22 Janar 2015
Arkitektja Italo-Amerikane Elisabetta Terragni u ftua për një leksion të hapur në mjediset e TULLA Culture Center.
Përmbajtja e leksionit ishte zbulimi i efekteve pozitive të pakësimit dhe tkurrjes. Jo çdo gjë ndërtohet për të funksionuar përjetësisht dhe shumë ndërhyrje të dobishme nuk zgjidhin automatikisht problemet të cilave u pergjigjen.
Puna kerkimore e Znj. Terragni konfirmon nocionin informues të kujtesës urbane, duke lejuar gjenerimin e koncepteve për qasje të reja ndaj problemeve me të cilat qytetet e tkurrura dhe në 'dobësim' sfidohen sot, e me të cilat do të përballen në të ardhmen.