Agjensia Kombëtare e Planifikimit të Territorit

EVOKED - ARCHITECTURAL DIPTYCHS

FAB GALLERY, Universiteti i Arteve / 22 Shkurt > 06 Mars, 2016

EVOKED është një ekspozitë që vështron ndryshe fenomenin e "lulëzimit" të banimit informal dhe të pakontrolluar në territorin shqiptar që nga viti 1991. Ndërtimi i papërfunduar dhe mënyra e pazakontë për të përdorur strukturat e betonit që janë ende në ndërtim e sipër, ka prodhuar një imazh karakteristik deri në ditët e sotme, e cila ka ndryshuar peizazhin, sidomos vijën bregdetare.

Ka ardhur koha për të drejtuar vëmendjen drejt këtyre strukturave, të cilat sot zënë një pjesë të konsiderueshme të peizazhit të ndërtuar. Është e nevojshme të reflektohet mbi funksionin e tyre dhe marrëdhënien që këto ndërtesa mund të rivendosin me peizazhin.

Duke filluar me 16 foto të Albes Fusha dhe 32 vizioneve të arkitektëve shqiptarë dhe italianë, të pasqyruar brenda kornizave, duam të inkurajojmë një diskutim të hapur mbi temën e peizazhit joformal dhe të jetuar, ndërsa ende janë në ndërtim, për të zbuluar potencialin e këtyre strukturave.

Përveç kësaj, duke eksploruar degradimin dhe shkallën e keqpërdorimit të peizazhit, synojmë t'i japim peizazhit një dinjitet të ri mjedisor dhe ligjor.

Kuratorët: A. Greca, A. Koçollari, A. B. Menghini, D. Pastore, F. Pashako, G. Resta

Fotografi: Albes Fusha

Arkitektët shqiptarë: A. Baboci, A. Bicoku, B&L Studios, T. Dano, E. Fagu, E. Godo, A. Golemi, A. Koçollari, A. Lufi, K. Merxhani, M. Mitrojorgji, A. Raça, D. Tytymçe, P. Vaso, M. Velo, A. Vokshi

Arkitektët italianë: Ma0, M.Oddo + A.Barracco, C. Baglivo, L. Galofaro, C. Moccia, Ch. Gambardella, B. Servino, D. Vargas, Studio 2A + P/A, FA Fusco, L. Netti, Studio Spacelab, M. Beccu, L. Ruali, M. Ghidoni, Studio OfCA.