më 19 tetor 2023 u organizua Laboratori i tretë Jetësor Ndërkombëtar, i cili u mbajt në Follorinë të Greqisë. Në seminar u diskutua mbi përmbledhjen e narrativave të së ardhmes së tri partnerëve të projektit (Maqedoni e Veriut, Greqi, Shqipëri), piketat kryesore dhe skicën e rrugëve të inovacionit. Ky skicim i referohet trajektores së ndryshimeve në rend kronologjik të veprimeve konkrete që do të çojnë nga gjendja aktuale e sistemit drejt së ardhmes së dëshiruar.
Pas përmbylljes së prezantimit, të gjithë pjesëmarrësit u ndanë në grupe të përziera si përfaqësime të organizatave, institucioneve dhe shoqatave të ndryshme nga vendet partnere. Gjatë punës në grup, ata identifikuan piketat e përbashkëta ndërkufitare dhe propozuan zgjidhje të tjera në hapësirat boshe të shtrirjes kohore, duke i renditur të gjitha sipas prioriteteve. Realizimi me sukses i këtij diskutimi, krijoi hapësirën për të vijuar me hapat e ardhshëm drejt rrugëve të inovacionit. Në përfundim, të gjithë bashkëpunëtorët u informuan se projekti ARSINOE po përgatitet për Thirrjen e dytë të Inovacioneve, me fokus modelin e integruar të menaxhimit të ujit, të përshtatur me klimën në rajonin ndërkufitar.
THIRRJE PËR STUDENTE
TË NDERUAR STUDENT,
Ju prezantojmë me një iniciative të ndërmarr në kuadër të projektit ARSINOE “RAJONE ME AFTËSI RIPËRTËRITËSE NDAJ KUSHTEVE KLIMATIKE PËRMES ZGJIDHJEVE SISTEMATIKE DHE INOVACIONEVE”, i financur nga Komisioni Europian pjesë e programit “HORIZON2020-GREEN DEAL”, ku Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit është partnere.
Më datat 21.08.2023-28.08.2023 do të organizohet TRAJNIMI DHE SHKOLLA VERORE ne qytetin e PROGRADECIT.
Fokusi i kësaj iniciative janë LIQENET E OHRIT DHE PRESPES, vizioni i përshtatjes ndaj klimës dhe problematika e nivelit të ujrave të liqeneve.
Jeni te interesuar të jeni pjesë e kësaj invciative? Jeni student në profilet Arkitekturë dhe Planifikim Urban, Mjedis e Bujqësi? Keni dëshirë të punoni ne grup dhe të zhvilloni punë kerkimore në terren?
APLIKONI DHE SHFAQNI INTERESIN TUAJ.
JU MIRËPRESIM!