Agjensia Kombëtare e Planifikimit të Territorit

Transformimet

Mathias Müller

3 Qershor 2015

EM2N me Mathias Müller (*1966) dhe Daniel Niggli (*1970) kanë 70 bashkëpunëtorë me të cilët punojnë në projekte konstruksioni dhe konkurse në Zvicër dhe përreth. Përveç një listë çmimesh si ‘bestarchitects’, ‘Um-sicht-Regards-Sguardi’, ‘Auszeich-nung Guter Bauten’ të marra nga qyteti i Zyrihut, ‘Canton of Basel-Stadt and Basel-Landschaft’, ata kanë marrë edhe çmimin ‘Swiss Art Awards’ në arkitekturë.

Mathias Müller dhe Daniel Niggli kanë qenë të ftuar si profesorë në Institutin Federal Zvicerian të Teknologjisë në Luzianë dhe në Zyrih. Daniel Niggli është anëtar i komitetit të ndërtimit në Berlin (2008– 12) dhe Zyrih (2010– 14).

Disa nga projektet e tyre së fundmi janë:  Zyrat e Keystone në Pragë (2012), Qendra e Kulturës dhe e Kongresit Thun (2011), ‘Im Viadukt’– Restaurimi i harqeve të viaduktit në Zyrih (2010), Hoteli City Garden në Zug (2009) dhe shtesat e Zyrave publike të Rregjistrimit Basel-Landschaft ne Liestal (2007).

Ndër punë planifikuese dhe konstruksioni të cilat kanë filluar, përveç shumë projekteve të tjera, janë: kampusi i r ii Universitetit të Artit dhed Shkencave të Aplikuara në Zyrih (ka filluar në 2006), Arkiva e Filmit të Zvicrës në Penthaz (ka filluar në 2007), Rezidenca Riedpark në Zug (ka filluar në 2008) si edhe ndërtesa të tjera në Ordos, Mongolia e brëndshme.